By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
UGSh shpreh dhimbjen e anëtarëve dhe kolegëve per ndarjen nga jeta te gazetarit Marin Nikolla
December 18, 2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena
December 18, 2025
Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës
December 18, 2025
Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë
Rajon / Botë

Erdogan: Pavarësisht veprimeve të Perëndimit, Turqia do bisedime të paqes në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 1:55 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Turqia është e përkushtuar për një dialog për paqe midis Rusisë dhe Ukrainës, citohet të ketë thënë presidenti i Turqisë, Recep Tayyop Erdogan, sipas mediave në Turqi.

Lideri turk po ashtu ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore se po e provokojnë Moskën.

Media shtetërore TRT dhe media të tjera turke, raportuan se Erdogan tha më 12 nëntor se “Perëndimi, dhe veçanërisht ShBA-ja, po sulmojnë Rusinë në mënyrë të pafundme”, pa elaboruar më shumë.

“Sigurisht, Rusia po shfaq një rezistencë të madhe në ballë të gjithë kësaj”, citohet të ketë thënë Erdogan për gazetarët gjatë fluturimit nga Uzbekistani.

Shtetet perëndimore kanë armatosur Kievin dhe i kanë ofruar edhe ndihmë tjetër. Po ashtu, ato kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës qëkur Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në fund të shkurtit.

“Ne po punojmë se si të krijojmë një korridor të paqes, sikurse korridori për drithërat. Ne mendojmë se mënyra më e mirë për këtë është rruga nga dialogu në paqe”, tha Erdogan, duke shtuar se qëndrimi i Ukrainës do të jetë i rëndësishëm.

Turqia, shtet anëtar i NATO-s, ka ndërmjetësuar bisedime midis delegacioneve ukrainase dhe ruse më herët gjatë këtij viti dhe po ashtu ka tentuar që të balancojë kritikat e saj për pushtimin dhe kundërshtimin e sanksioneve.

Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara ndërmjetësuan një marrëveshje për rinisjen e eksporteve të drithërave ukrainase nga portretet e Detit të Zi. Erdogan tha se “do të ishte gabim” për Turqinë që të propozonte një afat kohor për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje pas afatit të 19 nëntorit, por shtoi se marrëveshja për drithërat do të jetë në fuqi “sa më gjatë që të jetë e mundur”.

Nuk ka pasur përpjekje publike për rinisjen e bisedimeve të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë, qëkur në iniciativat e tilla në Stamboll gjatë javëve të para të luftës nuk u arrit ndonjë përparim.

Gjatë javës, Ukraina ka mohuar se është nën presionin e shteteve perëndimore për të negociuar me Rusinë, duke thënë se insiston që bisedimet do të mbahen nëse Rusia heq dorë nga të gjitha territoret e pushtuara.

Rusia tha më 11 nëntor se është e përkushtuar të arrijë qëllimet e saj në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë, duke shtuar se këto qëllime mund të arrihen përmes bisedimeve të paqes, por shtoi se pozicioni i Kievit bën të pamundur që bisedimet e paqes të mbahen.

You Might Also Like

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 30-vjeçar nga Tepelena

Mbetjet e një aeroplani francez pasagjerësh të vitit 1968 gjenden në det pranë Nicës

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes dhe u përfshi nga flakët, frikësohet se ka më shumë viktima

Margetiq: Dëshmitari kryesor në rastin e pjesëmarrjes së Vuçiçit në luftën në Sarajevë sapo ka vdekur

Lukashenko: “Raketat ruse Oreshnik janë vendosur në Bjellorusi”

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Memli Krasniqi kujton Fazli Grajçevcin në 60-vjetorin e vdekjes: Simbol i rezistencës dhe inspirim për brezat

Kosova Times Kosova Times August 17, 2024
Mbi 19 mijë refugjatë sirianë kaluan tranzit në Shqipëri 5 vitet e fundit
Opozita për Kurtin: E di që e ka humbur fuqinë politike, të japë dorëheqje
Një politikan britanik mori një ryshfet prej 45,000 eurosh për deklarata pro-ruse. Ai do të shkojë në burg
Një regjistrim i bërë dy vjet para sulmeve të 11 shtatorit hap një sërë pyetjesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?