By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë me gështenja me ftua dhe kërpudha
February 7, 2026
Gjellë me gështenja dhe kumbulla
February 7, 2026
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët e fundit
February 7, 2026
‘Bëra seks me një vajzë në një hotel dhe pastaj na pashë në një faqe pornografike. Çfarë tmerri!’
February 7, 2026
Një sulm masiv rus ndaj Ukrainës po vazhdon
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë
Lajme

Kurti: Reforma në administratë publike, thelbësore në programin e Qeverisë sonë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 6:02 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

‘’Reforma në administratë publike është pjesë thelbësore e reformave të planifikuara në programin e Qeverisë sonë. Është besim e qëndrim i yni se një administratë publike besnike ndaj shtetit, e ndershme, e shkolluar dhe e përgatitur, me efikasitet më të lartë është parakusht për politika të përmbushura zhvillimore’’, u shpreh kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në konferencën vjetore të organizuar nga Ambasada Britanike, në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.

Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se Reformimi i Administratës Publike është dhe parakusht për hapat avancues të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar që reforma dhe rrjedhimisht administrata që po ndërtojmë të jenë të bazuara mbi disa parime që respektohen gjerësisht nga vendet demokratike dhe të zhvilluara.

‘’Një administratë joefikase shkakton ngecje më pastaj në ofrimin e shërbimeve publike për nga cilësia, për nga sasia, shkakton gjithashtu edhe ngecje edhe në zhvillimin e proceseve të reformave në sektorët e tjerë’’, ka shtuar kryeministri Kurti.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndërmarrë hapa konkretë për të adresuar sfidat dhe problemet me të cilat përballet administrata por edhe qytetarët kur kanë nevojë të kenë ndërveprim me të.

Kryeministri Kurti ka veçuar dokumentet strategjike që trajtojnë këto çështje. “Plani për zhvillim kombëtar, bashkimi i tri strategjive për administratë publike në një të vetme dhe hartimi i saj për periudhën 2022-2027, hartimi i strategjisë për e-qeverisje e hartimi i strategjisë për siguri kibernetike janë ndër të tjera veprime esenciale të cilët tashmë i kemi ndërmarrë’’.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme ka rishikuar rrënjësisht ligjin për zyrtarët publikë dhe ka hartuar nga fillimi ligjin për paga në sektorin publik, për t’iu përshtatur aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri falënderoi të gjithë partnerët që janë duke përkrahur Qeverinë për këto reforma përmes projekteve e ekspertizës, duke shtuar se bashkëpunimi është padyshim komponentë shumë e rëndësishme në gjithë këtë proces.

Siç deklaroi ai, Qeveria është e përkushtuar për të siguruar sa më shumë punë dhe drejtësi, administratë bashkëkohore, besnike ndaj shtetit, e shkolluar në nivele sipërore, e shkathtë, me përgjegjshmëri e me ndershmëri. ‘’Kjo është bazë e domosdoshme për t’i mbërritur synimet tona të gjithë së bashku’’, potencoi kryeministri. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët e fundit

Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale kthjellimesh

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ish-komandanti i NATO-s në Evropë paralajmëron për kolapsin e aleancës lidhur me qëndrimin e Trump për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 2, 2025
Zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar: Fitore e madhe për Laburistët, Konservatorët janë jashtë pushtetit pas 14 vitesh
Raportohet se është sulmuar një bazë ajrore ruse në Krime
Kosova dhe Shqipëria i hapën dyert: A po bëhet Ballkani Perëndimor vatër imigrantësh?
Tani radhën e ka injoranca!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?