By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë
July 3, 2025
Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim
July 3, 2025
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
July 3, 2025
Mediet belge shkruajnë për përfaqësimin ushtarak të Kosovës në Bruksel
July 3, 2025
Putin dhe Trump folën. Putin i tha se nuk do të hiqte dorë nga qëllimet e tij në Ukrainë
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hoti reagon për kontratën kolektive dhe uljen e pagave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Hoti reagon për kontratën kolektive dhe uljen e pagave
Lajme

Hoti reagon për kontratën kolektive dhe uljen e pagave

Kosova Times
Last updated: 2022/11/23 at 6:45 PM
Kosova Times Published November 23, 2022
Share
SHARE

Ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar për shkëputjen e kontratës kolektive me SBASHK-un dhe uljen e pagave të e gjyqtarëve e prokurorëve. Ai ka thënë se arsyetimi i ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të kontratës kolektive është marrëzi, dhe se në këtë kohë të krizës dhe inflacionit të lartë, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Hoti ka thënë se pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të prekën dhe se vendimi i sotëm i Qeverisë Kurti është joligjor.

Ai ka treguar edhe kohën kur është shqyrtuar ky vendim gjatë qeverisjes VV-LDK.

“Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor. Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit, për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri ka reaguar edhe për shkëputjen e kontratës kolektive nga ministria e Arsimit, ku ka thënë se arsyetimi i kësaj ministrie për shkëputjen e njëanshme të kontratës kolektive është marrëzi.

“Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së ka shtuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi.

“Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se kjo Qeveri e ka humbur rrugën, pasi konfrontohet me aleatët për targa, por konfrontohet edhe me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë.

“Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë”, ka shkruar tutje ai.

You Might Also Like

OEK: Vazhdon punën zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE-së

Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin doganor

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare

BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare

Ismaili: BQK për dy vite kontribuoi me 35 milionë euro në buxhet të Kosovës

Kosova Times November 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kryeparlamentari Konjufca pritet në takim nga kryeministrja Kallas, flasin për rrezikun e ndërhyrjeve ruse

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
E pabesueshme: Një grua e zhveshur ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar në autostradë (VIDEO)
Ekstradohen sot nga Dubai tre shtetas shqiptarë, akuzohen nga GJKKO për krime të rënda
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Air Serbia planifikon të rrisë fluturimet për në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?