By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë
Lajme

Kurti: Fëmijët e sotëm janë ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 3:03 PM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Me rastin e Ditës Botërore për të Drejtat e Fëmijëve sot u mblodh Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. Ky komitet siguron këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve në të gjitha fushat, sidomos në ato të arsimit, drejtësisë, shërbimeve sociale, shëndetësisë dhe kulturës.

Para anëtarëve të Komitetit dhe të fëmijëve të pranishëm, Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij, tha se përveçse se të shënojnë një ditë të rëndësishme për të gjithë, jemi mbledhur sot që të dëgjojmë dëshirat dhe shqetësimet e fëmijëve tanë, reflektojmë mbi progresin tonë dhe të theksojmë domosdoshmërinë për të bërë më shumë. “Nuk ka dyshim që fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e secilës shoqëri. Përfshirë shoqërinë tonë. Janë fëmijët e sotëm ata që nesër do të ndërtojnë institucione të reja e do ta zhvillojnë e përparojnë vendin tonë”, deklaroi kryeministri.

Duke iu referuar synimeve dhe zotimeve në programin qeverisës, kryeministri Kurti tha se po vazhdojmë të investojmë mundin, kohën, energjinë dhe burimet, në të gjitha aspektet ku fëmijët kanë nevojë, për t’u rritur të shëndetshëm e të lumtur, për zhvillimin në fëmijëri të hershme, për mbrojtje, mos diskriminim, me pjesëmarrje e fuqizim.

Më tej, ai përmendi shtesat për fëmijë, të cilat gjatë vitit të ardhshëm do të përfshijnë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare; ndërtimin e çerdheve, që në buxhetin e vitin të ardhshëm janë buxhetuar 11 sosh; stafin shtesë për çerdhe; ligjin e miratuar në qeveri për arsimin e fëmijërinë e hershme; thirrjen e përbashkët me presidenten e vendit, Bankës Botërore dhe UNICEF për Veprim dhe Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme; dhe angazhimin e 500 asistentëve për fëmijë me aftësi të kufizuara e më nevoja të veçanta të paraparë në buxhetin për vitin 2023, si investimet e tona që përtej mirëqenies së fëmijëve tani, garantojnë kthime të konsiderueshme për të ardhmen.

Përkundër të gjitha punëve që kemi bërë, e që vazhdojmë të bëjmë, kryeministri Kurti u shpreh se për fëmijët gjithmonë mund e duhet të bëhet më tepër.

“Fëmijët meritojnë më shumë – vendi ynë meriton më shumë. Por edhe fëmijët meritojnë më shumë nga vendi ynë, nga shteti, nga institucionet e sistemi politik, ekonomik e kulturor të Republikës së Kosovës. Edhe vetëdije më e lartë shoqërore, edhe përgjegjësi më e madhe institucionale. Kjo ditë na bën thirrje, pra, për të bërë më shumë veprim kolektiv”, tha kryeministri Kurti.

Ai u uroi fëmijëve Ditën Botërore për të drejtat e tyre, duke shtuar se kjo ditë është gjithashtu një thirrje për të ripërqendruar vëmendjen te fëmijët dhe për të punuar së bashku për të tashmen e të ardhmen e tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis trajnimi për noterët e rinj, ministrja Haxhiu: Iu urova suksese të gjithëve

Kosova Times Kosova Times September 21, 2024
Gjenerali amerikan: Rusia humbi më shumë se 70 avionë në Ukrainë
Maloku: Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personaliteti, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Aliu në Mal të Zi, diskuton për rrugët Pejë-Rozhajë dhe Deçan-Plavë
Kallas: Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e familjes evropiane
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?