By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla në Komision: Po reformojmë shërbimin diplomatik mbi meritokraci
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla në Komision: Po reformojmë shërbimin diplomatik mbi meritokraci
Lajme

Gërvalla në Komision: Po reformojmë shërbimin diplomatik mbi meritokraci

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 5:44 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, raportoi para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ajo shpjegoi se projektligjet që janë hartuar nga kjo ministri, sikurse ajo për Shërbimin e Jashtëm si dhe për riorganizimin e sistemit diplomatik të jashtëm të Kosovës, së shpejto do të jenë gati.

“Jam e ndërgjegjshme që është folur shumë për këtë, por besoj deri në fund të vitit do ta keni draftin e këtij projektligji”, tha ministrja Gërvalla.

Anëtarët e Komisionit kërkuan sqarime për shumë çështje, sikurse ajo për arsyet e blerjes së ambasadës në Zagreb e jo në ndonjë vend tjetër.

Gërvalla tha se blerja e ambasadave bëhet sipas shumë kritereve, por në rastin konkret është bërë shkaku i lartësisë së çmimit.

“Me ato para nuk do të mund ta blinim një të tillë në ndonjë vend tjetër sikurse në Vjenë”, tha gërvalla.

“Megjithatë, për këtë vit prioritet ka qenë edhe ambasada në Uashington e Londër”.

Ajo deklaroi se ka shumë nevojë për plotësim të stafit diplomatik, por për shkak të ligjit aktual, rekrutimi është i centralizuar dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes konkurseve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

E pyetur për shumë ankesa të nëpunësve të MPJD-së, ministrja Gërvalla deklaroi se vetëm tri ankesa janë aprovuar nga Këshilli i Pavarur i Ankesave, 13 janë refuzuar, 12 janë në shqyrtim, 2 janë pezulluar, 2 janë të palejuara e 6 janë në proces.

“Kemi përgjegjësi të gjithë që kur bëjmë akuza për shkelje ligjore, të jemi të kujdesshëm. Vënia e ligjshmërisë në MPJD, jo vetëm që ka qenë synim, por edhe e dukshme për progresin”, u shpreh ministrja Gërvalla.

Komisioni pyeti edhe për një rast të raportuar të hyrjes së dhunshme në zyrat e nëpunësve të MPJD-së, por kjo u kundërshtua nga ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës.

Ajo deklaroi se ka pasur vetëm një rast kur me komision është hapur me forcë një derë për shkak të një zyrtari që ka marrë pushim të gjatë pa pagesë, dhe e ak bllokuar zyrën.

“Zyra nuk është pronë e të punësuarit por e ministrisë. Ne nuk mund të lejojmë që një zyrë të mbyllet dhe askush të mos e shfrytëzojë sepse kemi nevojë për hapësira të punës”, tha Gërvalla, duke rikujtuar se ka edhe shumë zyrtarë të tjerë që kanë marrë pushime të tilla të gjata.

“Po të bllokoheshin zyrat në atë mënyrë, nuk do të kishte hapësirë për punë. Ministria e ka kontaktuar disa herë dhe ai nuk është paraqitur për të hapur zyrën”.

Ajo e pranoi se mos plotësimi i kushteve nga diplomatë që janë në ministri, ka qenë arsye përse në shumë misione, vendet kanë mbetur vakante.

“Kjo është për shkak të ligjit që i lejon vetëm nëpërmjet MPB-së të bëhet rekrutimi”, shpjegoi ministrja Gërvalla, e cila sqaroi se me ligjin e ri, parashikohet decentralizimi në këtë pikë.

Ajo rikujtoi se asnjëherë në MPJD nuk është kërkuar lojalitet politik e partiak nga asnjë diplomat. “Kam kërkuar që lojalitet të ketë ndaj Republikës së Kosovës. Ka shumë diplomatë që politikisht nuk pajtohem në asnjë pikë me ta, por ata shërbejnë në misione diplomatike”.

“Kritere profesionale e meritokraci kemi premtuar dhe jemi duke vepruar”.

Ajo tha se është e ndërgjegjshme për sfidat. “Ka shumë që kanë punuar me dekada në MPJD e kurrë nuk kanë shërbyer jashtë, sepse kanë ulur kokën e kanë punuar ngase e kanë ditur se nuk kanë shanse në një strukturë të politizuar”.

Gërvalla e konfirmoi se ka transferime të diplomatëve nga një vend në tjetrin.

“Brenda mandatit ekzistues të diplomatëve jam munduar të mbulojmë zbrazëtitë. P.sh diplomati në Paris shkon në Uashington sepse nuk mund të punojnë në SHBA vetëm 4 veta”, u shpreh ministrja Gërvalla, duke rikujtuar se kjo nuk do të thotë se Parisi është më pak i rëndësishëm. “Por po mundohemi të funksionojmë brenda kapaciteteve”.

Ajo konfirmoi se ka zgjatje të mandatit për disa diplomatëve, por krejt kjo sipas mundësive sepse ata nuk mund të zëvendësohen.

“K pasur një rast në Hagë që për shkak të specifikave, edhe familjarët e të akuzuarve më kanë kërkuar sepse ka qenë ndihmesë për ta. Ia kam vazhduar mandatin një zonje, por edhe ajo ka përfunduar”.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës konfirmoi se për vitin e ardhshëm janë parashikuar edhe hapje e misioneve të reja diplomatike, por për detaje për këtë temë, njohje të reja, apo aplikime për anëtarësime të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, kërkoi mirëkuptimin e anëtarëve të Komisionit që të raportojë në një rast tjetër, por pa praninë e mediave.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Sveçla priti në takim tre policët e rrëmbyer: Beteja ligjore me Serbinë për këtë rast vazhdon

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Stoltenberg: Ka rritje të tensioneve, NATO-ja ka rritur praninë në Kosovë
Tajvani sërish detekton balona kinezë
Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor
Shërbimi sekret malazez po shqyrton informacionin se Millatoviç është në rrezik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?