By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”
Lajme

Kuvendi nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”

Kosova Times
Last updated: 2022/11/21 at 3:55 PM
Kosova Times Published November 21, 2022
Share
SHARE

Kuvendi i Republikës së Kosovës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Federatën Pan-Shqiptare “Vatra”, për bashkëpunim për krijimin dhe hartimin e një strategjie mbarëkombëtare.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Elmi Berisha.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Federata Pan-Shqiptare Vatra ka lënë gjurmë në shtetndërtimin e Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm për pavarësinë e Kosovës dhe për gjithçka që ka qenë e mirë dhe e nevojshme për bërjen e shtetit.

Konjufca shtoi se dyert e Kuvendit gjithnjë do të jenë të hapura për këtë Federatë dhe inkurajon që të vazhdojë njëjtë me punën e saj sikur deri më tani.

Ndërsa kryetari i Federatës “Vatra”, Elmi Berisha, tha se tash është koha më e mirë që të kanalizohen energjitë tona, intelektuale dhe lobuese, në mënyrë që të formalizohet njohja reciproke me Serbinë.

Sipas tij, kjo energji duhet të përdoret nga shqiptarët me të gjitha institucionet e tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes këtij memorandumi Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Federata “Vatra” zotohen se do të bashkëpunojnë në aktivitete, duke pasur parasysh pikat e interesit të përbashkët. Kuvendi do të mbështes aktivitetet e kësaj Federate dhe promovimin e tyre, ndërsa Federata “Vatra”, sipas nevojës do të ofrojë mbështetje për Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës, me qëllim rakordimin e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe lobimit në favor të Kosovës.

Sipas Memorandumit po ashtu Federata Pan-Shqiptare “Vatra” do të shërbejë si promovuese dhe garantuese e hapësirave dhe mundësive që ofron ekonomia dhe tregu i Republikës së Kosovës për komunitetet shqiptaro-amerikane të biznesit në Amerikë, ndërsa Kuvendi i Kosovës dakordohet të bashkëpunojë në fushën e sigurisë kombëtare, politikës së jashtme, ekonomisë dhe biznesit, si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, gjithmonë duke pasur primare interesat kombëtare dhe ndërkombëtare në bashkëpunim me politikën e SHBA-ve dhe BE-së. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i jashtëligjshëm

Kurti takon ambasadorin Hargreaves

Sistemi i ri të BE-së, transportuesit në Maqedoni bllokojnë pikat kufitare

Kurti përshëndet nxënësit e Kosovës për suksesin në Olimpiadën NEO në SHBA

Pas disa orëve ngujim minatorët dalin të sigurt nga miniera

Kosova Times November 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Vitia: Përmirësimi i shërbimeve mjekësore, synim i vazhdueshëm i MSh-së

Kosova Times Kosova Times April 7, 2023
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
IKD: Besnik Tahiri deputeti më aktiv, Ganimete Musliu nga deputetet gra
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë gra
Ministria izraelite e Shëndetësisë refuzon të trajtojë anëtarët e Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?