By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Burrecave
May 13, 2025
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përfundon punimet Konferenca Rekos “Java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Përfundon punimet Konferenca Rekos “Java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë”
Lajme

Përfundon punimet Konferenca Rekos “Java e regjistrimit të popullsisë në Kosovë”

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 7:36 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Java e Regjistrimit të Popullsisë, ka përmbyllur sot aktivitet e saj, me debatin mbi rëndësinë e regjistrimit, metodologjinë e qasjet implementuese, modelet dhe praktikat më të mira shtetërore. Konferenca Rekos, mblodhi për katër ditë me radhë në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale të Republikës së Kosovës, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe zyrave ndërkombëtare në Kosovë, institute e agjenci ekzekutive, përfaqësues nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesor e ekspertë të fushës së demografisë e gjeoinformacionit, botën akademike, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, grupeve të ndryshme kulturore, etnike, dhe fetare, hulumtues, publicistë e gazetarë.

Në panelet diskutuese të konferencës ishin edhe drejtorët gjeneral të agjencive shtetërorë të statistikave të vendeve të rajonit duke përfshirë këtu: Republikën e Shqipërisë, Kroacisë, Malit të Zi, e Maqedoninë e Veriut. Ku u diskutua mbi sfidat dhe mundësitë për Regjistrimin e popullsisë në vitin 2023.

Në përmbyllje të konferencës, Drejtoresha Gjenerale e Institutit të Statistikave të Republikë së Shqipërisë, Elsa Dhuli ndau praktikat më të mira shtetërore të Republikës së Shqipërisë në organizimin, përgatitjet dhe realizmin e regjistrimit të Popullsisë, (Censit 2023) në Shqipëri. Digjitalizimi i të gjitha aktiviteteve operacionale, dhe monitorimi digjital i cilësisë dhe punës në terren karakterizon reformat e bëra në procesin e Regjistrimit. Përvojat e Republikës së Malit të Zi në regjistrimin e popullsisë, i sollën përmes lidhjeve direkte përfaqësues të kabinetit të drejtorit gjeneral të Statistikave të Malit të Zi, Miroslav Pejovic.

Bashkëpunimi rajonal i shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndihmon në përmirësimin dhe përmbushjen e reformave të sistemeve statistikore kombëtare në linjë me rekomandimet e OKB-së dhe Eurostat.

Hapjen e punimeve të Konferencës Rekos, e bëri Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në fjalën e tij, kryeministri Kurti tha se regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe i banesave përbën një prej ndërmarrjeve më të rëndësishme institucionale në vendin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës shprehu përkrahjen e plotë për projektin e Regjistrimit të Popullsisë, dhe angazhimin maksimal për ofrimin e të gjitha resurseve teknologjike dhe humane për Agjencinë e Statistikave të Kosovës, në realizimin e këtij projekti.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Besnik Bislmi, duke theksuar rolin e rëndësishëm të regjistrimit të popullsisë, tha se Qeveria do të përkrahë procesin e regjistrimit me mbi 12 milionë euro.

Institucionet qeveritare do të angazhohen maksimalisht për një proces të regjistrimit demokratik dhe gjithëpërfshirës, ku do të trajtohen nevojat e të gjitha grupeve të popullsisë në Kosovë. Me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe standardeve kombëtare e ndërkombëtare, Sistemi Statistikor i Kosovës do të vazhdojë të zhvillohet, duke rritur produktivitetin dhe cilësinë e statistikave zyrtare në vend.

Udhëheqësi i Njësisë së Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen tha se është i lumtur të shoh që Kosova po për përgatitet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2023. Sistemi dhe të dhënat statistikore zyrtare dhe të besueshme janë çelësi për të pasur politika zhvillimore e prosperuese, si dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian në procese të rëndësishme. Njëherit theksoi se të gjithë duhet të mbështesin Agjencinë e Statistikave në implementimin e regjistrimit të popullsisë.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi gatishmërinë e Agjencive të Kombeve të Bashkuara për të përkrahur qeverinë e Kosovës në gjenerimin e të dhënave të kompletuara dhe cilësore, të cilat paraqesin nevojat e popullatës dhe ndihmojnë në hartimin e politikave që i përgjigjen zhvillimit njerëzor. Sigurimi i të dhënave cilësore dhe të besueshme ndihmon në matjen e përparimit të vendit në përmbushjen e Agjendës 2030 dhe Objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

Regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare është ndër proceset më të rëndësishme për një shoqëri moderne. Është një nga pikat qendrore të punës së UNFPA-së në nivel global dhe është e ngulitur fort në agjendën e OKB-së për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG). UNFPA përgëzon Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe komunitetin e gjerë të akterëve të regjistrimit për fillimin e këtij procesi vendimtar. Në këtë frymë, UNFPA kishte kënaqësinë të mbështeste Agjencinë në organizimin e Javës së Regjistrimit të popullsisë, e cila ofroi një platformë për një konsultim të thellë dhe thelbësor ndërmjet një gamë të gjerë të akterëve dhe partnerëve. Një qasje e tillë e gjithëpërfshirjes dhe pluralizmit të perspektivave është çelësi për saktësinë, besueshmërinë dhe suksesin e Regjistrimit të popullsisë në Kosove 2023, thuhet në qëndrimin e udhëheqëses së zyrës së Fondit për Popullsi të Kombeve ë Bashkuara në Kosovë, Visare Mujko Nimani.

Në përmbyllje të konferencës, zv. kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Ilir Berisha shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në konferencë. Dhe i siguri të gjithë se në regjistrimin e popullsisë në vitin 2023, ASK do të angazhohet maksimalisht për një proces kredibil dhe cilësor. Menaxheri i Regjistrimit të Popullsie, Avni Kastrati falënderoi partnerët dhe akerët kryesor në vend për angazhimin dhe përkushtimin e përbashkët për një regjistrimin kualitativ dhe gjithëpërfshirës.

Java e Regjistrimit të Popullsisë, si platformë unike e konsultimit, shërbeu për të njoftuar opinionin publik se me datë 1 Shtator 2023, do të nis Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës. Procesi i mbledhjes së të dhënave në terren do të vazhdojë deri me datë 16 Tetor 2023.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, falënderon mediat për mbulueshmërinë dhe shpërndarjen e drejtë dhe të saktë të informacionit të Javës së Regjistrimit të Popullsisë në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit

Ismaili në takim me presidentin e Bundesbank, Joachim Nagel

ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor

MINT, 5 milionë euro për ndërmarrjet për blerje të makinerive të avancuara

Kurti: Telekomin e kthyem nga 50 milionë borxh në 15 milionë fitim

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Putin uroi liderët e huaj për Vitin e Ri. Në Evropë urime kanë marrë vetëm Orban, Vuçiq dhe Lukashenka

Kosova Times Kosova Times December 30, 2022
Drejtori i Bujqësisë, hap zyrtarisht fushatën e korrje-shirjeve në Komunën e Gjilanit
Horoskopi ditor per 22 Mars 2024
Kryeministri i Kroacisë ka arritur për vizitë në Serbi
Qëllohet një person në parking te “Mavrovka”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?