By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Azerbajxhanasit publikuan videon e supozuar të urdhrit rus për të rrëzuar aeroplanin e pasagjerëve pranë Grozny-t.
July 2, 2025
Fillon ofensiva e dyfishtë ruse, ata kanë grumbulluar 60,000 ushtarë. “Ata janë shumë afër qëllimit”
July 2, 2025
CIA nuk e konteston që Putini u përpoq ta ndihmonte Trumpin në zgjedhjet e vitit 2016
July 2, 2025
Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut
July 2, 2025
Nacionalizmi si mjet pushteti: Reflektime mbi strategjinë politike serbe, 1987–1999
July 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Rinia është ndër asetet kryesore të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Rinia është ndër asetet kryesore të Kosovës
Lajme

Konjufca: Rinia është ndër asetet kryesore të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 4:49 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm i Kuvendit të Kosovës, në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara (UNFPA) organizoi sot tryezë diskutimi rreth Perspektivës Demografike të Kosovës në Botën e Mundësive të Pafundme, me rastin e shënimit të Ditës së 8 miliardë banorëve në botë.

Në fjalën e tij të rastit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se tema për të cilët po diskutohet është tejet e rëndësishme, pasi që, siç tha ai, një prej aseteve kryesore që ka Kosova është popullata e saj.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, shtoi kryetari Konjufca, do të angazhohet që nëpërmjet mekanizmave që ka në dispozicion, të kontribuojë në nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial, për të kuptuar dhe adresuar nevojat e grupeve të ndryshme demografike të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës në përgjithësi duhet të miratojnë ligje dhe politika të cilat sigurojnë barazi dhe gjithëpërfshirje, nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe kujdesen për personat dhe familjet në nevojë”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se rinia e Kosovës është një ndër asetet kryesore të saj, por që duhet punuar që ajo të ruhet.

“Kosova çdo vit është më pak e re dhe këtë duhet ta kemi në vëmendje. Shtetet bëjnë përpjekje që ta ruajnë popullsinë e tyre, prandaj edhe Kosova duhet të bëjë këtë”, tha kryetari Glauk Konjufca, duke shtuar se për këtë qëllim nevojitet hartimi i një plani nacional e gjithëpërfshirës.

I pari i legjislativit kujtoi se vitin 1981 Kosova kishte 2 milionë banorë, ndërsa në regjistrimin e fundit të popullsisë në vitin 2011 kishte 1.6 apo 1.7 milionë banorë.

“Nuk dëshirojmë që në vitin 2060 Kosova të ketë 1.2 milionë banorë”, tha kryetari i Kuvendit.

Ai përmendi vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në vitin 2023, e i cili do të ndihmojë Kosovën edhe në procesin e integrimeve evropiane, nëpërmjet pasqyrimit të saktë të të dhënave demografike e socio-ekonomike.

Kryetarja e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm, Fatmire Kollçaku, tha se ende ka pabarazi në botë dhe se vendet e zhvilluara kanë obligim t’u ndihmojnë vendeve që nuk janë të zhvilluara.

Ndërsa koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, theksoi se trendi i natalitetit shumë të ulët, jo vetëm në Kosovë por edhe në botë, ka ndryshuar demografinë e botës.

Me diskutimet e tyre kontribuuan edhe udhëheqësja e zyrës së UNFPA në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, drejtori i Departamentit për Statistika Sociale dhe të Popullsisë në ASK, Avni Kastrati, ligjëruesi universitar Tahir Latifi, përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Tërshani dhe të pranishëm tjerë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Gjakovë është shënuar përvjetori i deklaratës së 2 Korrikut

Hoxha: Nuk mund të ketë dy lloj votimesh në një proces

Janar-maj 2025, 28 aksidente me fatalitet, ku humbën jetën 32 persona

Takohen Osmani–Prattipati, në fokus ngërçi dhe bashkëpunimi Kosovë–ShBA

Refuzohet shtyrja e gjyqit e veçimi i aktakuzës për administrim drejtësie

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia e Kosovës në veri angazhohet për ruajtjen e sigurisë publike

Kosova Times Kosova Times March 24, 2023
Vdes shkencëtari i famshëm rus i raketave, dyshohet se nga helmimi
Horor ne rruget e Mostarit: Djaloshi ndjek vajzën duke masturbuar para ndërtesës së saj (VIDEO)
Britania: Kina ka mbyllur stacionet jozyrtare policore
AKRK dhe ZRrE diskutojnë për liberalizimin e tregut të energjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?