By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Reagimet per vrasjen ne Prishtine
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Reagimet per vrasjen ne Prishtine
Lajme

Reagimet per vrasjen ne Prishtine

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 3:56 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

E plotesuar: Pas vrasjes që ndodhi sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u vra më sëpatë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ministrja Haxhiu ka deklaruar se kjo ngjarje shokuese, ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, derisa ishte rrugës drejt aktivitetit të parë të fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

“Ky lajm, kjo vrasje e rëndë, na pikëllon thellë të gjithëve”, deklaroi Haxhiu.

“Por ne do të gjejmë edhe më shumë forcë, drejt ngritjes së vetëdijes qytetare dhe përgjegjësisë institucionale. Drejt luftës ndaj dhunës. Drejt vënies së drejtësisë”, shkroi ministrja Haxhiu.
Krasniqi: Parandalimi i dhunës në familje të jetë prioritet shtetëror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vrasjes që ndodhi sot në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u vra më sëpatë nga bashkëshorti i saj.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të hartojnë për strategji të mirëfillta dhe të ndërmarrin veprime konkrete për të luftuar fenomenin e dhunës në familje.

Ai ka shktuar se është tragjik lajmi për vrasjen e arsimtares në Prishtinë.

“ Një punonjëse e përkushtuar e arsimit, e cila tërë jetën ia kishte dedikuar edukimit të shumë brezave. Fatkeqësisht, pak para pensionimit të saj, ajo sot ishte viktimë e dhunës në familje, fenomen që po përsëritet pa pushim në vendin tonë.

Koha është jo vetëm për strategji të mirëfillta, por edhe për veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës në familje. Ky duhet të jetë prioritet i shoqërisë dhe shtetit tonë – për të cilin duhet të reagohet urgjentisht. Familjes së arsimtares Sadije, kolegëve e miqve të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella!”, ka shkruar Krasniqi.

RRGK: Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me vrasjen e sotme të një gruaje 63 vjeçare nga bashkëshorti 70 vjeçar.

“Në vazhdën e lajmeve të përditshme për ngacmime seksuale, dhunë me bazë gjinore, dhe përdhunime të vajzave, si dhe në ditën kur fillon fushata botërore ‘16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave’, vrasja e 63 vjeçares në Prishtinë, vetëm se shpërfaq dhe thekson pasojat e rrënjosura të normave patriarkale dhe kulturore në kuadër të të cilave gratë vriten vetëm pse janë gra!

Gratë po jetojnë në ambiente kërcënuese në Kosovë!”, thuhet në reagimin e RRGK-së.

“Masat rehabilituese për abuzues ende nuk ekzistojnë dhe viktimat e dhunës me bazë gjinore vazhdojnë të mbesin pa rrugëdalje nga dhuna e përsëritur. Njëherit, punësimi i grave dhe trashëgimi i pronës mbesin ndër më të ulëtat në Ballkan dhe kjo i mban gratë të lidhura në ambiente abuzuese. Vlerësimet e rrezikshmërisë nga ana e zyrtarëve policorë janë të dobëta dhe pasojnë me raste recidiviste.

Dënimet nga gjykatat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe absurde duke rikthyer në gjykim personat përgjegjës për vrasje brutale të grave dhe duke u dhënë të njëjtëve rrethana lehtësuese përgjatë procedurës penale.

Kjo hallkë e rrethanave na tregon se vrasja e grave vjen si pasojë e dështimit institucional, social e kolektiv, në trajtimin e dhunës me bazë gjinore si çështje parësore, në kuadër të sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi”, thuhet në reagimin e RRGK-së.

“Neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, qartazi e ka të caktuar dënimin për Vrasjen e Rëndë, ku thuhet se personi që shkakton vrasjen e anëtarit të familjes apo të fëmijës, dënohet me burgim të përjetshëm. Andaj, RrGK kërkon që të shqiptohet masa ndëshkuese maksimale dhe të mos merren në konsideratë si masa lehtësuese dorëzimi i tij në polici dhe mosha e dhunuesit, siç është praktikë të konsiderohen këto të fundit nga gjykatat”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Një person 70 vjeç është arrestuar nga Policia nën dyshimin se në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me sëpatë gruan e tij 63 vjeçare. Rastin e ka konfirmuar nëpërmjet një komunikate për medie edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952).

Sipas Prokurorisë, i arrestuari dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40 në Rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Në njoftim thuhet se vet autori i krimit ka shkuar në Stacionin Policor Qendra dhe ka paraqitur rastin.

“Është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë) në shtëpinë e tyre. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pa jetë”, thuhet në njoftim.

Aktualisht, sipas prokurorisë, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

You Might Also Like

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Hakerët rusë sulmojnë faqen e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë

Kosova Times Kosova Times April 10, 2025
Ker-Lindsey: Vështirë të arrihet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë pa njohje reciproke
Haradinaj përkujton luftëtarët e Dukagjinit: U rritën nën frymën patriotike
Kurti flet me emisarin gjerman: Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv
Arrestohen dy persona për lëndim trupor dhe kanosje në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?