By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës
May 19, 2025
Amerika po planifikon një goditje të re ndaj Rusisë, Stubb: “Trump po bëhet gjithnjë e më i paduruar me Putinin”
May 19, 2025
A e dini kush e përgatiti akulloren e parë në botë?
May 19, 2025
Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK: Projekt-buxheti i vitit 2023, buxhet i varfërisë dhe jozhvillimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK: Projekt-buxheti i vitit 2023, buxhet i varfërisë dhe jozhvillimor
Lajme

PDK: Projekt-buxheti i vitit 2023, buxhet i varfërisë dhe jozhvillimor

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 4:33 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mungesë vizioni në hartimin e projekt-buxhetit për vitin 2023.

Ai në një konferencë për media tha se ky projekt-buxhet nuk i reflekton kërkesat e qytetarëve të Kosovës në ekonomi, krijim të vendeve të punës dhe ngritje të kualitetit të jetës.

“Ky buxhet më së shumti mund të quhen një kopje e dobët e vitit 2022, sepse në shumicën e rasteve është një përsëritje e vitit 2022. Këtij buxheti i mungon ambicia zhvillimore, i mungon orientimi se ku do të jetë Kosovë në fund të vitit 2023 – se çfarë Kosove do të kemi në fund të vitit 2023”, theksoi Mustafa.

Ai tutje tha se projekt-buxheti i propozuar në asnjë mënyrë nuk reflekton një strategji të karakterit zhvillimor për vendin, por kryesisht është i bazuar në shpenzime sot-për-sot, të cilat nuk krijojnë kushte për zhvillim afatgjatë.

“Kjo Qeveri assesi nuk po mundet të dalë me një vizion konkret që tregon se ku synon ta çojë vendin në vitet e mbetura të mandatit të saj. Nga ajo që po shihet, kjo Qeveri do të mbahet mend vetëm për shpenzime enorme për nisma të pa menduara mirë, me efekte shumë afatshkurtra, të cilat nuk do të lënë gjurmë në rritjen afatgjatë të mirëqenies së qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Sipas Mustafës, buxheti i këtij viti po rezulton më i lartë në krahasim me vitet paraprake kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktivitetit ekonomik.

“Raporti i projekt-buxhetit ka paraparë një rritje ekonomike prej 5.5% për vitin 2023, që paraqet pothuajse dyfishim të normës së rritjes ekonomike nga viti aktual, e qe nuk përkon me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore si institucionet më kredibile e të cilat sugjerojnë se rritja ekonomike në vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se rreth 3%”, shtoi ai.

Sipas Mustafës parashikimet e fryra të rritjes ekonomike në këto kushte të brishta janë një rrezik i lartë për qytetarin dhe Kosovën.

“Shembull konkret e kemi vitin 2022, kur kjo Qeveri me fjalë shumë të mëdha kishte prezantuar shifrën e buxhetuar të investimeve kapitale prej mbi 700 milionë euro, ndërsa tashmë kur ka kaluar pjesa më e madhe e vitit 2022, investimet kapitale të realizuara nuk rezultojnë të jenë më të larta se 200 milionë euro. Prandaj, në vend të numrave dhe fjalëve të mëdha, Qeveria e vendit duhet të tregoj se si synon t’i përmirësojë kapacitetet e saj për t’i realizuar ato investime që i ka paraparë në buxhet”, tha Mustafa.

Ai konsideron se Kosova do të ketë një vit të humbur, sepse Qeverisë po i nevojiten dy vite për t’i kryer punët që do të duhej përfunduar brenda një viti.

“I vetmi dallim është se punët që nuk janë përfunduar në vitin 2022, në vitin 2023 do të duhet të përfundohen me një kosto shumë më të lartë për buxhetin e shtetit për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, gjë e cila nënkupton humbje të parasë publike”, tha Mustafa.

Mustafa tha se praktika e ndërmarrjes së masave ekonomike nga Qeveria Kurti për të tentuar uljen e pakënaqësive sociale do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2023, duke pasur parasysh faktin se Qeveria ka ndarë 273 milionë euro pa destinim të caktuar, pra mjete që do të ju lihen në dorë Ministrave që t’i shpenzojnë sipas dëshirës se tyre.

Sipas PDK-së, në projekt-buxhetin për vitin 2023, Qeveria e Kosovës nuk ka buxhetuar mjete as për procesin e vetingut e as për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, nuk ka paraparë mjete për reformat në Policinë e Kosovës dhe freskimin e strukturës përmes pensionimit të parakohshëm dhe vërehet një shpërfillje e plotë e Strategjisë së Sigurisë Kombëtare e cila u miratua së fundi.

You Might Also Like

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Protestojnë punëtorët e `Pastrimit` para komunës së Prishtinës

Dështon edhe përpjekja e 18-të për konstituimin e Kuvendit

Haradinaj: AAK e gatshme të votojë një kandidat tjetër nga VV

Gruda: Nëse VV i do votat e PDK-së duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

39-vjeçarja godet me grushta policin dhe rojen e spitalit

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për posedimi të narkotikëve
Lituani: Shpërthimi në gazsjellës ndodhi për shkaqe teknike
Turqia do të dërgojë trupa në Kosovë, në kuadër të KFOR-it
Arrestohet një person pranë tubimit të ish-presidentit, zotëronte armë zjarri të mbushura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?