By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashani: Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gashani: Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend
Lajme

Gashani: Në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 3:23 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Në kuadër të fushatës: ”Çdo plumb e ka një shënjestër Festo me zemër, jo me armë”, Ministria e Punëve të Brendshme, mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit, u mbajt takimi me qytetarët të fshatit Gorancë, në shkollën  Fillore “Veli Ballazhi”, për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve të kësaj pjesë që jetojnë në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, sa i përket përdorimit të armëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe kryesuesi i Komisionit për Armët e Vogla dhe të Lehta(AVL), z. Blerim Gashani, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi dhe Zëvendës Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Niels Knudsen.

Me këtë rast, Koordinatori Kombëtar për AVL-të, njëherit zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, theksoi trafikimi dhe zotërimi i paligjshëm i armëve, krimet me armë edhe pse paraqiten në rënie çdo vit, ende shfaqen si kërcënim për jetën njerëzore dhe rendin e sigurinë publike në Kosovë.

Gashani vuri në dukje se, edhe qëllimi i këtij aktiviteti në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit, fshat në Kufi me Maqedoninë e Veriut, është bërë me qëllim që të njoftohen banorët e këtyre zonave se ndërveprimi dhe bashkëpunimi mes grupeve kriminale me ato terroriste, nuk njeh kufij ndarës, prandaj edhe qasja e kësaj fushate dhe projektit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duhet të jetë qasje ndërinstitucionale dhe ndërkufitare.

Ai tha se Policia e Republikës së Kosovës në baza vjetore konfiskon rreth 1,500 armë ilegale të llojeve të ndryshme, ndërsa institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u angazhuar në baza ditore që shtetin tonë ta bëjmë një vend me një mjedis të sigurt dhe me kapacitete të qëndrueshme, për të parandaluar, identifikuar, kontrolluar dhe dënuar keqpërdorimin, trafikimin dhe zotërimin e paligjshëm të armëve të zjarrit.

Në fund zëvendësministri Gashani në mesazhin për banorët e saj zone, theksoi se në festat dhe gëzimet tona, armët nuk kanë vend.

“Besoni se përdorimi i armëve nëpër ahengjet tonat familjare nuk është kurrfarë tregimi apo ekspozimi i forcës që dikush mund të besojë se po  e shfaqë, apo që tenton që ta bind të tjerët duke shtënë me amë, por është një lloj primitivizmi, sepse nga një gëzim në familjet tona mund të shndërrohet në tragjedi, sepse dihet shumë mirë se çdo plumb i shkrehur lartë, pothuajse me të njëjtën shpejtësi bie poshtë”, theksoi zëvendësministri Gashani.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, z. Mehmet Ballazhi, theksi se si kryetar i komunës me kënaqësi i është bashkëngjitur fushatës që është duke e zhvilluar MPB dhe se komuna e Hanit të Elezit, do  të  jetë pjesë aktive e fushatës për të njoftuar qytetarët për rreziqet që vijën nga armët e zjarrit.

Ndërsa zëvendës-përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së në Kosovë, z. Niels Knudsen,  theksoi çdo ditë rikujtojmë se armët, krimi dhe dhuna përbëjnë kërcënim edhe në shoqëritë më paqësore. Keqpërdorimi i armëve të zjarrit dhe trafikimi i paligjshëm i armëve të vogla dhe të lehta, si dhe i municionit, mbeten një faktor përcaktues në cenimin e paqes dhe sigurisë dhe rëndojnë thellësisht jetën e njerëzve, si dhe nxisin drejtpërdrejt incidentet e dhunës në familje ku gratë janë më së shpeshti. viktima.

“Në Kosovë, UNDP-ja ka qenë aktive në Kontrollin e Armëve të Vogla të Lehta (SALË) që nga viti 2008 përmes projekteve të ndryshme. Për ne, është nder që jemi partneri juaj për gati 15 vjet, duke punuar së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë e Kosovës dhe akterët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit në nivel lokal dhe qendror – në ndërtimin dhe sigurimin e një mjedisi të sigurt për popullin e Kosovës”, theksoi Knudsen.

Fushata “Çdo plumb e ka një shënjestër-festo me zemër jo me armë”, ka filluar me 6 nëntor me një manifestim hapës që është mbajtur njëkohësisht në Prishtinë dhe Shkup. Aktivitete të tilla si ky sot njëkohësisht janë duke u mbajtur edhe në Maqedoninë e Veriut në zona afër brezit kufitar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Gërvalla në Varshavë: Integrimi i Kosovës në BE, domosdoshmëri për paqe

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Szunyog pritet nga Radoniqi, zgjedhjet e parakohshme në veri në mesin e temave

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Transnistria i kërkon ndihmë Moskës
Hungaria shtyn votimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO
Zelensky i quajti kushtet për negociata me Rusinë – Sipas Politico, Shtetet e Bashkuara e shtynë atë ta bënte këtë.
Sulmet ndaj Policisë në veri, reagon “Atlantiku”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?