By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sa para merr fituesi i Eurovizionit: Conchita i solli fitoren Austrisë në vitin 2014 dhe mori….
May 18, 2025
Sot finalet e turneut ‘Lah Nimani’
May 18, 2025
SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll
May 18, 2025
Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’
May 18, 2025
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Politika ruso-kineze zbatohet në Ballkan përmes Vuçiçit”, intelektualët malazezë: Perëndimi të mbrojë Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën nga Serbia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Politika ruso-kineze zbatohet në Ballkan përmes Vuçiçit”, intelektualët malazezë: Perëndimi të mbrojë Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën nga Serbia
Rajon / Botë

“Politika ruso-kineze zbatohet në Ballkan përmes Vuçiçit”, intelektualët malazezë: Perëndimi të mbrojë Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën nga Serbia

Kosova Times
Last updated: 2022/11/23 at 1:28 PM
Kosova Times Published November 23, 2022
Share
SHARE

Një grup intelektualësh malazezë kanë folur lidhur me situatën aktuale socio-politike në Ballkanin Perëndimor dhe qëndrimin e Perëndimit ndaj zhvillimeve në rajon, duke kërkuar nga Perëndimi, SHBA dhe BE, që ta mbrojnë Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën nga politika ruso-kineze, që po zbatohet sipas tyre përmes Vuçiçit.

Në reagimin e intelektualëve malazezë, të cilin e transmetojnë mediat, thuhet se “është koha për të folur hapur për statusin e Ballkanit Perëndimor”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian me ose pa vetëdije po e ndihmojnë politikën ruse në rajon. Pse e bëjnë këtë është e vështirë të thuhet. Por nëse si ilustrim të situatës në Ballkanin Perëndimor do të merrnim deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, për Kosovën, atëherë mund të konstatojmë se Perëndimi po ia mban anën Aleksandar Vuçiçit. Pse e bëjnë këtë ne nuk e dimë. Nëse ekziston një besim naiv se Serbia do të shkëputet nga Rusia, kjo nuk do të ndodhë kurrë. Kushdo që njeh kulturën politike serbe dhe skenën politike serbe, e di se ndryshimi i Vuçiçit do të nënkuptonte fundin e tij. E Aleksandër Vuçiçit intimisht dhe nga pikëpamja e vlerave është më afër Lukashenkos sesa me cilindo burrështetas perëndimor”, thuhet në reagimin e intelektualëve malazezë, transmeton BalkanWeb.

Më tej në reagim thuhet se “politikën e çuditshme të SHBA-ve dhe BE-së në këtë rajon po e shfrytëzojnë Rusia dhe Kina përmes Serbisë, e cila vepron si një hegjemon lokal që frenon dhe ngrin integrimin fillimisht të qytetarëve të saj, e më pas të qytetarëve të Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës. Është një ‘politikë klasike e të lëshuarit pe’, pasojat e së cilës në nivel global po i paguajnë sot ukrainasit”.

“Kjo politikë nuk është prej dje. Ajo u funksionalizua me epokën e Trumpit dhe Merkelit dhe tani po përjeton kulmin e saj. Mali i Zi ra në vitin 2020, Bosnja së fundmi (me dritanizimin e konstalacionit politik), Kosova është në radhë dhe pret Dritanin e saj. Çfarë po manifestohet? Vuçiq sillet si një “Lenin serb”, çdo lëvizje e tij politike është ideologjike. Ai beson se neutralizimi i të gjitha politikave rajonale solide shtetformuese dhe shtyllave ideologjike mbi të cilat mbështeten si shtete Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova është në fakt një parakusht për pushtimin e ideologjisë së Botës Serbe. Ideologjia e Botës Serbe nuk shfaqet me tanke si në kohën e Sllobodan Millosheviqit, ajo tani nëpërkëmb iniciativat rajonale, ekonominë, median dhe udhëheq një luftë speciale për të minuar parimet themelore përmes të cilave tri shtetet e përmendura ishin shkulura nga hegjemonia e Serbisë”.

Më tej intelektualët malazezë thonë se “platforma është e qartë – nuk ka bashkëpunim të ngushtë me Beogradin derisa Beogradi të mos e pranojë gjenocidin në Srebrenicë, ekzistencën e kombit malazez dhe shtetin e pavarur të Kosovës. Nëse vazhdohet kështu, pas disa vitesh të gjitha politikat që themeluan Malin e Zi, BeH dhe Kosovën do të margjinalizohen plotësisht dhe tehu i tyre do të topitet. Do të vijë koha e populistëve, mashtruesve, kontrabandistëve dhe liderëve lokalë, të cilët do ta kthejnë Ballkanin Perëndimor në një zorrë të trashë të politikës perëndimore dhe ruso-kineze, ku do të përfundojnë aferat e pista dhe kriminale”.

“Është e nevojshme të veprohet, sa më shpejt, me plane afatgjata. Çështja e Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës duhet të lidhen. Boshti Sarajevë-Podgoricë-Prishtinë duhet të marrë jetë, elitat duhet të lidhen dhe të fillojnë të veprojnë në planin e lobimit kulturor dhe operativ-politik. Perëndimi nuk ka çfarë të presë më, sepse duket se ata po shikojnë vetëm numrat dhe fuqinë e mundshme. Të vetëm, të gjithë jemi të pafuqishëm, së bashku jemi shumë më të fortë. E partnerë për lidhje ka edhe në Beograd, janë ato pak forca qytetare dhe liberale, të cilat Vuçiç pothuajse i mbyti sipas mënyrës së Putinit”, thuhet në reagimin e nënshkruar nga intelektualët malazezë Adnan Çirgiq, Aleksandar Radoman, Boban Batriçeviq dhe Andrej Nikolaidis.

You Might Also Like

SHBA-të dërgojnë dron strategjik në Detin e Zi për herë të parë pas një viti pas dështimit të bisedimeve në Stamboll

Meloni: ‘Rivendosja e rolit të Italisë si një superfuqi turistike’

Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur

Në Rumani nis raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kosova Times November 23, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 11 Mars 2024

Kosova Times Kosova Times March 10, 2024
25 vjetori i rënies së strategut, dijetarit e luftëtarit Agim RAMADANI-“KATANA”!
Qytetarët i shohin drutë si alternativë për ngrohje gjatë dimrit
Pse po i dëbon Pakistani qindra mijëra afganë?
Arrestohet pronari i kompanisë Ritron Kopi në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?