By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani
Rajon / Botë

ShBA shkatërron një anije me “materiale shpërthyese” nga Irani

Kosova Times
Last updated: 2022/11/15 at 2:59 PM
Kosova Times Published November 15, 2022
Share
SHARE

Marina amerikane tha të martën se ka shkatërruar një anije që po transportonte “materiale shpërthyese” nga Irani për rebelët Huthi në Jemen.

Anija, të cilën marina amerikane e kapi më 8 nëntor në Gjirin e Omanit, u fundos të dielën, tha Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara, me bazë në Bahrejn.

“Anija dhe katër anëtarët e ekuipazhit të saj jemenas u kapën derisa po kalonin transit nga Irani, përgjatë një rruge që historikisht përdoret për të trafikuar armë për rebelët Huthi në Jemen”, thuhet në deklaratën e marinës amerikane.

Forcat amerikane zbuluan më shumë se 100 tonë plehëra të uresë dhe mbi 70 tonë perklorat amoniumi – përbërës kyçë për prodhimin e karburantit të raketave dhe eksplozivëve, thuhet po ashtu në deklaratë.

“Kjo është një sasi masive e materialit shpërthyes, e mjaftueshme për dhjetëra raketa balistike me rreze të mesme veprimi, varësisht madhësisë së tyre”, tha zëvendësadmirali amerikan, Brad Cooper.

“Transferimi i paligjshëm i ndihmës vdekjeprurëse nga Irani nuk kalon pa u vënë re”, shtoi ai.

Katër marinarët jemenas iu dorëzuan rojës bregdetare jemenase.

Lufta në Jemen ka shpërthyer në vitin 2014, kur rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, kanë pushtuar kryeqytetin Sana.

Kjo ka bërë që një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite të ndërhynte disa muaj më vonë, për të mbështetur Qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.

Që atëherë, lufta ka lënë të vrarë qindra mijëra njerëz dhe ka çuar vendin në prag të urisë.

Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që ka hyrë në fuqi në muajin prill, i ka zvogëluar armiqësitë, por ai armëpushim ka skaduar më 2 tetor dhe luftimet vazhdojnë.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

Kosova Times November 15, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksioni në Pejë, Sveçla: Vendi i kriminelëvë të tillë është prapa grilave

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
GjND thotë se ka juridiksion për të shqyrtuar rastet për Karabakun
Grupi Unicredit, i cili përfshin Zaba, ka një fitim të madh
A është shitja e armëve në Ukrainë arsyeja e vizitës sv Zëvendësit të Lavrov në Beograd?
Në panair libri dhe pak më tej… (1)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?