By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovarët në Gjermani, më të dhunshmit në familje nga emigrantët e tjerë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosovarët në Gjermani, më të dhunshmit në familje nga emigrantët e tjerë
Lajme

Kosovarët në Gjermani, më të dhunshmit në familje nga emigrantët e tjerë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 4:11 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

25 nëntori është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Shifrat e prezantuara me këtë rast nga autoritet gjermane, tregojnë se dhuna ndaj grave mbetet një sfidë për qeverinë dhe shoqërinë.

Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e nguli thikën 54-vjeçari nga Kosova kundër 47 vjeçares, të shoqes dhe nënës së tre fëmijëve.

Në sallën e gjyqit, në korrik 2021, ai do të jepte si shkak për shpërthimin e radhës me pasoja vdekjeprurëse një numër të panjohur telefoni në celularin e të shoqes. Që ai ishte numri i të vëllait të gruas, i dënuari tashmë do ta mësonte nga hetimeve të prokurorisë, raportojnë mediat lokale. Drita ndërkohë kishte vdekur.

25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave – një rast për të parë shifrat aktuale. Në raportin vjetor i Policisë Federale Kriminale, prezantuar të enjten në Berlin bëhet e ditur se në vitin 2021 janë regjistruar 121 të vrarë ose të vdekur nga dhuna e ushtruar nga partnerët me të cilët jetonin nën një çati. 109 prej tyre janë gra, ndërsa 12 meshkuj.

“Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna e ushtruar nga partneri ose ish-partneri”, tha Ministrja gjermane e Familjes Liza Paus, në konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të raportit. Shifrat e dhunës së ushtruar nga partnerët janë shumë më të larta. Sipas statistikave të BKA-së, në vitin 2021 autoritetet kanë regjistruar gjithsej 143.604 persona të prekur nga dhuna e kryer nga partnerët apo ish-partnerët. Krahasuar me vitin e parë të coronës 2022, numri është ulur me tre për qind. Megjithatë, tendenca e përgjithshme në vitet e fundit ka qenë në rritje: Midis 2017 dhe 2021, numri i personave të prekur është rritur me 3.4 për qind. 80 për qind e viktimave janë gra.

Faeser: “Dhunuesit e grave janë kriminelë”

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha me rastin e prezantimit të raportit se “dhuna ndaj grave nuk duhet të nënvlerësohet. Kur burrat vrasin gratë sepse janë gra, atëherë këtu kemi të bëjmë me ‘femicid’. Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë kriminelë. Kriminelët i ndjekim penalisht me të gjithë ashpërsinë”.

Në Gjermani ka 350 strehimore për gratë e dhunuara. Shumë pak, po të kihen parasysh shifrat e prezantuara nga BKA: Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus tha se nevojitet një ofertë mbështetëse mbarëkombëtare, në qytet ashtu edhe në fshatra: “Ne duam ta rregullojmë këtë në ligjin federal. Ne duam të krijojmë një ligj për të garantuar financimin e strehimoreve për gratë”, premtoi ministrja e familjes.

Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch, iu referua përvojave të dhunës së vetë autorëve, qëndrimeve të theksuara patriarkale, modeleve tradicionale dhe stresit si shkak të dhunës. “Fakti që shumica e krimeve ndodhin brenda katër mureve të shtëpisë nuk duhet t’i bëjë autorët të ndihen të sigurt.” Dhuna në partneritet na prek të gjithëve – askush nuk duhet t’i mbyllë sytë” tha ai.

Ministrja e Brendshme Faeser apeloi te të prekurat që të kontaktojnë policinë ose qendrat përkatëse të këshillimit.

Menaxherja e linjës telefonike, Petra Söchting, tha se numri i thirrjeve në vitin e parë të Koronës 2020 u rrit me 15 për qind dhe që atëherë ka mbetur në atë nivel.

Për burrat e prekur nga dhuna në partneritet, gati 20 për qind, oferta e këshillimit janë më të pakta. Sipas ministres së Familjes Paus, edhe për ata ekziston një numër emergjence, por ai nuk është e disponueshëm gjatë gjithë kohës. Edhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, tha Paus.

Mbi 1000 dhunues nga Kosova
Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike. Në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë. Të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit.

Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me 997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049.

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat italiane: Vdes Silvio Berlusconi

Kosova Times Kosova Times June 12, 2023
Vrasësi i trefishtë Alen Rizvanović, i cili aksidentoi këmbësorët në Graz kreu vetëvrasje
Nju Jork: Shtyhet për të paktën një ditë gjyqi kundër ish-Presidentit Trump
Mitsotakis – Guilfoyle: Energjia në qendër të takimit të parë në Maximou
Transportuesit e flotës hije të Putinit po përpiqen të fshihen në Gabon nga persekutimi amerikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?