Mbretëria e Bashkuar ka deklaruar se është në kontakte të ngushta me aleatët e saj pas raportimeve se raketa ruse kanë rënë në Poloni, sipas një zëdhënësi të zyrës së jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
“Ne jemi duke i hetuar këto raportime dhe jemi duke u lidhur ngushtë me aleatët,” tha një zëdhënës i Zyrës së Jashtme për CNN.
Si pasojë e raketave të vrarë mbetën dy persona. Mediat polake thanë se raketat goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodoë, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën.