By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës
July 14, 2025
A është Trump më në fund i gatshëm ta thërrasë Putinin të japë llogari?
July 14, 2025
Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës
July 14, 2025
AKA pranohet në institucionin më të lartë evropian për cilësinë në arsim
July 14, 2025
Kushtetuesja konstaton shkelje në rastin e gjykimit të Shkëlzen Fetiut
July 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani nis pasurimin e uraniumit në 60%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani nis pasurimin e uraniumit në 60%
Rajon / Botë

Irani nis pasurimin e uraniumit në 60%

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 9:27 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në uzinën nëntokësore bërthamore Fordow, raportoi një media shtetërore të martën. Ky veprim mund t’i zemërojë fuqitë perëndimore që po kërkonin nga Teherani zyrtar të tërhiqeshin nga planet nukleare duke e ringjallur marrëveshjen e vitit 2015.

Irani tashmë është duke e pasuruar uraniumin në 60 për qind në objekte të tjera. Kjo përqindje është dukshëm nën 90 përqindëshin që kërkohet për materiale për armë, por është mbi 20 përqindëshin që prodhonte Irani para marrëveshjes së vitit 2015 me fuqitë e mëdha. Kjo marrëveshje përcaktonte që uraniumi të mos pasurohej mbi 3.67 për qind.

“Në një letër për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Irani e ka informuar agjencinë se ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në uzinën Fordow duke përdorur centrifuga të avancuara IR-6”, raportoi agjencia e lajmeve ISNA.

Bordi i Guvernatorëve i IAEA-s, që përbëhet nga përfaqësues të 35 vendeve, të martën e kaloi një rezolutë që urdhëron Iranin të bashkëpunojë urgjentisht me ekipin e agjencisë që po heton gjurmë të uraniumit në tri uzina të padeklaruara, thanë diplomatë gjatë votimit prapa dyerve të mbyllura.

Agjencia e lajmeve, gjysmë-zyrtare, Fars, tha se Teherani ka filluar edhe procesin e “zëvendësimit të centrifugave të gjeneratës së parë (IR-1) me disa më të avancuara të tipit IR-6” në Fordow, një uzinë nëntokësore, që ndodhet brenda një mali.

Marrëveshja e vitit 2015 mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore ia lejon Iranit të përdorë vetëm centrifuga të gjeneratës së parë, IR-1. Por, pasi ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hoqi dorë nga kjo marrëveshje në vitin 2018, Teherani instaloi centrifuga më të avancuara dhe më efikase, si IR-2m, IR-4 dhe IR-6.

Në qershor, Reuters raportoi se Teherani e ka përshkallëzuar edhe më tutje pasurimin e uraniumit duke u përgatitur për përdorimin e centrifugave IR-6, të cilat mund të kalojnë lehtësisht nga një nivel i pasurimit në tjetër, në uzinën Fordow.

Rrjeti televiziv i Iranit, SNN, tha se Teherani ka filluar instalimin e grupeve të centrifugave më të avancuara në uzinën nukleare në Natanz dhe Fordow, duke shtuar se po e bën këtë si “përgjigje të fuqishme” kundrejt rezolutës së fundit të IAEA.

“Irani ka filluar procesin e injektimit të gazit në dy grupimet e centrifugave të avancuara IR-2m dhe IR-4 në uzinën nëntokësore Natanz”, raportoi SNN.

Kjo rezolutë e IAEA-s është e dyta e këtij viti që ka për cak Iranin dhe hetimin për të cilin Irani po kërkon të mbyllet. Ky hetim është bërë pengesë për vazhdimin e negociatave për rikthim të marrëveshjes së vitit 2015.

Të hënën, Ministria e Jashtme e Iranit e quajti këtë rezolutë “politikisht të motivuar”. Bisedimet indirekte mes Teheranit dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden për ta kthyer marrëveshjen e vitit 2015 kanë ngecur që në shtator, pasi që të dyja palët po kërkojnë më shumë fleksibilitet nga njëra-tjetra.

Përgjigja e dhunshme e Iranit ndaj protestave kundër qeverisë, që u nxitën nga vdekja e Mahsa Aminit sa ishte në mbajtje policore, dhe shitja e dronëve për Rusinë kanë bërë që ShBA-ja ta largojë fokusin nga rikthimi i marrëveshjes bërthamore, tha të hënën i dërguari i veçantë i SHBA-së për Iranin, Robert Malley.

Iran ka mohuar t’i ketë shitur dronë Rusisë për përdorim në luftën në Ukrainë.

You Might Also Like

Trump njoftoi furnizime me armë për Ukrainën me shpenzimet e Evropës

Mbi 10 miliardë euro të premtuara, mbi 200 marrëveshje të nënshkruara në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës

Trump dhe shefi i NATO-s do të flasin së shpejti. Rusët: Kjo do të përfundojë me një ultimatum bërthamor

SBU: Agjentët që vranë kolonel Ivan Voronich me urdhër të FSB-së janë eliminuar

Kryediplomatët miratojnë deklaratën, riafirmohet mbështetja për Ukrainën

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Zyra e Borrellit publikon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq

Kosova Times Kosova Times June 24, 2024
Haradinaj: Bizneset e diasporës jetike për qëndrimin e të rinjve në Kosovë
Drama në qiell – Boeing plot me pasagjerë fluturoi në stuhi, pasoi ferri (FOTO)
Osmani: Zvicra ndihmoi në rindërtimin e Kosovës që u ngrit nga hiri
Finlanda mund të shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?