By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 shkurt
February 3, 2026
Ruaje këtë datë, 15 shkurti ndryshon gjithçka: Qielli hapet për 3 shenja, mjerimi bëhet një gjë e së kaluarës dhe mbërrijnë para të mëdha
February 2, 2026
Zgjidh atë që është më i bukuri për ty dhe do të zbulosh talentin me të cilin Zoti të ka shpërblyer
February 2, 2026
Receta indiane ne shtepi me nje meny te plote
February 2, 2026
Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton “kapen” në Paris pasi u njoftua se ishin në një lidhje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shqipëri, shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale
Rajon / Botë

Shqipëri, shqetësim mbi gjuhën e urrejtjes në politikë, media dhe rrjetet sociale

Kosova Times
Last updated: 2022/11/11 at 9:26 PM
Kosova Times Published November 11, 2022
Share
SHARE

Ekspertë të organizatave joqeveritare në Shqipëri po shprehin shqetësimin mbi gjuhën e urrejtjes që po shfaqet, gjithnjë e më shumë, në shoqërinë shqiptare. Sipas ekspertes së Qendrës Europiane, Kris Kllapi, gjuha e urrejtjes tashmë manifestohet në politikë, parlament, media dhe rrjetet sociale, të cilat, vitet e fundit, kanë njohur një përhapje të gjerë, kryesisht mes të rinjve.

“Për fat të keq, gjuha e urrejtjes shfaqet më tepër në politikë dhe, së fundmi, edhe në media. Shfaqet në mënyrën e saj më klasike, pra përmes ligjëratave, përmes diskutimeve, por, kohët e fundit, gjuha e urrejtjes ka filluar të shfaqet shumë edhe përmes formave të tjera siç mund të jenë videot apo montazhet e shkurtra që paraqiten në rrjetet sociale siç mund të jenë instagrami, tik-toku, facebooku”.

Ekspertja e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, thotë se përgjithësisht gjuha e urrejtjes, e shfaqur në politikë apo në parlament, reflektohet më pas edhe në media duke rritur përmasat e fenomenit. Por, në përditshmëri, gjuha e urrejtjes , shton ajo, drejtohet edhe ndaj komuniteteve më të dobëta dhe, jo rrallë, edhe ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Për punonjësen sociale pranë qendrës “Gruaja tek gruaja”, Tonilda Çela, gjuha e urrejtjes shoqërohet me pasoja të rënda kryesisht tek gratë dhe vajzat. Ajo shton se, si pasojë e gjuhës së urrejtjes, vitet e fundit janë shtuar rastet e dhunës fizike dhe asaj psikologjike ndaj grave.

“Si punonjëse sociale e një organizate për çështjet sociale, ku punoj me gratë dhe vajzat që janë viktima të dhunës në familje, mundem me thanë se kjo gjuhë e urrejtjes, në pjesën më të madhe të rasteve, çon drejt këtyre pasojave siç është, forma më e shpeshtë, dhuna psikologjike dhe dhuna fizike. Por, nuk përjashtohen edhe rastet që i përkasin dhunës ekonomike dhe asaj seksuale, të cilat janë më pak të raportuara, por sigurisht që ndodhin në vendin tonë”.

Përveç mediave, edhe interneti dhe përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale po nxisin fenomenin e dhunës virtuale dhe gjuhës së urrejtjes. Më së shumti janë adoleshentët, vajzat dhe gratë që bien pre e kërcënimeve online, prej të cilave, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, vetëm 3% e rasteve arrijnë të raportohen.

Përfaqësuesja e koalicionit “Bashkë për fjalën e lirë”, Fjona Bashi, thotë se është e rëndësishme të kuptohet se jo çdo gjë në internet apo rrjetet sociale është e dobishme dhe se gjuha e urrejtjes në komunikimin përmes rrjeteve sociale shoqërohet me shtimin e konflikteve.

Për eksperten e Qendrës Europiane, Kris Kllapi, në Shqipëri ekzistojnë instrumentet për frenimin e gjuhës së urrejtjes, por ato nuk janë të efektshme.

“Në Shqipëri ka instrumente siç është legjislacioni i kodit civil, kodi penal, Komisionari për mbrojtjen ndaj diskriminimit, Avokati i Popullit, shoqëria civile, e cila bën një punë shumë të mirë, por mendoj se asnjëherë nuk është mjaftueshëm për të ndërgjegjësuar dhe për të qenë më të ndërgjegjshëm për efektet që mund të ketë gjuha e urrejtjes”, thotë ajo.

Ndërkohë, ekspertët rekomandojnë krijimin e një regjistri me të dhëna për sa i përket rasteve të gjuhës së urrejtjes, raportimin e tyre nga ana e strukturave shtetërore si dhe fuqizimin e legjislacionit, i cili është i pamjaftueshëm, sipas tyre, për sa i përket evidentimit dhe dënimit të gjuhës së urrejtjes.

You Might Also Like

Franca më në fund miraton buxhetin pas dy iniciativave të dështuara për të rrëzuar qeverinë

Historia e Epstein po merr përmasa gjithnjë e më të zymta, ka filluar paniku dhe thashethemet po bëhen gjithnjë e më të forta: A ishte ai njeriu i Putinit?

Incident në Poloni, një dron u rrëzua pranë një baze ushtarake. Është pika strategjike më e cenueshme e NATO-s

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kosova Times November 11, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Lëvizja kombëtare e Deçanit në përputhje më liritë Kushtetuese kombëtare

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
Një burrë rrëmbeu 18 persona në stacionin e autobusëve, mbërritën forca të forta policie!
Vuçiq: Serbia do të blejë dronë kamikazë nga Emiratet
Rusia dërgoi një raketë Soyuz me një satelit ushtarak në hapësirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?