By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre
June 7, 2025
Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!
June 7, 2025
Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus
June 7, 2025
Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi
June 7, 2025
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me ShBA-në
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me ShBA-në
Rajon / Botë

Rusia është gati për shkëmbimin e të burgosurve me ShBA-në

Kosova Times
Last updated: 2022/11/18 at 3:45 PM
Kosova Times Published November 18, 2022
Share
SHARE

Zëvendësministri i jashtëm rus, Sergei Ryabkov, deklaroi se Moska shpreson që mund të arrihet një marrëveshje me Uashingtonin mbi shkëmbimin e të burgosurve.

Rusia shpreson për një shkëmbim të të burgosurve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshi një shkëmbim të trafikantit rus të armëve Viktor Bout.

Zëvendësministri i jashtëm rus Sergei Ryabkov, tha: “Dua të shpresoj që të mos mbetet vetëm perspektiva e një shkëmbimi të mundshëm, por dhe se do të vijë momenti kur do të arrijmë një marrëveshje konkrete.

“Amerikanët po shfaqin aktivitet të jashtëm, ne po punojmë profesionalisht përmes një kanali të veçantë të krijuar për këtë arsye,” tha Ryabkov.

“Viktor Bout është në mesin e atyre që po diskutohen dhe ne sigurisht që shpresojmë në një rezultat pozitiv”.

Shkëmbimi i mundshëm i të burgosurve do të përfshinte edhe basketbollisten amerikane Brittney Griner, e cila përballet me nëntë vjet burg në Rusi pasi u dënua për akuzat e trafikut të drogës, dhe ish-marinsin Paul Whelan.

Ky i fundit po vuan një dënim 16-vjeçar në Rusi pasi u dënua për akuzat për spiunazh, të cilat ai i mohon.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, me tensionet e ngritura për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Kremlini.

Ryabkov tha se Moska ishte gjithashtu gati për bisedime të nivelit të lartë me Uashingtonin lidhur me “stabilitetin strategjik”, ku përfshihet traktati i ri “START”.

Traktati, i nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti amerikan Barack Obama dhe presidenti rus Dmitry Medvedev, kufizon çdo vend që të ketë jo më shumë se 1550 koka bërthamore të vendosura dhe 700 raketa dhe bombardues aktivë, dhe parashikon inspektime gjithëpërfshirëse në vend për të verifikuar pajtueshmërinë.

Në shkurt 2021, vetëm disa ditë para se të skadonte traktati, Moska dhe Uashingtoni ranë dakord ta zgjasin atë edhe për pesë vjet të tjerë.

Por në gusht të këtij viti, Rusia informoi Shtetet e Bashkuara për një ngrirje të inspektimeve nga pala amerikane të armëve të saj bërthamore, duke pretenduar se sanksionet perëndimore të vendosura ndaj Moskës për pushtimin e saj të Ukrainës, së bashku me kufizimet e vizave, kishin penguar inspektime të ngjashme në SHBA nga vëzhguesit rusë.

Zyrtarët rusë dhe amerikanë pritet të takohen së shpejti në kryeqytetin egjiptian, Kajro, nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar traktatin.

“Amerikanët e dinë pozicionin tonë. Kjo përkon me atë që ne ofruam dhe shprehëm në periudhën kohore para se ta prishnin atë në mënyrë të njëanshme,” tha Ryabkov.

Rybakov theksoi gjithashtu se “nuk ka asgjë për të diskutuar” në lidhje me Ukrainën, duke pasur parasysh “pozicionet dhe qasjet rrënjësisht kontradiktore” që kanë të dyja palët për këtë çështje.

Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt. Që atëherë, Shtetet e Bashkuara, NATO dhe shumë nga aleatët e tyre e kanë dënuar agresionin dhe kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, qeverisë së saj dhe shumë prej atyre që janë afër presidentit Vladimir Putin.

Bisedimet për shkëmbimin e të burgosurve mund të përfshijnë edhe disa shtetas të tjerë amerikanë që aktualisht janë duke vuajtur dënime me burg në Rusi.

Muajin e kaluar, një tjetër ish-marins amerikan, Robert Gilman, u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për sulmin ndaj një oficeri policie në gjendje të dehur.

Në korrik, Marc Fogel, një ish-punonjës i ambasadës së SHBA-së në Moskë, u dënua me 14 vjet burg për kontrabandë “në shkallë të gjerë” të kanabisit.

61-vjeçari Fogel thotë se barnat — më pak se 20 gram marihuanë — ishin përshkruar në mënyrë mjekësore për të menaxhuar dhimbjet kronike nga një dëmtim i shpinës.

Në prill, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara shkëmbyen Trevor Reed me një pilot rus të dënuar për kontrabandë droge. Reed, gjithashtu një ish-marins amerikan, u dënua me nëntë vjet burg pasi dyshohet se sulmoi oficerët e policisë në gjendje të dehur.

You Might Also Like

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

Kreu i Dumës Ruse kërcënon Gjermaninë: Mos lejoni që gjithçka të përfundojë si Lufta e Dytë Botërore!

Në Uashington u dha alarmi. Ata nuk duan që t’u ndodhë skenari rus

Pamje të papara më parë. Filmuar të gjithë udhëtimin e dronit ukrainas nga kamioni deri te bombarduesi

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kosova Times November 18, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Dy shtete – një zgjidhje e tillë e konfliktit palestinezo-izraelit do të çojë në fitoren e vetme të mundshme

Kosova Times Kosova Times November 17, 2023
Osmani: FSK po zhvillohet me standarde të NATO-s
Osmani: Na duhen aleatët, Kosova nuk mundet të ecë përpara vetë
Katari thotë se nga sulmet e Huthëve po preken dërgesat me gaz
78 trupa të punëtorëve të paligjshëm u gjetën ne miniere në Afrikën e Jugut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?