By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Price: Kurti e Vuçiq të bëjnë lëshime, mos të rrezikohet paqja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Price: Kurti e Vuçiq të bëjnë lëshime, mos të rrezikohet paqja
Lajme

Price: Kurti e Vuçiq të bëjnë lëshime, mos të rrezikohet paqja

Kosova Times
Last updated: 2022/11/22 at 10:36 AM
Kosova Times Published November 22, 2022
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbutur tensionet. Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, thotë se Uashingtoni është i zhgënjyer që liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën të bien dakord me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë.

 

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrell dhe përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak për të arritur një kompromis të drejtë. Si kryeministri Kurti ashtu edhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë”, ka deklaruar Price.

SHBA, sipas tij, i bashkohet BE-së për t’i bërë thirrje Kosovës që të pezullojë menjëherë çdo masë të planifikuar që do të përshkallëzonte tensionet, përfshirë vendosjen e gjobave të automjeteve.

“Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, të përmbushin detyrimet e tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E ishte diplomati tjetër amerikan i akredituar në Kosovë, ambasadori Jeffrey Hovenier, i cili ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë vendimin për vendosjen e gjobave për qytetarët serbë që ngasin vetura të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka thënë se kërkesa i është bërë Qeverisë së Kosovës për t’i lejuar SHBA-së dhe BE-së që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje për targat.

Kësaj kërkese, kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht, duke pranuar kërkesën e ambasadorit Hovenier, dhe ka shtyrë për 48 orë vendimin për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times November 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Netanyahu: Përpjekja e Hezbollahut për të vrarë mua dhe gruan time ishte një gabim i rëndë

Kosova Times Kosova Times October 19, 2024
Izraeli kërkon nga Rusia të ndalojë fushatën e dezinformimit
Daçiq pretendon qe Serbia ndërtoi dhe financoi Iber Lepencin?!”
Mediat kryesore refuzojnë të nënshkruajnë dokumentin e Pentagonit, nuk duan të shkruajnë sipas rregullave të tij
Në Serbi kërkojnë referendum për marrëveshjen me Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?