By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aksident i rëndë në Lezhë, humb jetën çifti i bashkëshortëve
January 2, 2026
Arrestohet në Kosovë shtetasi turk i dyshuari për vrasje në Shkup
January 2, 2026
Presidentja Osmani nderon ish-kryekuvendarin Nexhat Daci
January 2, 2026
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
January 2, 2026
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kosova
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse
Rajon / Botë

Gjykata holandeze konfirmon se avioni civil MH17 u rrëzua nga një raketë ruse

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 5:25 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Avioni civil i linjës malajziane MH17 u rrëzua nga një raketë e tipit “Buk” e lëshuar nga Pervomaisku, një lokalitet në rajonin e Luhanskut. Në kohën e rrëzimit territori ndodhej nën kontrollin e militantëve separatistë pro-rusë.

Kjo është pjesa e parë e vendimit përfundimtar për rrëzimin e avionit malajzian më 14 korrik 2014, lëshuar nga gjykata holandeze e ngritur pranë aeroportit Shiphol të Amsterdamit.

“Fragmentet e raketës Buk të gjetura në trupat e viktimave janë provë e pakundërshtueshme se ishte pikërisht kjo raketë që shkaktoi rrëzimin e fluturimit”, shpjegoi gjykata.

Mbi këtë ngjarje gjykata holandeze shpalli fajtorë të enjten tre persona dhe liroi një të katërt. Rusët Igor Girkin dhe Sergei Dubinsky dhe ukrainasi Leonid Kharchenko u shpallën fajtorë për vrasje dhe shkaktimin e qëllimshëm të rrëzimit të një avioni, ndërsa rusi Oleg Pulatov u shpall i pafajshëm.

Tetë vjet më parë, fluturimi MH17 i Malaysia Airlines u rrëzua derisa fluturonte mbi Ukrainën lindore.

Boeing 777 po transportonte 283 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa ata udhëtonin nga Amsterdami për në Kuala Lumpur më 17 korrik 2014.

Aeroplani u godit nga një raketë ruse tokë-ajër dhe vrau të gjithë personat në bord.

Në qershor 2019, katër persona – tre rusë dhe një ukrainas – u akuzuan për vrasje dhe shkatërrim të një avioni civil.

Gjyqi për vrasjen e tyre filloi në mars 2020 në Holandë dhe të enjten, më 17 nëntor u lexua vendimi për personat e akuzuar për përfshirje në rrëzimin e MH17.

Në mars të këtij viti, Australia dhe Holanda nisën procedurat ligjore në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil kundër Rusisë për rolin e saj në rrëzimin e fluturimit MH17.

Vendet thonë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse sipas nenit 3 të Konventës së Çikagos, i cili dekreton se shtetet “duhet të përmbahen nga përdorimi i armëve kundër avionëve civilë në fluturim”.

Ka disa procese të tjera ligjore në vazhdim që janë iniciuar nga shtete ose individë brenda Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

HOROSKOPI DITOR PËR 8 MARS 2024

Kosova Times Kosova Times March 7, 2024
Biden, Trump bien dakord për mbajtjen e debateve televizive
Dardanët e rinj ngritën në renditjen e UEFA-së
Nis aplikimi për shtesa të fëmijëve deri në moshën 16 vjeç
Konjufca nderoi heroin Zahir Pajaziti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?