By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Xhaçka: Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Xhaçka: Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën
Lajme

Xhaçka: Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 10:12 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

E plotesuar: Ministrja e për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, pas takimit me homologen e saj Donika Gërvalla ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes me Serbinë dy ditë më parë. Ajo tha se arritja e marrëveshjes është pa dyshim një domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën e Shqipërinë, por për mbarë rajonin.

“Unë dua ta përgëzoj publikisht Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes para dy ditësh që jo vetëm ndihmon për uljen e tensioneve, por edhe krijon kushte shumë më të përshtatshme për t’u fokusuar me urgjencë me mbështetjen e ndërmjetësimin e aleatëve evropian e amerikan tek arritja e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ajo, duke garantuar mbështetjen e pakufizuar të Shqipërisë në çdo hap të këtij procesi.

Kryediplomatja shqiptare tha se Qeveria e Shqipërisë i mbështetë aspiratat e Kosovës për integrim euroatlantik sikurse që mbështetë të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për transformimin gradual të FSK-së në një Forcë të Armatosur.

“E mirëpresim synimin e Kosovës për t’u përfshirë në Partneritetin për Paqe, duke ofruar edhe ekspertizën tonë, ndërkohë do të vazhdojmë të këmbëngulim për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut”, tha ajo.

Xhaçka tha se janë të angazhuar fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nga i cili institucion ajo kërkoi të merren në konsideratë shqetësimet e Shqipërisë lidhur me akuzat e pretenduara në rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, për trafik organesh.

“Do të ishte në nderin e Asamblesë që të vërë në vend këtë padrejtësi pas hetimeve të thelluara ku nuk u provua dhe nuk përmendet më asnjë rresht trafiku i organeve”, tha ajo.

Xhaçka, tha se Shqipëria në vijimësi ka ngritur zërin në mbështetje të Kosovës në çdo forum ndërkombëtar përfshirë edhe Këshillin e Sigurimit. “Kemi ngulmuar që Kosova më nuk është çështje që duhet të përfshihet në punën e Këshillit, që raportimet duhet të bëhen një herë në vit dhe që UNMIK ka humbur rolin që ka pasur dhe mandati e aktiviteti i tij duhet të reduktohen ndjeshëm”, shtoi ajo.

Kur foli për liberalizimin e vizave, tha se kjo çështje duket se më në fund ka hyrë në rrugën e zgjidhjes, por izolimi i deritashëm sipas saj ka qenë i padrejtë e i pakuptimtë.

“Nuk më ka më asnjë justifikim për të zvarritur më tej këtë çështje e për ta mbajtur pezull këtë situatë që do të thosha se është absurde. Garantoj që Shqipëria do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta mbështetur Kosovën”, shtoi kryediplomatja shqiptare.

Ajo tha se shqiptarët sot janë një faktor i rëndësishëm stabiliteti, janë garancë të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. “Është bërë shumë progres, por ka ende shumë punë për të bërë dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria e Kosova janë dakorduar për afirmimin e interesave kombëtare, ku një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe interesave të bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës, duke vënë theksin në nevojën e mbështetjes më tej në projekte të përbashkëta”.

Ndërkohë, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla duke e quajtur motër homologen e saj nga Shqipëria, tha se është e bindur se çdo qytetar i Kosovës është shumë i lumtur që Xhaçka sot është në Kosovë.

Tha se bashkë folën për shumë çështje, për hallet e sfidat e përbashkëta.

“Biseduam gjerë e gjatë për shumë çështje, për temat tona, hallet tona, sfidat tona e planet e përbashkëta që i kemi sepse Republika e Shqipërisë nuk ka si të jetë ndryshe, përveç se motra jonë, dhe dy shtetet tona motra kanë dëshmuar jo vetëm orientimin e tyre të padiskutueshëm pro evropian e pro perëndimor, por e kanë dëshmuar vetën si shtytësit kryesor të progresit në zhvillimin rajonal dhe iniciativat e ndryshme rajonale”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo tha se përveç diskutimeve për marrëveshjet e deritashme, biseduan për shumë tema të tjera që fillojnë që nga shkëmbimi i diplomatëve, nga shërbimet e përbashkëta e për temat e mërgatës.

“Sepse qytetarët tanë në mërgatë nuk e ndajnë vetveten në qytetar që vijnë nga Tirana e Prishtina, por ata i ndajnë të njëjtat halle. Biseduam se si do të mund të ofrojmë mundësi më të mira që gjeneratat e ardhshme në mërgatë t’i kenë më të prekshme më cilësore ofertat për mbajtjen e kultivimin e gjuhës shqipe, dhe jam e lumtur që se bashku me ministren do të përqendrohemi edhe më shumë në një koordinim më të mirë të ofertave të shumta. Kosova e ka një përvojë të mirë në organizimin e mërgatës”, tha ajo.

Kryediplomatja Xhaçka në Prishtinë, pritet nga homologia Gërvalla|Foto

Ka nisur takimi mes kryediplomates kosovare Donika Gërvalla me homologen e saj nga Shqipëria, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.

Të dyja ministret pritet që pas takimit t’u adresohen mediave.

Takimi mes kryediplomateve fillimisht ishte planifikuar për orën 09:15 të paradites, por ndryshimi i agjendës bëri që i njëjti takim të zhvillohet në orët e pasdites.

Ka nisur takimi mes kryediplomates kosovare Donika Gërvalla me homologen e saj nga Shqipëria, Ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme, Olta Xhaçka.

Të dyja ministret pritet që pas takimit t’u adresohen mediave.

Takimi mes kryediplomateve fillimisht ishte planifikuar për orën 09:15 të paradites, por ndryshimi i agjendës bëri që i njëjti takim të zhvillohet në orët e pasdites.

Ndërkohë, Xhaçka nga ora 16:30 do të jetë në Presidencën e Republikës aty ku do të pritet nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.

You Might Also Like

Maqedonci e Laksonen diskutojnë integrimin euro-atlantik të Kosovës

KQZ merr disa vendime, miraton edhe planin e sigurisë për zgjedhjet lokale

Arrestohen tre persona për vjedhje pylli dhe kanosje ndaj zyrtarëve

SHBA mbështet pavarësinë e Kushtetueses

Paul Williams nis dëshminë në Hagë

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trupat ruse sulmuan hangarin e drithit ne rajonin e Odessa me dronë

Kosova Times Kosova Times July 24, 2023
Shkëmbime tokash në Graçanicë, përkundër protestave
Osmani takohet me homologun gjerman: Faleminderit që na mbështet vazhdimisht
Dhjetëra palestinezë janë vrarë e plagosur në një ndërtesë në Beit Lahyia
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?