By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Imazhe nga kamerat private video nga e gjithë bota në shitje online
September 4, 2025
Kiev: Sulmet ajrore ruse në Donetsk vrasin dy persona. Goditet një spital
September 4, 2025
Heshtje nga Pekini ndërsa Rusia mburret me marrëveshjen e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë 2”
September 4, 2025
FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani
September 4, 2025
Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj J.GJ për ‘spiunazh’
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit
Lajme

Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 12:28 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka organizuar një bashkëbisedim me ndërmarrësit vendorë dhe palët e tjera të interesit, me temën: “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”.

Në shënjim të Javës Globale të Ndërmarrësisë, MINT ka organizuar këtë ngjarje me qëllim të diskutimit me ndërmarrësit vendorë, shoqatat industriale dhe akademinë, për politikat dhe instrumentet përkrahëse qeveritare për ndërmarrjet fillestare, të vogla dhe të mesme, gjersa sektori privat është kontribuues kryesor për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila që prej marrjes së mandatit, ka punuar vazhdimisht për zhvillimin e hovshëm të ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës, ka thënë se fusha e ndërmarrësisë ka rëndësi të madhe dhe vendimtare për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

‘Unë personalisht besoj në ju ndërmarrësit tanë, sepse ju jeni ata që mund të ndryshoni mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Me sukseset dhe revolucionet e juaja, ju përveçse krijoni pasuri nga ndërmarrësia, ju krijoni edhe vende pune dhe kushte për një shoqëri të lulëzuar dhe ekonomi të qëndrueshme në Republikën tonë. Për më shumë, ju jeni liderët e inovacionit teknologjik, që sjellin në treg produkte apo shërbime inovative dhe teknologji të re, që kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së juaj në treg  dhe arritjen e synimit tonë për transformim të industrisë vendore, në një industri më të integruar globalisht’ theksoi Ministrja.

Gjersa zhvillimi i ndërmarrësisë nxit inovacionin, krijon vende pune dhe kontributet e ndërmarrësve mbrojnë sistemin social, ministrja Hajdari theksoi se zhvillimi i ndërmarrësisë është në fokus të Programit të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Duke i njoftuar të pranishmit për proceset e hartimit të politikës kombëtare për zhvillim industrial, inovacion dhe ndërmarrësi nën udhëheqjen e MINT, ajo sjelli në vëmendje se shkëmbimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm midis politikës dhe biznesit është thelbësor, veçanërisht tani në këto kohë sfiduese, pasi kostot socio-ekonomike po bëhen gjithnjë e më të dukshme, si shkak i rritjes së çmimeve të energjisë, zinxhirët e ndërprerë të furnizimit, varësitë e dhimbshme për lëndët e para, të cilat ndërmarrjet tona po i përjetojnë drejtpërdrejt.

Në këtë ngjarje, të pranishmit u njoftuan me gjerësisht për sektorët kryesorë industrialë të analizuar nga perspektiva e zingjirit të vlerës, nga drejtoresha e Departamentit të Industrisë, znj. Valbona Dushi dhe për hartimin e ligjit për inovacion dhe ndërmarrësi, nga drejtoresha e Departamentit të Inovacionit, znj Laura Zherka, si dhe për instrumentet përkrahëse për ndërmarrjet fillestare, të vogla dhe të mesme nga u.d kryeshefit të Agjencisë KIESA, z. Zef Dedaj. Në diskutim e sipër me ndërmarrësit, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, ka shtjelluar rëndësinë e konceptit të ekosistemit si dhe efektin e madh që mund të krijojë ky ekosistem në shoqëri.

Bashkëbisedimet me ndërmarrësit, nga ministrja Hajdari me kolegë dhe të ftuarit në panel nga akademia, sektori privat dhe expertizës për inovacion dhe ndërmarrësi nga GIZ, vazhduan me reflektime të sinqerta në çështjet e ngritura lidhur me barrierat administrative për të bërit biznes dhe përparësitë për krijimin e bashkëpunimeve të strukturuara dhe të vazhdueshme në mes sektorit publik dhe privat, me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë se ndërmarrjeve vendore dhe zhvillimit te qëndrueshëm socio ekonomik. /Kosovatimes/

You Might Also Like

September 3, 2025

Sindikatat: Pagat nuk përputhen me koston e jetesës

Dogana parandalon hyrjen e 7,500 produkteve të falsifikuara në vend

Shefi i BQE-së: Politika monetare e SHBA-së nuk duhet të varet nga diktatet e një personi

AIP paralajmëron qytetarët për mashtrimet online

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Djali rrah babanë në Viti

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
Bie nga shtegu i shkëmbinjve të Velloit dhe vdes
55-vjeçarit në Viti i gjenden pesë armë dhe 509 fishekë në shtëpi, arrestohet
Dhimbjet e muskujve dhe kyçeve zhduken në sekonda: Ju duhet vetëm një përbërës i lirë që gjendet kudo
Figaro: “Vuçiq ra në kurthin e tij dhe tani Putini po e shqetëson”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?