Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, mbështetje të mëtutjeshme të SHBA-së për realizimin e aspiratës historike të popullit të Kosovës për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO. Këtë kërkesë, kryetari i LDK-së e bërë në një takim me përfaqësues amerikanë në Pentagon.
Sipas një njoftimi të LDK-së, Abdixhiku në këtë institucion ka shtruar dhe kërkesat për ‘Kartën për Partneritet Strategjik mes ShBA-ve dhe Kosovës sikurse shndërrimin e Kampit Bondsteel në bazë të përhershme amerikane në Kosovë”.
Në Pentagon, Abdixhiku është pritur ka zhvilluar takim me drejtorin e Departamentit të Mbrojtjes për Evropën dhe Politikat e NATO-s, Andrew L. Winternitz.
“Në këtë takim Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Departamentit të Mbrojtjes për kontributin e dhënë për Kosovën në të gjitha etapat historike. Në veçanti vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Departamenti Amerikan i Mbrojtjes jep ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kapaciteteve ushtarake të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Sipas LDK-së, pas vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, takimeve në Senat e Kongres, takimi në Pentagon përbën një ndër pritjet më të rëndësishme të vizitës zyrtare të Abdixhiku në SHBA.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?