By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krerët e institucioneve dhe liderët politik i shprehin ngushëllime Republikës së Turqisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krerët e institucioneve dhe liderët politik i shprehin ngushëllime Republikës së Turqisë
Lajme

Krerët e institucioneve dhe liderët politik i shprehin ngushëllime Republikës së Turqisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 10:54 PM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i shpreh ngushëllime Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll.

“I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta Republikës së Turqisë pas shpërthimit të sotëm vdekjeprurës në Stamboll. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pas sulmit në Stamboll për të cilin Erdogan tha se i vjen “era terrorizëm”, kanë reaguar edhe liderët në Kosovë.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se me trishtim e ka marrë lajmin për vdekjen e disa personave të pafajshëm dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit që ndodhi në Stamboll. E lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se aktet e tilla qyqare na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur në Stamboll më 13 nëntor. Ai tha se shpërthimi ishte “sulm me bombë”, që tha se mund të jetë sulm “terrorist”.

Duke folur për gazetarët para se të nisej për në Indonezi, ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, Erdogan tha se shpërthimi ishte sulm “i pabesë”, duke shtuar se keqbërësit do të ndëshohen.

“Mund të jem gabim nëse e them se jam i sigurt se ky është terror, por sipas shenjave të para…. ka një erë terrori në këtë ngjarje”, tha Erdogan gjatë një konference për media.

“Përpjekja për të sunduar Turqinë dhe popullin e Turqisë përmes terrorizmit nuk do jetë e mundur të arrihet as sot, e as nesër”, shtoi ai.

Sipas liderit turk, katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy në spital. Edhe 53 persona të tjerë janë plagosur, sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya më herët shkroi në Twitter se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për fajde në Gjilan

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Finalja e Champions League e vitit 2027 s`zhvillohet në Milano
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Zelensky viziton Dnjeprin, Rusia kryen sulme të reja vdekjeprurëse në Ukrainë
Komandanti shpërthen granatën për argëtim, merr jetën e tre ushtarëve duke lënë 16 të plagosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?