By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Grave afgane u ndalohen edhe vendet rekreative
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Grave afgane u ndalohen edhe vendet rekreative
Rajon / Botë

Grave afgane u ndalohen edhe vendet rekreative

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 5:23 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Në fillim i ndaluan vajzat të shkollohen dhe gratë të punojnë, e më pas nisën të imponojnë rregulla strikte të veshjes.

Tani, grave afgane iu ndalohet edhe hyrja në banja dhe parqe publike të Kabulit.

Vendimin për këtë të fundit e mori Ministria e talibanëve për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit.

Nuk është e qartë se si do ta ndikojë ky vendim një rregullore të mëhershme të ministrisë, sipas së cilës, të gjitha hapësirat e hapura publike, përfshirë parqet, duhet të ndahen sipas gjinisë dhe grave u lejohet hyrja vetëm në ditë të caktuara.

Po ashtu, nuk është e qartë nëse kufizimet do të vlejnë përtej kryeqytetit afgan.

Maria Tutakhil, një banore lokale, shprehet e tronditur me kufizimet e fundit mbi gratë.

“Nëse një dekret tjetër do të vendoset për gratë, do të jetë që gratë të mos dalin as nga shtëpia”, thotë ajo për shërbimin afgan të Radios Evropa e Lirë.

“Ajo që ata thanë – se gratë nuk mund të shkojnë në vende rekreative dhe banja – është qesharake. Kjo do të thotë se ne, gratë, po përballemi me një fatkeqësi që do të jetë e vështirë për t’u kapërcyer. Afganistani nuk është asgjë më shumë se një burg për gratë”, thotë Maria.

Habib Jan Zazi, drejtor i parkut “Habibullah Zazi” në Kabul – një park modern argëtues me pishina dhe atraksione të tjera – thotë se ndalimi i grave kërcënon të ardhmen e kompleksit të tij.

“Zyrtarët e [ministrisë] njoftuan se gratë nuk kanë më të drejtë të hyjnë në park dhe me këtë pësojmë shumë edhe ne”, thotë Zazi.

“Kemi 200 punëtorë dhe pasi të na bien të ardhurat, do të duhet ta mbyllim parkun”, shton ai.

Mbyllja e banjave publike, të cilat shpesh frekuentohen nga banorët që s’kanë ujë të ngrohtë ose pajisje të banjës në shtëpi, do të vendosë barrë shtesë mbi gratë që tashmë janë subjekt i shumë kufizimeve.

“Shumica e familjeve në këtë mot të ftohtë nuk mund të bëjnë banjë të ngrohtë në shtëpi”, thotë Hamira Farhangyar, ish-presidente e Universitetit Mjekësor Cheragh të Kabulit.

“Ku mund të lahen një nënë dhe fëmijët e saj?”, pyet ajo.

Pronari i një banje publike në Kabul, duke folur në kushte anonimiteti për Radion Evropa e Lirë, thotë se ndalimi i hyrjes së grave në objektin e tij do ta godasë atë rëndë financiarisht.

“Me paratë që fitoj nga banja, mbaj familjen time”, thotë ai.

Akif Mohajer, zëdhënës i Ministrisë së talibanëve për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, tha se Qeveria talibane, prej se ka marrë pushtetin në gusht të vitit 2021, ka punuar për të gjetur zgjidhje të përshtatshme për gratë, në përputhje me besimin se gratë dhe burrat duhet të ndahen në vendet publike.

Por, ai tha se disa vende të caktuara paraqesin probleme dhe se “për momentin” gratë nuk do të lejohen në parqe publike e as banja.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mexhiti: Grubi ndodhet në Shqipëri, po punohet për kapjen e tij

Kosova Times Kosova Times December 21, 2024
Lushaku: Mësimi tërëditor siguron edukim më cilësor te fëmijët
Kosova mirëpret vendimin e moldavëve për zgjedhjen e rrugës drejt BE-së
Tronditen mediat serbe, kroatët e vlerësojnë suksesin e Kosovës
Haradinaj: Bashkëpunimi i Kosovës me NATO-n nisi në kohërat më të vështira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?