By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AShSH konference mbi rrugëtimin shqiptar për pavarësinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > AShSH konference mbi rrugëtimin shqiptar për pavarësinë
Lajme

AShSH konference mbi rrugëtimin shqiptar për pavarësinë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/24 at 2:14 PM
Kosova Times Published November 24, 2022
Share
SHARE

Akademia e Shkencave të Shqipërisë organizoi konferencën shkencore “Rrugëtimi shqiptar për Pavarësinë”, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë.

Kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi mbajti fjalën e hapjes dhe theksoi se Pavarësia është një proces dhe jo një datë.

“U shpall më 1912-n, u mbrojt e u konfirmua më 1920-n. Pavarësia u rikonfirmua me fitoren antifashiste; pa Pavarësinë do të ishte i paimagjinueshëm ndryshimi i pozitës së shqiptarëve në tri dekadat e fundme: çlirimi e pavarësimi i Kosovës, integrimi europian i shqiptarëve, roli i tyre në rajon”, -tha akademiku Gjinushi.

Akademiku Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në fjalën e tij përshëndetëse shkruan se çdo përvjetor i Pavarësisë së Shqipërisë, tek kosovarët dhe tek të tjerët shqiptarë gjithandej përreth, nxit emocione të veçanta, duke sjellë në kujtesë kohë të tjera, kur përvjetorët e Pavarësisë së Shqipërisë kremtoheshin herë fshehurazi, herë me emocione të përziera, por gjithnjë me ndjenjë të fortë nderimi për të gjithë ata burra, të cilët e shpallën Shqipërinë më vete dhe vendosen në themelet e saj dashurinë për flamurin, për kombin dhe atdheun.

Akademiku Matteo Mandalà mbajti kumtesën për rolin që kanë luajtur arbëreshët gjatë gjithë shek. XIX për të sensibilizuar dhe informuar qarqet politike europiane mbi çështjen shqiptare, si dhe për të shtjelluar arsyet që i shtynin ata të mbronin kauzën e kombit shqiptar. Ky kontribut i tyre, që shtrihet përgjatë gjithë periudhës së romantizmit, përbëhet nga një sërë veprash politiko-letrare, studimesh historike e gjuhësore, e së fundi, nga një numër i konsiderueshëm gazetash dhe revistash.

Ndërsa akademikët Anastas Angjeli e Adrian Civici paraqitën “110 vjet ekonomi shqiptare: roli i saj në mëvetësimin, konsolidimin e shtetit shqiptar dhe bashkimit kombëtar”. Ata paraqitën faktorët kompleks ekonomik e politikë që hodhën themelet e një ekonomie të pavarur shqiptare. Me copëtimin e trojeve shqiptare të cilat tashmë kishin filluar të formonin në tërësi të vetme ekonomike, tregu i brendshëm kombëtar u copëtua. Ky copëtim i shkaktoi Shqipërisë një krizë të thellë ekonomike.

Instabiliteti politik i krijuar fillimisht nga ekzistenca e dy pushteteve alternative (i qeverisë së Vlorës dhe i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit), mos suksesi i administrimit të udhëhequr nga Princ Vidi, si dhe lufta e parë botërore ndikuan për ruajtjen e kësaj situate deri në fillim të viteve 20-të të shek. XX. Bazat e sistemit monetar e të kreditimit kombëtar që duhej t’i hapnin rrugën zhvillimit ekonomik të vendit në rrugën kapitaliste oksidentale u konkretizuan me krijimin e Bankës kombëtare shqiptare me kapitale austriake dhe italiane.

You Might Also Like

“Porno religjoni vdekje”. Lora Mladenova dhe Poezia e asaj për të cilën është më e vështirë të flitet

Prima Donna e Gjithë Rusisë Pugacheva behet ngjarje politike

Festivali i Këngës me ngjarje prezantuese për edicionin e 3-të

80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve

600 pako me suplemente ushqimore të padeklaruara ndalohen në Vermicë

Kosova Times November 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Thesar i vërtetë i vërtetë: Një bimë që mbron nga plakja, shëron plagët dhe është e mirë për lëkurën

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Ushtria ruse sulmoi Ukrainën me dhjetëra dronë. Në rajonin e Odessa, infrastruktura portuale u dëmtua, shtatë persona u plagosën
Rusia po humb në proceset në hapësirën post-sovjetike, qoftë edhe në shkallë rajonale
Njësitë e KFOR-it deminojnë një mjet shpërthyes
Arben Taravari rizgjedhet kryetar i Aleancës për Shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?