By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut
Lajme

Sulmohet një kameraman në Mitrovicë të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2022/11/17 at 3:35 PM
Kosova Times Published November 17, 2022
Share
SHARE

Një kameraman kosovar dhe një qytetar tjetër janë sulmuar sot në Mitrovicë të Veriut.

Sulmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

Ai ka thënë se rasti po hetohet dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar.

Më herët, mediumi Insajderi.org, ka njoftuar se kameramani i quajtur Jetmir Muji është sulmuar sot.

Në lajmin që është publikuar në Insajderi thuhet se: “Muji është sulmuar nga bandat serbe në veri derisa ishte duke xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës”.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare në lidhje me ngjarjen nga Policia e Kosovës apo institucione të tjera.

Ndërkohë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj sulmit duke e dënuar ashpër atë.

“(AGK) e fton Policinë e Kosovës, që ta hetojë me urgjencë rastin dhe t’i identifikojë personat përgjegjës”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Rikujtojmë se në katër komunat veriore të Kosovës tashmë ka prezencë dukshëm më të vogël të Policisë të Kosovës për shkak se 578 pjesëtarë të komunitetit serb në këtë institucion dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit.

Përveç Policisë, serbët dhanë dorëheqje edhe nga institucione të tjera të Kosovës.

Kjo u bë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që u kërkon qytetarëve në veri t’i riregjistrojnë veturat që mbajnë ende targa të paligjshme që lëshohen nga Serbia.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

Kosova Times November 17, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Klima e biznesit në Shqipëri, ambasadori gjerman: Ka përmirësim

Kosova Times Kosova Times May 13, 2024
Qiproja arreston britanikun për terrorizëm. Ai kishte lidhje me Iranin, spiunoi në baza ushtarake?
Kurti takon përfaqësues të diasporës, prezanton të arriturat në vend
“Pilula e re e përditshme “Ozempic” çon në humbje më të shpejtë dhe më afatgjatë të peshës
Ukrainasit, të ndarë rreth potencialit të planit paqësor të Zelenskyt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?