By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si do t’i ndikojë furnizimet ndalimi i naftës së papërpunuar ruse?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Si do t’i ndikojë furnizimet ndalimi i naftës së papërpunuar ruse?
Lajme

Si do t’i ndikojë furnizimet ndalimi i naftës së papërpunuar ruse?

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 5:46 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Importet e naftës ruse në Bashkimin Evropian ranë në 1.4 milion fuçi në ditë në muajin tetor, nga 2.5 milionë fuçi në ditë sa kanë qenë në muajin janar.

Të dhënat janë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji – IEA.

India, Kina dhe Turqia e kanë kompensuar rënien e kërkesës për naftën ruse, duke i shtuar blerjet e tyre për rreth 1.2 milion fuçi në ditë, verën e kaluar, bën të ditur IEA në raportin e saj mujor për tregun e naftës. Rusisë do t’i duhet t’i ridrejtojë 1.1 milion fuçi të tjera në ditë në Azi ose destinacione të tjera deri më 5 dhjetor. Nga kjo datë fillon ndalesa e BE-së për importet e naftës së papërpunuar ruse.

Në muajin tetor, Rusia ka dërguar në Bashkimin Evropian 31 për qind të eksporteve të naftës së papërpunuar. Kjo shifër ka qenë 50 për qind përpara se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës në muajin shkurt, thotë IEA.

Furnizimet alternative

Sipas kësaj agjencie, BE-ja e ka kompensuar zvogëlimin e importeve të naftës ruse duke i rritur furnizimet nga Lindja e Mesme, Afrika Perëndimore, Norvegjia, Brazili dhe Guajana.

BE-ja ka thënë më parë se Shtetet e Bashkuara dhe Kazakistani mund të ndihmojnë pjesërisht për zëvendësimin e rreth 1.1 milion fuçive të naftës ruse që do të humben në ditë, pas 5 dhjetorit.

Norvegjia planifikon, gjithashtu, të rrisë prodhimin nga fusha më e madhe e naftës në Evropën Perëndimore, Johan Sverdrup, në dhjetor.

Zhvillimi i Fazës 2 në këtë fushë mund të shtojë rreth 200.000 fuçi nafte në ditë kur të arrijë kulmin vitin e ardhshëm, ka thënë operatori i saj, Equinor.

Komplikimet

Një sasi e naftës ruse do të vazhdojë të rrjedhë në BE përmes tubacioneve, pasi ndalesa do t’i përjashtojë disa rafineri pa dalje në det, që gjenden në Evropën Lindore.

A do ta çonin tubacionet e reja naftën ruse në Serbi?

Gjermania, Holanda dhe Polonia kanë qenë importueset kryesore të naftës ruse në Evropë vitin e kaluar, por të gjitha kanë kapacitete për të importuar naftë të papërpunuar përmes detit.

Varësinë e BE-së nga Rusia e kanë përforcuar edhe kompani të tilla ruse si Rosneft dhe Lukoil, që kontrollojnë disa nga rafineritë më të mëdha të bllokut.

Gjermania, megjithatë, ka marrë kontrollin e rafinerisë Schwedt në pronësi të Rosneftit, që përmbush rreth 90% të nevojave të Berlinit për karburante, ndërsa Italia po diskuton opsionet për rafinerinë ISAB në pronësi të Lukoilit në Sicili.

You Might Also Like

Dogana e Kosovës me rritje të të hyrave 8% dhe konfiskime rekorde

Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?

Çmimi i arit ka tejkaluar 5,000 dollarë për ons për herë të parë në histori

AUV kërkon tërheqjen nga tregu të një serie të ushqimit për foshnje APTAMIL

Liberalizimi i energjisë rriten kostot për bizneset, ndikim edhe te çmimet

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Moda

Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj

Kosova Times Kosova Times November 2, 2025
Laporta: Po e shpëtojmë Barçën, tani jemi më mirë
Pjata që çdokush mund të përgatisë
Si po zëvendësohen serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës?
Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?