By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani
October 31, 2025
Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”
October 31, 2025
Në Sarajevë, shefat e policisë së Serbisë dhe të Kosovës grinden: Daçiç e quajti Kosovën Prishtina, Sveçla u përgjigj
October 31, 2025
Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin
October 31, 2025
Tre persona përdhunuan një 18-vjeçare në Hungari për orë të tëra. I njohuri i saj filmoi gjithçka
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë
Rajon / Botë

ShBA sanksionon njerëzit dhe organizatat që ndihmuan furnizimin e Rusisë me armë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/14 at 8:43 PM
Kosova Times Published November 14, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj një rrjeti subjektesh dhe individësh, për të cilët thotë se ishin të përfshirë në furnizimin e Rusisë me teknologji ushtarake, të cilat përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës.

Departamenti i Thesarit i ShBA-së tha në një deklaratë, më 14 nëntor, se pjesë e këtyre sanksioneve është një rrjet transnacional që i mundësoi Rusisë furnizimin me armë.

Në total janë sanksionuar 14 individë dhe 28 organizata apo subjekte, si dhe janë identifikuar tetë avionë si pronë e bllokuar.

Uashingtoni ka vënë sanksione edhe ndaj firmave të mëdha industriale ushtarake në Rusi, dhe ka bërë lëvizje për të ndërprerë eksportet e komponentëve të prodhuar nga Amerika dhe teknologjive amerikane që janë përdorur në disa nga pajisjet ushtarake të Rusisë.

Kjo e ka shtyrë Kremlinin të kërkojë furnizues të tjerë ushtarakë si Irani, i cili ka furnizuar Moskën me dronë, që thuhet se janë pjesë e breshërisë së sulmeve ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërpresin zinxhirët e furnizimit ushtarak të Kremlinit dhe t’i mohojnë Rusisë pajisjet dhe teknologjinë që i nevojiten për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, tha sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen.

“Veprimet e sotme demonstrojnë përkushtimin e palëkundur të Thesarit për të vënë në shënjestër njerëzit në mbarë botën që ndihmojnë përpjekjet e Putinit dhe elitat mike që financojnë regjimin e tij. Së bashku me koalicionin tonë të gjerë të partnerëve, ne do të vazhdojmë të përdorim sanksionet tona dhe kontrollet e eksportit për të dobësuar ushtrinë ruse në fushëbetejë”, tha ajo.

Milandr, një kompani ruse mikro-elektronike që ShBA-ja thotë se është pjesë e strukturës së kërkimit dhe zhvillimit ushtarak të Moskës, u vendos në listë, si dhe tri subjekte të lidhura me kompaninë dhe disa drejtues të saj.

Sanksionet prekën gjithashtu familjen e oligarkut miliarder, Suleiman Kerimov, i cili ishte vendosur në listën e zezë në shtator, dhe një rrjet njerëzish rreth bizneseve me të cilat ai është i lidhur.

Kerimovi konsiderohet se ka lidhje të ngushta mePutinin.

Sanksionet synojnë gruan, fëmijët dhe nipin e Kerimovit, katër firma franceze të pronave të paluajtshme të kontrolluara nga njëra prej vajzave të tij dhe disa shtetas zviceranë të lidhur me kompanitë e tij.

Midis tyre është shtetasi zviceran, Alexander-Walter Studhalter, i cili u sanksionua së bashku me biznesmenin rus, Murat Aliev, për përfshirjen e tyre me shumë kompani në rrjetin financiar të Kerimovit.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e përshkroi Studhalterin si “një lojtar kyç në rrjetin financiar të Kerimovit”.

Përveç kësaj, Departamenti amerikan i Thesarit bllokoi edhe tetë avionë të vegjël, për të cilët tha se ishin avionë luksozë të përdorur nga familja e Kerimovit.

Sanksionet e vendosura nga Thesari i ShBA-së ngrijnë çdo pasuri që individët dhe subjektet e përcaktuara kanë në Shtetet e Bashkuara.

You Might Also Like

Venezuela ka kërkuar ndihmë ushtarake nga Moska, Pekini dhe Teherani

Shikoni pritjen spektakolare të studentëve në Novi Sad: Fishekzjarre dhe brohoritje me “Pumpaj!”

Tre persona përdhunuan një 18-vjeçare në Hungari për orë të tëra. I njohuri i saj filmoi gjithçka

EUROPOL: U shkatërrua rrjeti i mercenarëve rusë, në mesin e tyre edhe shtetas të Bosnjës

Një serb dhe dy kroatë vdiqën gjatë një ndjekjeje në Gjermani

Kosova Times November 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia sekuestron në veri aparate që shërbenin për pagesa me dinarë

Kosova Times Kosova Times September 9, 2025
Zhdukja e mistershme prezantueses se njohur televizive para emisionit: Nuk u gjet kurrë, dhe misteri sa vjen e rritet
Kurti: Mbërrijnë në Kosovë dronët luftarakë kamikazë Skydagger
Mbi 3 orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
Skandali Onkologjikut, reagon mjeku Edmond Gashi: Po na denigrojnë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?