By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëheqësit myslimanë në Sydney refuzojnë të mbajnë një funeral fetar për terroristin që kreu sulmin në plazh
December 15, 2025
Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!
December 15, 2025
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
December 15, 2025
MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`
December 15, 2025
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Data e zgjedhjeve në veri mund të jetë 18 dhjetori
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Data e zgjedhjeve në veri mund të jetë 18 dhjetori
Lajme

Osmani: Data e zgjedhjeve në veri mund të jetë 18 dhjetori

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 8:57 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se sipas të gjitha gjasave data për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave në veri, do të jetë 18 dhjetori.

Sipas saj, vendimin për datën e mbajtjes së zgjedhjeve për komunat në veri do ta bëjë publik “sonte apo nesër në mëngjes”.

Deklaratat, presidentja Osmani i bëri pas takimit me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës.

“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët serbë të Kosovës se vendimi për shpalljen e zgjedhjeve është detyrim kushtetues që ka lindur nga akti i dorëheqjes së katër kryetarëve të komunave. Assesi nuk është çështje dëshire apo vendim që mund të ndryshohet, sepse nuk ka rrugë tjetër”, theksoi Osmani.

Katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – janë pa kryetarë qysh nga 5 nëntori.

Presidentja tha se do t’u drejtohet me kërkesë të gjithë partnerëve ndërkombëtarë “për monitorim të zgjedhjeve dhe pjesëmarrje sa më të madhe ndërkombëtare në këtë proces zgjedhor”.

Osmani tha, gjithashtu, se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme edhe me institucionet e sigurisë “që procesi i fushatës zgjedhore, e më pas dita e mbajtjes së zgjedhjeve të shkojnë qetë dhe pa tensione”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe të partive tjera minoritare në Kosovë.

Ndërsa, të pranishëm nuk ishin përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Listës Serbe.

Rashiq: S’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

Në takim me presidenten Osmani mori pjesë Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive, e cila nuk është e përfaqësuar në Kuvend në këtë mandat parlamentar, por vepron në komunat e veriut.

Pas takimit, Rashiq u tha mediave se nuk ka kushte për zgjedhje dhe se zgjedhjet “mund të përdoren për të ngritur tensione dhe konflikte, madje edhe për të përshkallëzuar disa veprime të padëshiruara, si dhe dhunë”.

Ai tha se ka kërkuar nga presidentja Osmani që zgjedhjet të shtyhen për një periudhë të caktuar. Po ashtu, i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti që të heqë dorë nga afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe, përkatësisht që masa e dënimit, e cila sipas planit duhet të fillojë më 21 nëntor, të shtyhet për 10 muaj për të gjetur një mënyrë për ta “tejkaluar problemin”.

Shtyrja e afatit edhe për dhjetë muaj për zbatimin e vendimit për targat është kërkesë edhe e komunitetit ndërkombëtar.

Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë thotë se “pas shpërbërjes së Kuvendit të Komunës, ose shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Komunal, nëse nuk parashtrohet ankesë në afat prej pesë ditësh te Gjykata Kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme lokale shpallen nga presidenti i Kosovës”.

Zgjedhjet, sipas Ligjit, shpallen jo më vonë se dhjetë ditë pas shpërbërjes së kuvendeve komunale, ndërsa duhet të mbahen më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë pas shpërbërjes së tyre.

Dorëheqje kanë dhënë edhe zyrtarë të tjerë serbë në veri – nisur nga policia deri te gjykatat. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, të cilët vinin nga Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë.

Qeveria e Kosovës nisi më 1 nëntor të zbatojë planin e saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme, me gjithë insistimin e mëhershëm të komunitetit ndërkombëtar që ta shtyjë këtë plan.

Kosova kërkon që ato të zëvendësohen me targa RKS, apo Republika e Kosovës. Plani i saj parashihet të zbatohet në tri faza: e para, qortimi i shoferëve; e dyta, dënimi i shoferëve me 150 euro gjobë, dhe e treta, shpërndarja e targave provuese.

Shumica e serbëve në veri, të mbështetur nga Beogradi zyrtar, e kundërshtojnë planin, duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

You Might Also Like

Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde

MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`

Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore

Gjendet sasi ari në Prishtinë, policia kërkon pronarin

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ICC lëshoi ​​një urdhër arresti për Netanyahun. Ekonomitë më të fuqishme të botës nuk dinë çfarë të bëjnë

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Rusia po rekruton amerikanë për propagandë në mbështetje të Trump dhe Irani po rekruton kundër tij
Aktakuzë kundër një të pandehuri, për veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile
Republikanët kushtëzojnë ndihmat për Ukrainën me politikat e migrimit
Salihu: Rreth 800 premtime parazgjedhore janë përmbushur plotësisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?