By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!
June 9, 2025
Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia
June 9, 2025
Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE
June 9, 2025
Babai i Muskut mbërrin në Moskë: Nuk mund ta besoja që Moska ishte si Roma
June 9, 2025
Varka me vela me Gretën dhe aktivistët mbërriti në Izrael
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare
Lajme

ShHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare

Kosova Times
Last updated: 2022/11/16 at 11:03 PM
Kosova Times Published November 16, 2022
Share
SHARE

Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më 12.11.2022, në Büron afër Lucernit (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të saj, në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional të Darkës së Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.

Vazhdimësi e një krenarie kombëtare

Në 13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, manifestimin tradicional të “Darkës së Lamës” e mbajti në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia, etj.

Sikurse herëve të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.

Pas intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshëndetjen e zakonshme, duke ju uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti tradicional.

Në mënyrë të veçantë moderatori i përshëndeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar nga Gjermania).

Prezent në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.

Humanitet dhe atdhedashuri në vepër

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshëndetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, falënderoj, të gjitha nënat dhe motra tona që përgatitën ushqimet tradicionale enkas për Darkën e Lamës.

Kryetari Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe anëtarësinë e gjerë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, anëtarësisë së gjerë dhe donatorëve të rregull pranë kësaj shoqate.

Për të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmurëve, ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është paraqitur.

Shuma e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrin totalin prej 98.957,80 Fr- dhe 177.075 Euro.

Transparenca dhe llogaridhënia e drejtuesve para anëtarësisë së gjerë dhe donatorëve, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.

Pas prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara, arkëtari Lushi Mulaj falënderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.

Vlen për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkërendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veçantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siç i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje vëllazërore.

Humanizmi dhe atdhedashuria ndjenja të thella shpirtërore

Të ndihmosh vëllezërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qenie njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pas raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj, moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës institucionale të luftës çlirimtare.

Pas analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.

Më pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës “Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontribut dhënësit e rregullt.

Darkë e begatë me gatime tradicionale

Pas pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë tradicionale.

Shtruarja e “Sofrës Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Argëtim dhe kënaqësi shpirtërore

Pjesa e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllezërve dhe motrave dardane.

Kur jemi tek pjesa muzikore, vlen për të theksuar se ishte koincidencë rasti ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas me qëndrim në shtetin helvetik.

Bashkimi i burrave rreth Sofrës, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan

Bashkimi i grupit të burrave rreth Sofrës së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtrave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.

Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.

SHHK ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Sinonim uniteti dhe humanizmi në mërgatën tonë

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjerë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.

Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë kështu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shembulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.

Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siç është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.

Prandaj, nderi dhe respekti u takon drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjerë, që e ngritën në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.

Në fund ia vlen të theksojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.

Zoti i bekoftë shpirtrat human të mërgatës sonë!

Zoti e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër!

P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z. Vesel Xhaferi

Florim ZEQA

You Might Also Like

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët!

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Spiropali – Kiselova: Bullgaria, mbështetje integrimit të përshpejtuar të Shqipërisë në BE

Digjet shtëpia në Talinoc të Muhaxherëve, lëndohet një zjarrfikës

Serbia paraburgos një muaj ish-policin kosovar

Kosova Times November 16, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB-ja kërkon nga talibanët të rihapin shkollat për vajzat afgane

Kosova Times Kosova Times September 18, 2022
Një burrë në Prishtinë ankohet se ish e dashura e ka sulmuar fizikisht
Të paktën 17 palestinezë u vranë në sulmet e natës izraelite në Gaza
Një ekip “misterioz” menaxhues do të paraqesë statutin e Asociacionit
SHBA do të vendosë raketa me rreze të mesme veprimi në Japoni
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?