By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”
June 30, 2025
Makinat e policise me shpejtësi të plotë mbi qytetarët: Policia i trajtoi brutalisht qytetarët gjatë protestës VIDEO FOTO
June 30, 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
June 30, 2025
Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t
June 30, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reklamat Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Reklamat Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave
Rajon / Botë

Reklamat Qeverisë shihen si ndikim mbi pavarësinë e mediave

Kosova Times
Last updated: 2022/11/20 at 3:56 PM
Kosova Times Published November 20, 2022
Share
SHARE

Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë kanë miratuar leximin e parë të ndryshimeve në Ligjin për mediat, përkatësisht një nen të tij, që heq kufizimet mbi kthimin e reklamave në radiot dhe televizionet private që transmetojnë program në nivel nacional.

Me ndryshimet ligjore, përveç heqjes së ndalimit, vendoset detyrimi që shteti dhe komunat të kenë nga një deri në katër fushata publike në vit që do të transmetohen në radiot dhe televizionet komerciale nacionale.

Financimi i fushatave me interes publik sigurohet nga buxheti në masën e detyrueshme prej 0.1 për qind.

Maqedonia e Veriut për vitin 2023 ka projektuar një buxhet prej rreth 5.3 miliardë euro, që do të thotë se 5.3 milionë euro do të destinohet për fushatat e karakterit publik dhe prej tyre, 80 për qind apo rreth 4 milionë euro për mediat elektronike nacionale dhe 20 për qind për mediat elektronike rajonale dhe lokale.

Një ligj i ngjashëm ishte në fuqi në qeverisjen e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, por u shfuqizua në vitin 2017 nga Qeveria e Zora Zaevit pas kritikave të shumta në opinion dhe reagimeve të faktorit ndërkombëtar, për ndikimin e Qeverisë në punën e mediave përmes financimit të fushatave.

Në projektligjin që gjendet para deputetëve, thuhet se “ndryshimet bëhen për transparencë më të madhe në zgjedhjen e fushatave transmetuese me interes publik, si dhe zbatimin dhe transmetimin më të shpeshtë të tyre për sensibilizimin e publikut”.

Qeveria, si propozuese e ligjit, miratimin e tij e ka arsyetuar me “nevojën e sensibilizimit të opinionit me fushata të ndryshme, p.sh si ajo për kujdesin dhe parandalimin e sëmundjes COVID-19, me fushata për mbrojtjen e ambientit, ngritjen e vetëdijes për çështje arsimore dhe në fusha tjera të interesit të përgjithshëm.

Por, njohësit e çështjeve të mediave thonë se ndryshimet për kthimin e reklamave në mediat nacionale kanë për qëllim “vendosjen e kontrollit të Qeverisë mbi politikat redaktuese të mediave”.

Naser Selmani, profesor i Gazetarisë në Universitetin e Tetovës dhe ish-kryetar i Shoqatës së Gazetarëve, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet ligjore janë të drejtuara kundër lirisë së mediave, ndërsa ligjin e quan “armiqësor”.

“Me këtë ligj, Qeveria i shtetëzon mediat private apo televizionet private në Maqedoni të Veriut. Ideja është shumë e thjeshtë, të vendosë kontroll, t’i bëjë të varura financiarisht dhe përmes kësaj të kontrollojë politikën e tyre editoriale, me të vetmin qëllim që krimin dhe korrupsionin që ekziston këtu mediat të mos e denoncojnë. Ky është një ligj korruptiv që do të na kthejë mbrapa. Ky është ligji më i keq, ligji më armiqësor që mund ta sjellë një qeveri e drejtuar kundër lirisë së mediave”, thotë Selmani.

Ai thotë se mbështetja e ndryshimeve ligjore nga të gjitha partitë politike, si në pushtet dhe opozitë, dëshmon se ato kanë të njëjtin qëllim “kontrollin e punës së mediave” që është në kundërshtim me standardet evropiane.

“Kjo tregon se ky estabilishment politik në qeveri dhe në opozitë, nuk është për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Me këtë ata po tregojnë se ky vend nuk duhet të integrohet në BE. Kishim qëndrimin e ambasadorit evropian kur tha se ky ligj nuk është konform standardeve evropiane. Por, pavarësisht kësaj, këta po e shtyjnë këtë ligj. Ideja është e qartë, të bie simpatia ndaj mediave, të kontrollohen mediat, dhe partitë e estabilishmentit, qofshin në pushtet dhe opozitë, të vazhdojnë të qeverisin në mënyrë korruptive dhe në mënyrë të papërgjegjshme”, vlerëson Selmani.

Në një prononcim për gazetën “Sloboden Peçat”, duke komentuar ndryshimet që janë në procedurë për miratim në Kuvend, ambasadori i BE-së, David Geer, ka deklaruar:

“Ndryshimet në ligjin për shërbimet mediatike audio dhe audiovizive të propozuara me procedurë të shkurtuar, shtrojnë çështje të rëndësishme që lidhen me pavarësinë e medias dhe më gjerë me interesin publik… Ndryshimet e tilla duhet të jenë në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të BE-së dhe duhet të bëhen në bazë të konsensusit politik dhe pas konsultimit me të gjithë aktorët përkatës”.

Mendim të ngjashëm ka edhe Mlladen Çadikovski, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (ShGM). Kjo shoqatë ka reaguar edhe dy vjet më parë, kur kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev bëri të ditur rikthimin e reklamave “për t’u ndihmuar mediave”.

Si atëherë, ashtu edhe tani, ShGM-ja mbetet në qëndrimin se ndryshimet do t’i mundësojnë Qeverisë të ndikojë raportimin e mediave.

“Nëse një ligj i tillë miratohet ashtu siç është propozuar, besojmë se do të rrënojë imazhin mediatik, sepse një pjesë e madhe e mediave mendojnë se miratimi i ligjit është do të ketë pasojë mbi punën e pavarur të mediave”, thotë Çadikovski.

ShGM-ja angazhohet për zbatimin e praktikave evropiane, respektivisht formimin e një Fondi për produkte mediatike dhe gazetareske, i cili beson se do të mundësojë konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të redaksive profesionale.

Prej vitesh, reklamat jotransparente qeveritare janë kritikuar ashpër në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare.

You Might Also Like

Mediat gjermane mbi arrestimet e qytetarëve dhe frikën e Vuçiçit nga zgjedhjet: “Sikur në prag të luftës civile”

Makinat e policise me shpejtësi të plotë mbi qytetarët: Policia i trajtoi brutalisht qytetarët gjatë protestës VIDEO FOTO

Italia planifikon të ndërtojë një urë drejt Siçilisë për të përmbushur objektivin e NATO-s, do ta emërojë atë sipas Silvio Berlusconi-t

Axhenda ndërkombëtare

SHBA: Një snajper vrau dy zjarrfikës ndërsa po shuanin një zjarr në Idaho, policia është ende në kërkim të tij

Kosova Times November 20, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të RS-së nën dyshimet për “sulm ndaj rendit kushtetues”

Kosova Times Kosova Times December 24, 2024
Kovaçevski: Paqja në Kosovë do të thotë paqe për Ballkanin Perëndimor
KQZ-ja ia heq Belerit mandatin në Himarë, Begajt i kërkohet të shpallë zgjedhjet
Aktakuzë për fajde ndaj 5 personave në Prizren
OBSH: Nuk ka spitale funksionale në veri të Gazës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?