By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e APKE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e APKE-së
Lajme

Kuvendi i Kosovës për herë të parë përfaqësohet në Komitetin e APKE-së

Kosova Times
Last updated: 2022/11/25 at 4:12 PM
Kosova Times Published November 25, 2022
Share
SHARE

Një delegacion nga Kuvendi i Kosovës po merr pjesë në Komitetin e Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) që po mbahet në Reykjavik të Islandës ku po marron pjesë rreth 60 anëtarë nga parlamente të ndryshme. Kjo pjesëmarrje shënon herën e parë që delegacioni nga Kosova përfaqësohet në një takim të këtij niveli.

Sipas njoftimit të Kuvendit, takimi pritet të hapet nga presidenti i APKE-së, Tiny Kox, duke pasuar me një fjalim mirëseardhjeje nga Alþingi Birgir Ármannsson, kryetar i Parlamentit të Islandës. Po ashtu në orët e pasdites, pjesëmarrësve pritet t’i drejtohet edhe Bordis Kolbrun Reykfjoro Gylfadottir, ministre e Punëve të Jashtme dhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave.

Islanda ka marrë kryesimin e kësaj organizate që nga ky muaj dhe do ta mbajë deri në maj të vitit të ardhshëm.

Sipas njoftimit, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, do të organizohet një aktivitet mbi “Dhunën Digjitale ndaj Grave”.

Sipas njoftimit, parlamentarët gjithashtu do të zhvillojnë një debat për çështjet aktuale mbi “Përshkallëzimin në luftën e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës”. Ata pritet gjithashtu të miratojnë një deklaratë për Samitin e 4-të të krerëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Reykjavik, më 16-17 maj 2023.

“Gjatë këtij takimi do të diskutohet edhe për rolin e Këshillit të Evropës si një gurthemeli i arkitekturës politike evropiane, mbrojtjen e demokracisë gjatë krizave shëndetësore, ndikimin e pandemisë Covid-19 në hapësirën e shoqërisë civile dhe mbi popullimin e burgjeve, ofrimin e sigurt të kujdesit shëndetësor, vlerësimin e partneritetit për demokraci në lidhje me Parlamentin e Jordanisë, si dhe raportet rreth vëzhgimit ë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bosnje e Hercegovinë dhe Bullgari”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Komiteti i Përhershëm i APKE-së përbëhet nga Presidenti dhe nënkryetarët e APKE-së, kryetarët e grupeve politike, kryesuesit e delegacioneve kombëtare dhe kryetarët e komiteteve, me rreth 60 parlamentarë nga 46 shtete anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe nga Kosova, e cila tashme ka aplikuar për anëtarësim të plotë ne ketë organizatë.​

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Kosova Times November 25, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Drejtoria kryesore e Inteligjencës njoftoi për zjarrvënien e një avioni ushtarak në Rusi

Kosova Times Kosova Times October 14, 2024
Nëntë të vdekur nga stuhia në Turqi
Ngërç mes pozitës dhe opozitës në Gjilan për buxhetin e vitit 2025
Burime në Baku: Aeroplani AZAL u rrëzua për shkak të mbrojtjes ajrore ruse
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?