By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e J. zotohen për përgjigje të përbashkët ndaj Koresë së V.
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e J. zotohen për përgjigje të përbashkët ndaj Koresë së V.
Rajon / Botë

ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e J. zotohen për përgjigje të përbashkët ndaj Koresë së V.

Kosova Times
Last updated: 2022/11/13 at 2:53 PM
Kosova Times Published November 13, 2022
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut u zotuan më 13 nëntor për përgjigje të unifikuar dhe të koordinuar ndaj kërcënimit që paraqesin programet bërthamore dhe të raketave balistike të Koresë së Veriut. Biden tha se ky partneritet është “edhe më i rëndësishëm se kurrë më parë”, pasi që Koreja e Veriut po rrit provokimet.

Biden u takua ndaras me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, dhe me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, dhe më pas liderët u takuan së bashku në margjinat e Samitit të Azisë Juglindore që u mbajt në Kamboxhia.

Takimi u përqendrua në përshkallëzimet e fundit të liderit verikorean, Kim Jong Un, edhe pse Biden tha se tre liderët po ashtu diskutuan për forcimin e zinxhirëve të furnizimit dhe për ruajtjen e paqes në Ngushticën e Tajvanit. Po ashtu, ai tha se tri shtetet kanë ofruar mbështetje për Ukrainën, që po përballet me agresionin rus.

Biden po ashtu tha se ka kërkuar mendimin e dy bashkëbiseduesve të tij për qëndrimin e Kinës në rajonin e Paqësorit, para se të takohet me presidentin kinez, Xi Jinping, në kuadër të samitit të G20-s që mbahet në Indonezi.

“Ne përballemi me sfida reale, por shtetet tona janë më të bashkuara se kurrë, më të përgatitura se kurrë për t’iu bërë ballë këtyre sfidave”, tha Biden dhe shtoi se mirëpret thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes tri shteteve.

Si Yoon ashtu edhe Kishida thanë se biseduan për shfaqjet e agresionit nga Koreja e Veriut, shtet që ka lëshuar dhjetëra raketa në javët e fundit. Në mesin e testimeve përfshihet edhe lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale, që bëri Japoninë të lëshonte alarmet e evakuimit, teksa aleatët kanë paralajmëruar se Veriu mund të jetë duke u bërë gati që në javët në vijim të kryejë testin e shtatë bërthamor.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan, tha një ditë më parë se takimi i Bidenit me liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut, ka për qëllim forcimin e përgjigjes së përbashkët të tri shteteve ndaj kërcënimit që vjen nga Koreja e Veriut.

Tensionet në Gadishullin Korean janë rritur muajt e fundit, me Veriun që vazhdon të shfaqë armët e tij dhe me ShBA-në dhe Korenë e Jugut që kanë intensifikuar ushtrimet e përbashkëta të mbrojtjes. Më herët gjatë këtij muaji, ushtria jugkoreane tha se dy bombardues B-1B dhe katër avionë luftarakë amerikanë F-16, si dhe katër avionë jugkorean F-35 kryen stërvitje të përbashkëta ushtarake. Kjo ishte hera e parë që nga viti 2017, që bombarduesit u dislokuan në Gadishullin Korean. Në këto stërvitje u përfshin edhe 240 avionë të tjetër luftarakë nga të dyja shtetet.

Koreja e Veriut iu përgjigj këtyre stërvitjeve duke shfaqur forcën përmes fluturimit të një numri të madh të avionëve luftarakë brenda territorit të saj.

You Might Also Like

Trump dërgon 200 trupa në Izrael

Kush e merr sot Nobelin e Paqes?

Axhenda ndërkombëtare

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Kosova Times November 13, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Kosova ende pa ciceronë apo udhërrëfyes turistikë të licencuar

Kosova Times Kosova Times May 28, 2023
Haradinaj uron për Ditën e Çlirimit: Nderim i pëjetshëm për trimat e UÇK-së
Vuçiq kërkon tërheqjen e Policisë nga veriu i Kosovës
Musk: ‘Rocket Man’ pushton Uashingtonin
ShBA dhe Ukraina dënojnë pjesëmarrjen e Vulinit në një konferencë në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?