By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A po i hakmerret Vuçiç – Erdoganit përmes Malit të Zi? Rebelim spontan apo operacion i drejtuar
October 29, 2025
Trump pritet me një kurorë: Koreja e Jugut përgatiti një “pritje mbretërore” për presidentin e SHBA-së
October 29, 2025
Raketa ruse godet spitalin e fëmijëve në Kherson. 9 persona të plagosur, përfshirë fëmijë
October 29, 2025
Uragani goditi Kubën
October 29, 2025
Gjykata Supreme refuzon padinë për mbulesën islame në shkolla
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Peci qëndroi për vizitë zyrtare në Lituani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ministri Peci qëndroi për vizitë zyrtare në Lituani
Bujqësi

Ministri Peci qëndroi për vizitë zyrtare në Lituani

Kosova Times
Last updated: 2022/11/12 at 6:09 PM
Kosova Times Published November 12, 2022
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, me ftesë të homologut të tij lituanez, Ministrit të Bujqësisë, z. Kęstutis Navickas qëndroi për vizitë zyrtare dy-ditore në shtetin e Lituanisë. Gjatë qëndrimit të tij në këtë shtet, Ministri Peci zhvilloi takime të shumta që kishin për qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe ndarjes së përvojave mes dy shteteve në fusha të ndryshme sektoriale.

Gjatë takimit të tij me Ministrin e Bujqësisë së Lituanisë, Kęstutis Navickas, Ministri Faton Peci tha se bashkë me z. Navickas biseduam rreth thellimit të bashkëpunimit duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve, sidomos në instrumentin për ndihmë parahyrëse për zhvillim rural të Bashkimit Evropian – IPARD, në avancimin e politikave, përafrimin e legjislacionit, si dhe procesin e digjitalizimit. “Biseduam për sigurinë globale ushqimore dhe shkëputjen e zinxhirit ushqimor në botë, si pasojë e agresionit Rus ndaj Ukrainës, me c’rast  kemi shkëmbyer edhe eksperiencat e dy vendeve tona. Lituania është një nga prodhuesit më të mëdhenj të drithërave dhe të grurit në botë për kokë banori, e aftë për të eksportuar grurë në sasi të konsiderueshme dhe me cilësi të jashtëzakonshme. Prandaj, edhe biseduam për mënyrën e bashkëpunimit në këtë fushë, duke filluar nga fara e deri tek plehrat”, u shpreh Ministri Peci pas takimit me z. Navickas.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci zhvilloi takim bilateral edhe me Ministrin e Ambientit të Lituanisë, Simonas Gentvilas, me ç’rast diskutuan për shumë çështje që ndërlidhen me sfidat mjedisore dhe menaxhimin më të mirë të pyjeve. Ministri Peci pati rastin të theksoj përkushtimin e tij dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të adresuar siç duhet dhe në kohë sfidat mjedisore dhe klimatike duke vënë në qendër të gjitha aktivitete ekonomike, zhvillimin e qëndrueshëm, efikasitetin e burimeve, mbrojtjen e natyrës, veprimin e klimës dhe përpjektjet e Qeverisë për t’i kthyer këto sfida në mundësi.

“Ministrin z. Gentvilas e njoftova për përpjekjet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane (EGD), kornizën e BE-së për klimën, Strategjinë e BE-së për Biodiversitetin, Strategjia e BE-së nga ferma në pirun, planin e veprimit për ndotje zero, si dhe ambiciet për vitin 2030 në përputhje me objektivat e ndërmjetme klimatike. Pyjet në Lituani mbulojnë afërsisht 35% të territorit të saj dhe sot Lituania krahas vendeve të BE-së prinë në ruajtjen e ekosistemit dhe biodiversitetit pyjor. Prandaj, edhe biseduam për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes dy shteteve tona si në ngritjen e kapaciteteve të Kosovës në planet menaxhuese, procesin e inventarizimit dhe krijimin e katastrit pyjorë të Kosovës”, tha Ministri Peci pas këtij takimi.

Ndërkohë, pas këtyre takimeve të një rëndësie të veçantë, Ministri i BPZhR-së, Faton Peci premtoi se shumë shpejt produktet tona vendore do të jenë prezent në tregun e shtetit lituanez dhe njëkohësisht falënderoi për mikpritjen homologun e tij z. Kęstutis Navickas, të cilin edhe e ftoi që një të ardhmen të afërt ta vizitojë Republikën e Kosovës dhe të njihet nga afër me potencialin zhvillimor që Kosova ofron. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Fillon vaksinimi nga ajri kundër sëmundjes së tërbimit të kafshëve të egra

Rreziku nga `Gjuha e Kaltër`, ndalohet importi i kafshëve nga Mali i Zi

Kosova kryeson Grupin Rajonal për Zhvillimin Rural

Konfirmohet sëmundja e murtajës së deleve në Kosovë

100 milionë euro në vit për fermerët, mbështetje sipas praktikave të BE-së

Kosova Times November 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aeroporti më i madh i Suedisë u mbyll për shkak të katër dronëve

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Shkencëtarët kinezë kanë kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht në një njeri
Presidenti Begaj uron popullin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit
Mbyllet pa gola pjesa e parë, Ukrainë-Shqipëri
Mujanoviq për bllokimin kufitar: Serbia mbetet kërcënim për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?