By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues
Lajme

Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues

Kosova Times
Last updated: 2022/11/26 at 10:20 AM
Kosova Times Published November 26, 2022
Share
SHARE

Pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Shqipëri dhe jetesës në kontejner për tre vjet pas, 80-vjeçarja Emine Dokuçi mendoi se vuajtjet e saj morën fund.

Dy javë më parë, autoritetet e njoftuan se do të hynte në banesën e saj në një lagje të re në Manzë të Durrësit, të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti.

Por, nga shorti që hodhi bashkia e këtij qyteti, banesa e saj ra në katin e 6-të të pallatit, i cili ashensor ka, por është jashtë funksionit.

Eminja vuan nga disa sëmundje dhe mezi ec me ndihmën e një paterice.

“Kam ndenjur tre vjet në kontejner. Tani kam ardhur te shtëpia e re, por e kam në kat të 6-të, mezi më kanë ngjitur dy veta, sikur të isha e vdekur. Po, mirë u ngjita, por duhet të dal për të bërë pazar, për të hedhur plehrat, kush do m’i bëjë mua këto? Kam ndenjur dy ditë pa bukë se nuk dilja dot të blija”, rrëfen Eminja për Radion Evropa e Lirë.

Ajo jeton e vetme, pasi dy djemtë e saj ka vite që kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Fqinjët e ndihmojnë herë pas here, por e moshuara thotë se do të donte një banesë në katet më të ulëta, që të mund të dilte vetë.
Tërmeti që ka goditur Shqipërinë para tre vjetësh, ka shkaktuar vdekjen e 51 personave dhe plagosjen e 913 të tjerëve. Mbi 11.490 familje, ndërkaq, kanë humbur shtëpitë dhe kanë mbetur pa strehë.

Pasojat më të rënda janë shënuar në Durrës, por janë shtrirë edhe në Tiranë, Thumanë, Lezhë, Kavajë, Shijak, Kurbin, Kamëz, Mirditë dhe Rrogozhinë.

Në Manzë të Durrësit janë ndërtuar 9 pallate të reja për banorët e prekur. Por, sistemimi i tyre ka nxjerrë në pah edhe disa probleme, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i njësisë administrative në Manzë, Muharrem Sula.

“Është e vërtetë që nuk funksionon ashensori në këtë pallat… Ka edhe disa shqetësime të tjera, si: furnizimi me ujë në disa raste, grumbullimi i reshjeve të shiut para disa pallateve të tjera. Jam në dijeni dhe kam njoftuar Fondin Shqiptar për Zhvillim që e ka kryer ndërtimin e tyre, për t’i zgjidhur. Shpresoj të zgjidhen në një kohë të shpejtë”, thotë Sula.

Disa familje ende pa strehë në Manzë
Ndërsa Eminja ka së paku strehë, tetë familje të tjera në Manzë jetojnë ende në kontejnerë, apo baraka të improvizuara. Ato nuk kanë dokumente pronësie për banesat që kanë zotëruar para tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Një prej tyre është Sadik Përleka, i cili thotë se ka qenë banor i Manzës me vite të tëra.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se ka jetuar në një pallat trekatësh, i cili ka qenë dikur hotel për punonjësit e minierës së Manzës.

Sadiku thotë se ka blerë tri dhoma 18 vjet më parë dhe më pas ka investuar në to, për t’i përshtatur si banesë për veten, bashkëshorten dhe vajzën.Shumë vite më vonë, ai dhe banorë të tjerë janë njoftuar se asaj toke i ka dalë pronari dhe kjo i ka detyruar ata të enden nëpër gjykata – një proces që vazhdon akoma.
Familjet që kemi qenë në atë ish-hotel, i sistemuan këtu në kontejner. Kam tre vjet këtu bashkë me gruan, pensionistë, të sëmurë, në këtë lagështirë. Tani, të tjerët u sistemuan, ne dhe pak familje të tjera kemi mbetur këtu. Na kanë thënë se do të gjendet një zgjidhje para Vitit të Ri, por kur? Nuk e di, nuk kemi çfarë të bëjmë veçse të presim, me shpresë se do të kemi një shtëpi tonën”, thotë Sadiku.
Për kreun e njësisë administrative të Manzës, çështja e këtyre familjeve të mbetura në kontejner është një problematikë që, siç thotë, i tejkalon kompetencat e institucionit që drejton.

“Është çështje që nuk mund të zgjidhet nga ne. Unë e kam deleguar këtë shqetësim në Bashkinë e Durrësit dhe pritet të ketë një mbledhje të këshillit bashkiak për të marrë një vendim për këto tetë familje. Nëse nuk përfitojnë dot banesën e tyre, atëherë do të përfshihen në projekte të tjera strehimi, siç mund të jetë strehimi në banesa sociale”, thotë Sula.

“Në lagjen e re të ndërtuar për të prekurit nga tërmeti, janë 144 banesa që u dhanë atyre që iu shembën banesat tre vjet më parë. Janë edhe 80 banesa të tjera, që janë menduar të shfrytëzohen si banesa sociale, për kategori të tjera të banorëve të kësaj zone”, shpjegon Sula.

Nga bashkitë e tjera pretendojnë se të gjithë të prekurit nga tërmeti janë sistemuar.
Vonesat në procesin e rindërtimit pas tërmetit
Sadiku dhe persona të tjerë të pastrehë në Durrës janë në pritje të mbledhjes së këshillit të bashkisë së qytetit, me shpresën se do të kenë edhe ata një strehë.

Autoritetet kanë premtuar se 1 janari i vitit 2022 do t’i gjente të gjithë të prekurit e kësaj zone në banesa të reja, por një tjetër vit i ri po troket dhe ata kanë pak shpresë se do ta presin atë në banesat e tyre të reja.
Ish-ministri i Rindërtimit i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se në pranverën e vitit 2022 nuk do të ketë asnjë shenjë nga tërmeti në gjithë territorin e dëmtuar, por kjo nuk ka ndodhur.

Si arsye për vonesat në këtë proces, Qeveria ka përmendur zhvillimet e papritura mbarëbotërore, si pandemia e koronavirusit, por edhe rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit si pasojë e luftës në Ukrainë dhe vështirësia për t’i siguruar ato.

Më 25 korrik të këtij viti, Ministria e Rindërtimit është shuar dhe ministri Arben Ahmetaj është shkarkuar edhe nga detyra e zëvendëskryeministrit.
Në shkurt të vitit 2020, në Bruksel është mbajtur konferenca e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, ku janë mbledhur 1.15 miliard euro – përfshirë grante, projekte dhe hua – për procesin e rindërtimit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, që bën auditime, ka theksuar në një raport të publikuar në tetor të vitit 2021 se rindërtimi pas tërmetit në Shqipëri është shoqëruar me mungesë dokumentacioni – një problem që, sipas tij, ka prekur efikasitetin dhe transparencën e këtij procesi.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Kosova Times November 26, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kush ishin pjesëtarët e popullit misterioz që e krijuan këtë më shumë se 2200 vjet më parë dhe pse u zhdukën papritur…

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
Shefi i NATO-s: Ukraina e ka momentumin në luftë
BDI dënon skandalin diplomatik ndaj presidentes Osmani në Shkup
Kosova U-22 e pandalshme në Ballkanik – pas meshkujve, edhe femrat sigurojnë finalen e madhe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?