By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!
Opinion

A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 1:26 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Sikur ne shqiptarët ta kishim afinitetit e përvetësimit të gjërave pozitive në vend të atyre negative, sot do të ishim njëri nga popujt më të zhvilluar të kontinentit evropian. Mirëpo, për fatin e keq, punët e mira nuk na bëjnë përshtypje aq sa na bëjnë ato negative. Për punët e mira flasim pak, kurse për rastet negative nuk ndalemi së foluri me ditë e javë të tëra.

Humbja e anës njerëzore, humbje e çdo gjejë në jetë

Për dukuritë e shumta negative të shoqërisë sonë, gjithnjë fajin ua kemi hedhur pushtimeve të gjata. Mirëpo, paslufta në Kosovë na i nxori në sipërfaqe të gjitha të metat dhe anët negative të shoqërisë sonë.

Gara e ashpër e politikanëve për të ardhur në pushtet dhe vrapimi pas privilegjeve të pushtetit, i ka joshur edhe qytetarët e varfër të ngarendin pas politikanëve të korruptuar me shpresën për grabitur diçka nga gjahu i pushtetarëve, të cilët u vardisën pas politikanëve milionerë duke i harruar shokët dhe miqtë e deridjeshëm, duke i harruar veprimtarët dhe aktivistët e ndershëm, duke i harruar kontribut dhënësit dhe luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë.

Ambiciet për pushtet dhe pasurim të paligjshëm, kanë bërë që të largohemi aq shumë nga vlerat tona, saqë gjithnjë e më pak po u ngjajmë atyre shqiptarëve të viteve të ’90-ta, të atyre që e ndanin çdo gjë që kishin më njëri-tjetrin.

Interesi apo djalli i keq mes shqiptarëve

Në të kaluarën nuk kishim shumë, por e kishim zemrën e madhe, ishim më human dhe më solidarë se që jemi sot. Ishim të shtypur nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit, por ishim më të bashkuar më njëri-tjetrin, e donim dhe respektonim njëri-tjetrin sikur të ishim vëllezër të të njëjtëve prindër.

Ndërsa, sot në Kosovën e lirë, në vend të dashurisë vëllazërore ka hyrë interesi si djall mes nesh, egoja dhe xhelozia si thika pas shpinës së njëri-tjetrit.

Derisa në të kaluarën jo shumë të largët (viteve të ’90-ta) e ndanim kafshatën e gojës me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’ia nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit!

Një degdisje dhe katandisje e tillë mes shqiptarëve nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë historisë.

“Meritat” për këtë katandisje të shoqërisë kosovare përgjatë këtyre viteve të lirisë dhe pas pavarësisë nuk i kanë pushtuesit, por partitë politike dhe politikanët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave, të shndërruar në kusarë të pangopshëm të plaçkitjes së çdo pasurie publike dhe shtetërore nga djersa dhe mundi i qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Nepotizmi dhe klientelizmi, sëmundje kronike e partive politike

Nepotizmin, klientelizmin dhe punësimet familjare nëpër institucione shtetërore janë produkt i kësaj klase politike dhe jo meritë e Serbisë. Kjo e fundit (Serbia) ka qëllime grabitqare ndaj Kosovës dhe kjo nuk është befasi për qytetarët e Kosovës. Por, befasi e papritur ishte dhe është trajtimi i Kosovës si plaçkë lufte nga të gjithë politikanët e pasluftës pa përjashtim.

Të tillë i bëri egoja për pushtet dhe pasurim të pakufishëm kundrejt një popullate të varfër, për të cilën nuk bënë asgjë të mirë.

Madje edhe investimet në infrastrukturën rrugore gjithnjë janë bërë në prag të fushatave zgjedhore dhe sipas shtrirjes gjeografike të elektoratit të partive në pushtet.

Asnjëra nga partitë aktuale pa dallim pushtet dhe opozitë, nuk e kanë të drejtën të krekosen që kanë bërë diçka të mirë për qytetarët e vendit, kur për 23 vjet rresht nuk arritën të krijojnë një bazë të sigurimeve shëndetësore për qytetarët e vendit.

Sigurimet shëndetësore janë bazike dhe jetike për të ardhmen e një shoqërie njerëzore, janë siguria dhe shpresa për jetë në shtetin e Kosovës. Lënia anash e sistemit publik shëndetësorë dhe fuqizimi i sektorit privat shëndetësorë, për qytetarët e varfër janë pak më tepër diskriminuese, janë vrastare për të moshuarit dhe të sëmurit me gjendje të rënduar socio-ekonomike dhe pa përkujdesje familjare.

Qytetarët vetëm numra për vota të kusarëve politikë

Moskujdesja e politikanëve në krye të shtetit (nuk bëhet fjalë vetëm pushtetarët aktualë) për të moshuarit dhe të sëmurit është dhunim i të drejtave të njeriut, është fyerje dhe nënçmim ndaj shumicës së popullatës në Kosovë. Politikanët e sotëm, qytetarët e këtij vendi nuk i trajtojnë si njerëz por vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore.

Pensionet dhe ndihmat sociale tepër të ulëta dhe diskriminuese janë të pamjaftueshme për nevojat e përditshme të të moshuarve dhe sëmurëve të cilët burim të vetëm ekzistencial i kanë të ardhurat nga shteti.

Të privilegjuar për shërim në sistemin publik dhe privat shëndetësorë janë të afërmit dhe të përshtatshmit e pushtetit, gjegjësisht ata që kanë lidhje familjare me njerëzit e veshur me petkun e pushtetit dhe familjarët e militantëve partiak, përmes lidhjeve nepotike dhe korruptive.

Në të kundërtën, ata që nuk u përkasin këtyre kategorive, sorollaten poshtë e lartë korridoreve të spitaleve duke bredhur nga njëri spital në tjetrin derisa t’i “shpëtojë” vdekja nga trajtimi çnjerëzore që ju bëhet në institucionet tona publike shëndetësore, ngase tek ato private nuk e kanë guximin as t’iu afrohen objekteve shkaku i gjendjes së rënduar ekonomike.

Për habi, intelektualët kanë mbetur vetëm vrojtues të kësaj situate, pa e thënë asnjë fjalë dhe pa e bërë asnjë veprim në përmirësimin e gjendjes paradoksale të krijuar në vendin tonë. Heshtja është pajtim me të keqën dhe largim nga vlerat njerëzore. Në këtë situatë, vetvetiu vjen pyetja logjike; “A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!”

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kryeqyteti ende pa shtatoren e komandantit legjendar, Adem Jashari

Kosova Times Kosova Times February 23, 2025
Kurti: Fillon normalizimi i furnizimit me ujë për qytetarët dhe fabrikat
Diplomatët amerikanë të tronditur për shkak të ndryshimeve në Departamentin e Shtetit, buxheti do të përgjysmohet
Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
Tre persona të vdekur nga të shtënat në Bangkok, arrestohet i dyshuari 14-vjeçar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?