By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Skuadra e abuzuar e Katarit 2022
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Skuadra e abuzuar e Katarit 2022
Sport

Skuadra e abuzuar e Katarit 2022

Kosova Times
Last updated: 2022/11/19 at 11:28 PM
Kosova Times Published November 19, 2022
Share
SHARE

Ngjarja që Katari ka pritur nga viti 2010, është gati për të nisur.

Me 32 skuadra pjesëmarrëse, të ndara në tetë grupe, Kampionati Botëror i Futbollit hap dyert e stadiumeve të dielën e 20 nëntorit.

Qindra mijëra tifozë ndërkombëtarë pritet të mbushin tribunat; miliona të tjerë do të ndjekin turneun prestigjioz nga ekranet televizive.

Me më pak se tre milionë banorë, Katari është vendi më i vogël në histori që organizon Kupën e Botës, por ka shpenzuar mbi 220 miliardë dollarë për t’u përgatitur për ngjarjen.

Ka ndërtuar nga fillimi stadiume, autostrada, sistem metroje, aeroport të ri dhe ndërtesa shumëkatëshe banimi.

Sipas të dhënave të Qeverisë, rreth 30.000 punëtorë të huaj janë punësuar vetëm për ndërtimin e stadiumeve – shumica e tyre nga Bangladeshi, India, Nepali dhe Filipinet.

Në dukje, investimet janë marramendëse, por të paguara me “mijëra jetë punëtorësh”, thonë grupet për të drejtat e njeriut.

Të migruar nga vende të ndryshme, punëtorët janë përballur me kushte të rënda pune, por edhe banimi në Katar.

Në një raport të publikuar në shkurt të vitit 2021, gazeta britanike Guardian ka vlerësuar se mbi 6.500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Shri Lanka kanë vdekur në Katar, prej se vendi i Gjirit Persik ka fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës, në vitin 2010.

Numri bazohet në të dhënat e ambasadave të vendeve në Katar.

Qeveria e Katarit ka thënë se shifra është “mashtruese”, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara, janë të njerëzve që kanë punuar në projekte të lidhura me Kupën e Botës.

Sipas të dhënave të saj, në periudhën 2014-2020, “37 punëtorë kanë vdekur” në kantieret e ndërtimit të stadiumeve të Kupës së Botës. Prej tyre, vetëm tri vdekje kanë qenë “të lidhura me punën”.

“Katari nuk i heton vdekjet e punëtorëve migrantë”

Nën presionin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Katari, në vitin 2017, është zotuar se do t’i përmirësojë kushtet për punëtorë – nisur nga kufizimi i orëve të punës deri te rritja e standardeve në kampet ku jetojnë.

Nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International (AI), me seli në Londër, thonë se punëtorëve në Katar u janë reformuar disa të drejta, por se situata mbetet larg të qenët aty ku duhet.

“Vazhdojmë të shohim mijëra e mijëra punëtorë, që përballen me abuzim dhe shfrytëzim shumë të rëndë në punë, fatkeqësisht”, thotë Ella Knight, hulumtuese e të drejtave të punëtorëve pranë AI-së.

“Një nga problemet e mëdha që shohim, është vjedhja e pagave. Punëtorët nuk paguhen ndonjëherë me muaj të tërë. Kemi dokumentuar po ashtu punëtorë migrantë, sidomos në sektorin e rojeve të sigurisë, që detyrohen të punojnë deri në 12 orë në ditë, çdo ditë të javës, dhe me muaj të tërë pa asnjë ditë të lirë, sepse punëdhënësit i kërcënojnë me gjoba financiare”.

“Problem i madh këtu është se Katari nuk i heton vdekjet e punëtorëve migrantë në shumë raste. Kjo do të thotë se familjarët e punëtorëve që vdesin në Katar, lihen me pyetje pa përgjigje dhe pa mundësinë e kërkimit të dëmshpërblimit”.

Radio Evropa e Lirë: Sa kohë ka që zgjat kjo situatë?

Ella Knight: “Punëtorët migrantë në Katar janë keqshfrytëzuar për shumë e shumë vite. Kjo nuk ka nisur me Kupën e Botës. Por, natyrisht, kur organizimi i Kupës së Botës i është dhënë Katarit, vendi ka pasur nevojë për ndërtimin e një infrastrukture masive. Dhe ka qenë një numër jashtëzakonisht i lartë i punëtorëve që kanë arritur nga viti 2010 e këndej, për të ndihmuar në organizimin e këtij turneu. Dhe, me sa duket, Kupa e Botës ka kërkuar që shumë nga kjo infrastrukturë të ndërtohet brenda afateve të shkurtra kohore, andaj edhe ka pasur presion në rritje ndaj punëtorëve migrantë”.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë reformat që janë bërë dhe sa vërehen në praktikë?

Ella Knight: “Punëtorët migrantë në Katar lejohen të largohen nga vendi ose të ndërrojnë punëdhënësin pa lejen e punëdhënësit. Ky është një hap i rëndësishëm. Por, ende sot, punëdhënësit kanë kontroll të madh mbi punëtorët, sepse lehtësisht mund t’ua anulojnë numrin e punës, ose t’i lajmërojnë në polici si të arratisur dhe, pastaj, punëtorët janë në rrezik të arrestimit dhe dëbimit”.

“Ky është një shembull, ku ka pasur ndryshim të mirë të politikës, por në praktikë, shumë punëtorë vuajnë ende nga punëdhënësit e tyre abuzues”.

“Po ashtu janë krijuar gjykata të reja të punës, për të dëgjuar ankesat e punëtorëve. Në letra shkruan se ato duhet të sjellin drejtësi për punëtorët brenda gjashtë javësh. Për fat të keq, ato nuk kanë kapacitete të mëdha dhe nuk arrijnë të përballojnë numrin e madh të punëtorëve që ankohen. Për shembull, punëtorët që nuk kanë marrë paga, kalojnë nëpër këtë sistem gjyqësor, por duhet të presin shumë e shumë muaj për të marrë një vendim pozitiv. Edhe kur marrin vendim pozitiv, nuk ka asnjë garanci se do t’u paguhen pagat që ua kanë borxh punëdhënësit”.

Radio Evropa e Lirë: Përse lejohen të vazhdojnë këto abuzime?

Ella Knight: “Fatkeqësisht, autoritetet nuk janë duke i zbatuar ende në mënyrë efektive ligjet e tyre. Ato nuk kërkojnë llogari nga punëdhënësit abuzues, nuk i ndëshkojnë në mënyrë efektive punëdhënësit që shkelin rregullat”.

Autoritetet e Katarit janë vetëmbrojtur vazhdimisht përballë raporteve kritike nga grupet e të drejtave të njeriut dhe kanë pohuar se kanë bërë përparim të konsiderueshëm në avancimin e të drejtave të punëtorëve.

“Prej se kemi fituar nderin e organizimit të Kupës së Botës, Katari është përballur me një fushatë të paprecedentë, që asnjë vend tjetër nikoqir nuk e ka pasur”, ka thënë në fillim të këtij muaji udhëheqësi i vendit, sheiku Tamim bin Hamad al-Thani.

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino, ka bërë tituj lajmesh në muajin maj, kur ka thënë se ata që kanë ndërtuar stadiumet e Kupës së Botës duhet të ndiejnë “dinjitet dhe krenari”.

Çështja duket se ka depërtuar edhe te protagonistët kryesorë të ngjarjes: futbollistët.

FIFA, në fillim të nëntorit, u ka shkruar të 32 skuadrave garuese, duke u kërkuar “të fokusohen në futboll”. Sipas saj, sporti “nuk duhet të japë mësime morale”.

Në përgjigje, dhjetë shoqata evropiane të futbollit kanë thënë se “të drejtat e njeriut janë universale dhe zbatohen kudo”.

Letra e FIFA-s është kritikuar edhe nga Amnesty International dhe nga organizata të tjera për të drejtat e njeriut, të tilla si Human Rights Watch.

You Might Also Like

Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë

Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë

Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’

S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Kosova Times November 19, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Në Samitin për Klimën miratohet marrëveshje për shmangie të lëndëve djegëse të papërpunuara

Kosova Times Kosova Times December 13, 2023
Rikthehen linjat e transportit në Gjermani
72 aktakuza kundër 81 personave
Macron thotë se Franca do të trajnojë pilotët ukrainas
Holanda e fiton medaljen e artë në atletikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?