By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi fillon takimet në Washington DC
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi fillon takimet në Washington DC
Lajme

Krasniqi fillon takimet në Washington DC

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 11:30 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron për vizitë zyrtare në Uashington, ku sot ka takuar profesorin e shquar Daniel Serwer, i cili ëshyë një nga njohësit më të mirë të zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook, Krasniqi është shprehur se me profesorin Serwer kanë folur për situatën e krijuar në pjesën veriore të vendit dhe nevojën për veprime të përgjegjshme politike.

“Ishte dakordim i përbashkët që, në mesin e agresionit të paprovokuar rus kundër Ukrainës, Kosova duhet të vazhdojë të forcojë raportet me SHBA-të dhe partnerët e tjerë ndërkombëtar. Profesorin Serwer e falënderova për pritjen, këshillat dhe angazhimin shumëvjeçar për të ndihmuar procese të ndryshme në Kosovë”, shkruan Krasniqi.

Aktualisht, kryetari i PDK-së ka nisur një vizitë zyrtare në ShBA, ku sipas paralajmërimeve të kësaj partie, do të ketë takime më zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Gjithashtu, Krasniqi në vazhdën e vizitës zyrtare në Washtington DC, sot ka zhvilluar takime edhe në Institutin Nacional Demokratik (NDI) dhe Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Krasniqi, në një postim në Facebook i ka vlerësuar këto dy Institute me të cilat PDK bashkëpunon për një kohë të gjatë, si organizatat më të rëndësishme për avancimin e lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, përmes asistencës konkrete që u japin partive politike.

“Si Institute të cilat merren shumë me rritjen e rolit qytetar në procesin politik, duke përfshirë gratë dhe të rinjtë, bashkë diskutuam për nismat e fundit të PDK-së që kanë të bëjnë pikërisht me këto dy kategori”, shkruan ai.

Sipas Krasniqit, në këto takime u vlerësua lartë vizioni dhe i PDK-së për barazi të plotë gjinore, 50/50, në të gjitha strukturat e partisë dhe fuqizimi i platformës së rinisë si gjenerator i reformave politike.

“Drejtuesit e këtyre dy Instituteve i falënderova për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar që po vazhdojnë të japin për demokratizimin e shoqërisë tonë në Kosovë”, është shprehur ai.

Lideri i PDK-së dhe i opozitës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit në Washington do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë dhe personalitete me rëndësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Burri sirian (33) dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte në Gjermani

Kosova Times Kosova Times June 3, 2025
Dy muaj pritje për një pasaportë maqedonase
Krasniqi i tregon britanikut vizionin e PDK-së për qeverinë e re
Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Tahiri: Vendimi i qeverisë ka çrregulluar furnizimin me libra
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?