By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startupeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startupeve
Lajme

Oda Amerikane fillon Javën Globale të Ndërmarrësisë me diskutim për programet e mbështetjes së startupeve

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 4:31 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Në ditën e parë të aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një diskutim lidhur me programet e mbështetjes së startupeve me një panel të përbërë nga përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, shoqërisë civile dhe të sektorit privat, e cila nxiti një diskutim interaktiv me të rinj të interesuar për më shumë informata rreth programeve ekzistuese.

Duke i hapur zyrtarisht aktivitetet e Odës Amerikane në shënim të Javës Globale të Ndërmarrësisë, drejtori ekzekutiv i kësaj organizate, Arian Zeka, tha se për shkak të rëndësisë që i kushton Oda Amerikane promovimit të ndërmarrësisë, ka qenë pjesë e këtyre aktiviteteve që kanë shënuar këtë javë për një dekadë të plotë. Në Kosovë këto aktivitete kanë për nikoqir nacional, Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Ai tha se aktivitetet pesë ditore të Odës Amerikane do të fokusohen në temat e sivjetme të përcaktuara nga Rrjeti Global i Ndërmarrësisë (GEN) e që janë ekosistemet, edukimi, gjithëpërfshirja dhe politikat.

Dajana Berisha, drejtore ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) foli për rëndësinë e përkrahjes së të rinjve që kanë ide biznesi, pavarësisht nëse ato nisma ia dalin si të suksesshme ose dështojnë përgjatë rrugës, duke theksuar në veçanti ndërmarrjet sociale. Sipas saj, nëse Qeveria e mbështet sektorin e ndërmarrësisë shanset janë të mëdha për zhvillim, por procedurat burokratike që i përcjellin këto skema mund të shkaktojnë vonesa në disbursimin e përkrahjes monetare. Krejt në fund udhëheqësja e FIQ tha se organizata që ajo drejton ka vendosur fokusin në mbështetjen e startupeve që kanë për ide aktivitetet digjitale dhe ato të gjelbra, ose të kujdesit për mjedisin.

Leonora Kusari, nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), foli për programet që ata ofrojnë për të ndërmarrësit e rinj, me theks në programin Star Venture, i cili përveç asistencës teknike për zhvillim të biznesit ofron edhe ekspertizë për zgjerimin në tregjet ndërkombëtare. Ajo tha se asistenca që u ofrohet ndërmarrësëve ka të bëjë edhe me qasjen në fondet investive. Ajo shtoi se falë mbulueshmërisë së rrezikut financiar që do të bëhet nga BERZh, për herë të parë një bankë komerciale, BPB, do të nisë me dhënien e kredive për startupe. Më herët, banka TEB, falë përkrahjes nga BERZh, ka pasur linja të veçanta financimi për ndërmarrjet në pronësi të grave. Në fund, Kusari tha se për realizimin e një ideje të biznesit, përveç interesimit fillestar, është me rëndësi që të rinjtë të bëjnë edhe analizë ose hulumtim të hollësishëm të tregut.

Pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, foli për hapat që të rinjtë duhet t’i ndërmarrin për të krijuar një biznes të suksesshëm. Ai foli për ato që i konsideroi si aspekte të rëndësishme për ndërmarrësi, si koha, orientimi në nevojat e tregut, por edhe egoja. Ai inkurajoi të rinjtë që aspirojnë për ndërmarrësi që të marrin parasysh këshillat e të tjerëve, duke theksuar se pasi të kenë kaluar nëpër këta hapa duhet të drejtohen në adresat e duhura për sigurim të financimit, përfshirë edhe garën për ide të bizneseve “Golden Idea”, të cilën e ka përkrahur financiarisht Fondacioni Golden Eagle e të cilën e ka realizuar televizioni ATV. Ai sqaroi se qëllimi i kësaj iniciative ka qenë mbështetja e të rinjve të cilët kanë ide biznesi por kanë vështirësi në qasjen në financa për realizimin e atyre ideve. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së|

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

AUV sqaron rastin me mishin e kontaminuar nga Rumania: Ngarkesa u kthye

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një grua sulmon fizikisht policët në Bërnjak

Kosova Times Kosova Times February 26, 2023
Çitaku:Prokuroria me urgjencë të fillojë hetimet për aferën antishtetërore
Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë
Konjufca pret në takim lamtumirës Szunyogun, flitet për rrugën e Kosovës drejt BE-së
Moldavia vendos gjendjen e jashtëzakonshme: “Putini dëshiron që banorët të mbeten pa gaz”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?