By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Nuk mendoj se Ukraina do të fitojë. Është masakra më e keqe që nga Lufta e Dytë Botërore
October 20, 2025
Evropa mbron Zelenskiy pas takimit të tij të tensionuar me Trump. Plani po bëhet më i qartë
October 20, 2025
Një 10-vjeçar nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin e gjetur me para
October 20, 2025
Dy asambleiste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga marrëveshja me VV-në
October 20, 2025
Abdixhiku: Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja
October 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: Qeveria bëri dramë të panevojshme për targat
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: Qeveria bëri dramë të panevojshme për targat
Lajme

Abdixhiku: Qeveria bëri dramë të panevojshme për targat

Kosova Times
Last updated: 2022/11/24 at 12:01 PM
Kosova Times Published November 24, 2022
Share
SHARE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, për cështjen e targave ilegale serbe.

Ai deklaron se Lidhja Demokratike e Kosovës e vlerëson dakordimin e mbrëmshëm, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe më mbështetjen e ShBA-ve.

“Siç edhe kemi theksuar në vazhdimësi, rruga e vetme që garanton suksesin e Kosovës është bashkërendimi i ngushtë dhe i përhershëm me partnerët strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Abdixhiku, sipas të cilit, “për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të saj, stabiliteti politik dhe siguria janë parakushte esenciale, ndërsa bashkëpunimi i përgjegjshëm ndërkombëtar garanton shtyrjen përpara të interesave nacionale të Republikës së Kosovës”.

Duke rikujtuar se LDK-ja e ka parë si tërësisht të panevojshme dhe të dëmshme gjithë dramën, që sipas tij, ishte populiste, të krijuar nga institucionet kryesore të vendit gjatë ditëve dhe javëve të fundit, Abdixhiku thekson se kthimi dhe pranimi i marrëveshjes së njëjtë, pas gjithë dramës së shkaktuar, tregon joseriozitetin e drejtuesve aktualë të shtetit në përballje me përgjegjësitë e larta shtetërore.

“Kjo sjellje, përveç se ka lënduar marrëdhëniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare dhe shtetet mike, për të cilat Kosova ka nevojë, ka bllokuar dhe proceset kryesore integruese të vendit”, deklaron kreu i kësaj partie opozitare në vend.

“LDK-ja u bën thirrje institucioneve të vendit që të jenë transparente për procesin e dialogut politik, nëpërmjet raportimit në Kuvend përpara përfaqësuesve të zgjedhur”.

Abdixhiku shkruan se deklarimet e fundit të kryeministrit, përveç se kontradiktore, janë edhe tepër të paqarta, së këndejmi, ato krijojnë pasiguri në lidhje me drejtimin e këtij procesi jetik për Kosovën.

Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e BE-së, të mërkurën në mbrëmje arritën marrëveshje për targat ilegale të Serbisë në Kosovë. Njoftimin e bëri të ditur fillimisht Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell.

Por në këtë marrëveshje parashikohet që palët të fillojnë menjëherë bisedimet për planin franko-gjerman, i prezantuar më vonë si plan i BE-së, për arritje të një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi.

Sipas një deklarimi të kryeministrit Albin Kurti, plani parashikon që gjithçka të përmbyllet deri në mars të vitit 2023.

You Might Also Like

Dy asambleiste të LDK-së në Vushtrri distancohen nga marrëveshja me VV-në

Abdixhiku: Pas 9 nëntorit trajtojmë çështjet tjera, tani fokusi te fitorja

KQZ drejt përfundimit të numërimit të votave nga jashtë Kosovës

13 OJQ i shkruajnë letër BE-së, kërkojnë heqjen e masave ndaj Kosovës

Drejtori Hoxha ndan vetura për policët e lagjes

Kosova Times November 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërxhaliu: Kosova do të përfitojë nga çmimi tavan për naftën ruse

Kosova Times Kosova Times December 10, 2022
Brenda galerive të lashta romake nën rrugët e Lisbonës
Daçiq bën thirrje për “mbrojtjen e popullit serb në Kosovë”
Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për mashtrim me shitblerje të veturave
Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?