By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 29 qershor
June 29, 2025
Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim
June 28, 2025
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj për buxhetin për vitin 2023: Buxhet i varfërimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Haradinaj për buxhetin për vitin 2023: Buxhet i varfërimit
Lajme

Haradinaj për buxhetin për vitin 2023: Buxhet i varfërimit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 5:57 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për herë të parë në historinë e Kosovës, ka një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak, duke komentuar mbi buxhetin e propozuar prej 3.2 miliardë eurosh, për të cilin ende është duke vazhduar diskutimi në Kuvend.

Haradinaj tha se ky buxhet nuk ka kurrfarë parametrash për të ruajtur stabilitetin ekonomik apo për zhvillim, por paraqet një buxhet të mjerimit dhe varfërimit dhe se Aleanca nuk do ta votojë.

“Buxheti i paraparë në kufijtë e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022. Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit”, ka shkruar Haradina në një postim në Facebook.

I pari i AAK-së tha se me këtë buxhet do të mbeten “mangu” një e katërta e investimeve kapitale, ndërsa vet projeksioni i të hyrave, sipas Haradinajt, është bërë pa asnjë logjikë financiare.

“Të hyrat nga tatimi i korporatave apo tatimi në fitim parashihet të shtohet 41%, të hyrat nga tatimi në të ardhura personale parashihet të rritet 24%, ndërsa rritja e pagave realizohet në vlerën 11%. Pra, më shumë taksa për qeverinë, e më pak para për popullin”.

“Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore”.

“Dështimi më i tmerrshëm ndonjëherë, i ndonjë qeverie në Kosovë, është pikërisht dështimi i qeverisë Kurti në investimet kapitale”.

“Është një pikëpyetje e madhe se si kjo qeveri e dështimit dhe mashtrimit, po e llogarit rritjen ekonomike të vitit 2023. Derisa vëllimi i investimeve private ka stagnuar, ndërsa investimet publike nuk janë realizuar as 21%, për çfarë rritje ekonomike po flet qeveria?”

“E vetmja kategori shpenzuese që do të ketë rritje, është kategoria “mallra dhe shërbime”, në masë 22.3%. Qeveria që trumbetonte luftimin e luksit qeveritar, ka ngritur fondin e shpenzimeve qeveritare në 493 milionë euro, që është 194 milionë më i lartë se në vitin 2020. Kjo e bënë qeverinë Kurti zhvatësen më të madhe të buxhetit shtetëror, sa i përket shpenzimeve qeveritare”.

Tuje ish-kryeministri tha se përmes buxhetit të vitit 2023, Qeveria Kurti është përkujdesur që të godas edhe komunat.

“Kjo sepse komunat nuk qeverisen nga ky pushtet, por nga partitë opozitare. Grantet qeveritare për të gjitha komunat, janë shtuar vetëm për 75 milionë, që nuk e mbulojnë as dëmin e inflacionit.  Komunave u është zvogëluar edhe fondi për bashkëfinancim dhe po u shkaktohen edhe shumë probleme në realizimin e projekteve nga të hyrat vetanake në procedurat e pagesave.

Megjithatë, Haradinaj tha se këto janë një pjesë e vogël e vërejtjeve për projektbuxhetin e vitit 2023 dhe për “keqmenaxhimin” e buxhetit të vitit 2022.

“Do të jemi në përcjellje të vazhdueshme dhe me shumë kujdes të problemeve të kësaj natyre dhe do të informojmë qytetarët e vendit në transparencë të plotë, pasi që qeveria aktuale është kampione për mungesë transparence dhe manipulim”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Rafuna: Shumica e bizneseve kanë dorëzuar padi kundër ZRRE-së|

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmon dëshmitari i 19-të

Kosova Times Kosova Times August 30, 2023
Forcat rezervë të EUFOR-it mbërrijnë në BiH
Haxhiu premton konkurs të ri për noter, përfshirë edhe veriun
Irani përzgjedh gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale
Harris: Ne do të fitojmë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?