By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Rinia, pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Rinia, pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë
Lajme

Kurti: Rinia, pjesë aktive e kontribuuese drejt ndryshimeve progresiste në vendin tonë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 5:56 PM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar në Prizren nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me rininë për mua, është kënaqësi e veçantë. Unë u njoftova se këtu ka shumë grupe të ndryshme e shoqata të aktivistëve që përfaqësojnë së paku gjashtëmbëdhjetë komuna, nga Peja në Kamenicë, nga Dragashi në Mitrovicë dhe që të gjitha komunat përbrenda e në mes këtyre gjithandej, u shpreh Kryeministri Kurti.

Ne po punojmë që të rinjtë tanë të bëhen pjesë aktive, formale dhe jo formale, në shërbim të ndryshimit të përgjithshëm. Prandaj, kemi themeluar Komisionin Shtetëror për Rini, si mekanizëm koordinues ndërqeveritar në nivel politik, i cili takohet çdo tre muaj, tha më tej kryeministri.

Për të lehtësuar dhe përmirësuar punësimin e të rinjve, Qeveria ka mbështetur punën praktike në institucionet publike, 100 prej tyre për komunitetet pakicë, si dhe trajnimin e të rinjve përmes programeve, dhe dhënies së kuponëve për kurse në industri, me prioritet në teknologjinë e informacionit. Ndërsa, qytetarët, përfshirë studentët, Qeveria i ka mbështetur përgjatë dy pakove financiare, pra Pakos për Ringjallje Ekonomike, që ka filluar vjet dhe ka vazhduar sivjet dhe Pakos me Përballje me Inflacion.

Kryeministri theksoi se së shpejti do të lansohet Skema e punësimit të garantuar për të rinjtë, që do të aplikohet në Kosovë me potencial transformues për punësimin e tyre.

“Garantimi këtu është që çdo i ri të jetë i angazhuar në punë ose në edukim. Pra punësim ose shkollim, e me lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare e kemi grupin e parë me 10 profesionistë të rinj nga diaspora, që janë kthyer në Kosovë dhe do të kontribuojnë për gjashtë muaj rresht”, tha kryeministri.

Detyra jonë ndaj të rinjve, përtej programeve që ju shërbejnë drejtpërdrejt është ta fuqizojmë shtetin edhe për brenda dhe jashtë dhe ta zhvillojmë ekonominë për t’i shërbyer të gjithëve pa përjashtim. Më shumë aktivitet ekonomik, do të thotë më shumë para për shtetin, që do të thotë mandej më shumë investim për arsimin, për sigurinë, shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, theksoi ai.

Kryeministri theksoi se për Qeverinë, ekzistojnë katër parime mbi të cilat po reformojmë dhe ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë:

–          Zhvillimi i rinisë shtrihet përtej linjave ministrore me një perspektivë të gjerë mbi faktorët të cilët ndikojnë në jetën e tyre;

–          Përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe kjo është e domosdoshme për politikbërje;

–          Derisa ka përfshirje nga të gjitha institucionet publike, duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve; dhe,

–          Duhet të investohet në rininë, pra duhet të ketë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie gjithëpërfshirëse shtetërore.

Në Konferencën për Rininë, kryeministri kërkoi që kjo ngjarje të shërbejë jo vetëm si platformë diskutimi, por edhe si platformë e shkëmbimit të vlerave, ideve dhe nismave të të rinjve.

Detyra juaj, shtoi më tej ai, është që me dashuri dhe me optimizëm për vendin, të shtyni shoqërinë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë, që nuk përjashton asnjeri, do të thotë nuk bën as diskriminime e as privilegjime. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Imazhet satelitore: Kjo është një bazë kryesore ruse para dhe pas grusht shtetit në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times March 21, 2025
LDK: Ky pushtet është pushteti i shkeljeve kushtetuese dhe ligjore
Zyra e Borrellit publikon agjendën për takimin Kurti-Vuçiq
Mbytet varka me refugjatë në Mykonos, gjendet të mbytur 3 persona, 12 të zhdukur
Ministrit Sveçla i refuzohet vizita në Luginë: Serbia vazhdon me provokime
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?