By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan
Rajon / Botë

Edhe gra në mesin e të rrahurve publikisht me kamxhik në Afganistan

Kosova Times
Last updated: 2022/11/24 at 1:35 PM
Kosova Times Published November 24, 2022
Share
SHARE

Dymbëdhjetë njerëz, përfshirë këtu edhe tri gra, janë rrahur me kamxhik para mijëra njerëzve të pranishëm në një stadium futbolli në Afganistan.

Ata ishin shpallur fajtorë për kryerjen e “krimeve morale”, si tradhti bashkëshortore, plaçkitje dhe homoseksualitet, tha një zyrtar taliban për transmetuesin publik britanik, BBC.

Kjo besohet të jetë hera e dytë gjatë muajit nëntor që grupi islamik ka organizuar rrahje të tilla me kamxhik.

Veprimet e tilla mund të jenë një sinjal që po kthehen praktikat e ashpra e regjimit të mëparshëm taliban në vitet e 1990-ta.

Omar Mansoor Muhajid, një zëdhënës i talibanëve për rajonin Logar në lindje të Afganistanit, ku ndodhën rrahjet me kamxhik, tha se të tria gratë ishin liruar pas këtij ndëshkimi. Ndërsa, disa nga burrat e ndëshkuar më pas u burgosën, tha ai, por nuk tregoi se për sa prej tyre bëhet fjalë.

Disa studente në Afganistan
LEXONI EDHE KËTË:
Grave në Afganistan u ndalohen parqet dhe panairet
Këta burra dhe gra u ndëshkuan me nga 21 deri në 39 rrahje me kamxhik secili. Ndëshkimi maksimal i tillë mund të jetë me 39 goditje me kamxhik, tha një tjetër zyrtar taliban.

Javën e kaluar, 19 njerëz u ndëshkuan në mënyrë të ngjashme në rajonin Takhar në pjesën veriore të Afganistanit, thuhet në këto raporte.

Ndëshkimet në rajonin Logar vijnë një javë pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzaza, urdhëroi disa gjykatës t’i zbatonin dënimet për krime të caktuara në përputhje me leximin e rreptë që i bëhet ligjit të Sheriatit nga ky grup.

Ky interpretim i ligjit islamik përfshin ekzekutime publike, amputime publike dhe gurëzim – megjithëse dënimet përkatëse për llojet e ndryshme të krimeve nuk janë përcaktuar zyrtarisht nga talibanët.

Urdhri i liderit suprem është sinjali i fundit që talibanët po marrin një qëndrim më të ashpër ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut, me gjithë që premtuan se do të sundonin në mënyrë më të moderuar kur morën pushtetin vitin e kaluar.

Gjatë sundimit të tyre gjatë viteve 1996-2001, talibanët u kritikuan për dënimet në publik, duke përfshirë rrahjet dhe ekzekutimet në stadiumin kombëtar në Kabul.

Qeveria u zotua gjithashtu se nuk do ta përsëriste shtypjen brutale të grave, por që nga kthimi i këtij grupi në pushtet, liritë e grave janë kufizuar dukshëm dhe një numër grash janë rrahur për shkak se kanë kërkuar të drejtat e tyre.

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times November 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jashari takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për situatën e sigurisë

Kosova Times Kosova Times October 25, 2024
Familjet në Gazë mezi po i mbajnë gjallë bebet e porsalindura
Azerbajxhani rihap ambasadën në Iran
34 vjet nga okupimi i Radio Televizionit të Prishtinës
Lajçak takon pasardhësin e tij për dialog, Sorensen
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?