By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
June 27, 2025
Horoskopi ditor për 27 qershor
June 27, 2025
Ngjarjet e ditës 27 qershor
June 27, 2025
Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara
June 27, 2025
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bansky gjallëron muret që rrënuan bombat ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bansky gjallëron muret që rrënuan bombat ruse
Rajon / Botë

Bansky gjallëron muret që rrënuan bombat ruse

Kosova Times
Last updated: 2022/11/27 at 12:29 PM
Kosova Times Published November 27, 2022
Share
SHARE

Artisti britanik i rrugës, Banksy, ka konfirmuar për The Art Newspaper se ka krijuar shtatë murale në vende të ndryshme në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, periferinë e Irpinit dhe qytetin Borodjanka, që njëherësh janë ndër vendet më të goditura nga bombardimet ruse.

Artisti ka hyrë në Ukrainë mes luftës së vazhdueshme të Rusisë atje.

Banksy ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një prej muraleve të tij me mbishkrimin “Borodyanka, Ukraine”.

Murali, që tregon një burrë duke larë shpinën në një vaskë, është në katin përdhes të asaj që ka mbetur nga një bllok ndërtesash banimi, të goditur nga sulmet ruse në mars, në Horenka – pjesa veriperëndimore e Kievit.

Teksa po shkojnë kah një dimër i ftohtë, banorët thonë se e vlerësojnë një banjë të ngrohtë në një mural të pikturuar nga artisti i grafiteve, Banksy.
“Për mua do të thotë t’i lash të gjitha papastërtitë. Fëlliqësia e Federatës Ruse…”, tha Tetiana Reznychenko, 43 vjeçe, për Reuters ndërsa bora binte rreth saj.

“Dhe ky vizatim më bën të ndihem sikur jam pastruar nga papastërtitë që na kanë rënë”.

Reznychenko tha se i kishte dhënë ekipit të Banksyt një filxhan kafe në banesën e saj, pasi ishte ftohtë kur artisti erdhi për të pikturuar muralin.

Tetiana Reznychenko ka një stufë në banesë, por nuk ka rrymë, ngrohje apo ujë të rrjedhshëm.

“Dimri ka filluar dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas. Zjarrfikësit na sollën ujë jo të pijshëm… por ai do të ngrihet nëse nuk e fusim brenda”, tha ajo.
Vepra tjetër është një mural i një gjimnaste që qëndron mbi një dorë – në rrënojat e një ndërtese të bombarduar në Borodjanka, rreth 54 km në veriperëndim të Kievit.

Forcat ruse e sulmuan dhe pushtuan Borodjankën në fillim të luftës. Ato bombarduan shumë zona civile, ndërsa kur ikën javë më vonë, lanë pas gjurmë vdekjeje dhe shkatërrimi.
Një tjetër vepër arti në rrugë nga Banksy tregon figurat e dy fëmijëve që përdorin një kurth metalik si kolovajzë.

Më shumë se 8.300 civilë, në mesin e tyre 437 fëmijë, janë vrarë deri më tani në luftën e Rusisë në Ukrainë, thanë autoritetet në Kiev më 20 nëntor.

Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë.

Ndërtesat e shkatërruara, të shembura dhe të djegura të qytetit u bënë disa nga imazhet më të përhapura të dëmeve materiale, të shkaktuara nga ushtria ruse.

Banksy shfrytëzoi mjeshtërisht pjesë muresh të parrënuara për të ngritur të mbijetuarën me artin e tij. Sipër një vrime të madhe të shkaktuar nga bombardimi qëndron triumfalisht figura e një vajze akrobate.
Banksy konsiderohet si një nga artistët më misterioz të kohës sonë. Është ende e paqartë se kush fshihet nën këtë pseudonim. Ai u bë i njohur në gjithë botën falë veprave të tij satirike të artit të rrugës dhe grafiteve. Veprat e tij kanë një ngjyrim të theksuar social-politik.


Veprat e reja janë muralet e para publike të Banksyt në më shumë se një vit, megjithëse kjo nuk është hera e parë që puna e tij lidhet me Ukrainën.

Në mars, një printim i një prej pjesëve të tij më të famshme kundër luftës, CND Soldiers, u shit në ankand, duke mbledhur 106.505 dollarë për një spital për fëmijë në Kiev.

Murali origjinal ishte shfaqur për herë të parë jashtë dhomave të Parlamentit në Londër në vitin 2003, gjatë protestave kundër luftës në Irak.

You Might Also Like

Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video

Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë

Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë

Autobusi plot me studentë del nga rruga dhe bie në lumë në Angli

Lavrov: Ora e Kiametit është shumë afër mesnatës

Kosova Times November 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku uron shqiptarët për 28 nëntor: Shqipëria pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Si ka ndryshuar qëndrimi i ukrainasve ndaj Rusisë, NATO-s dhe neutralitetit pas fillimit të një lufte në shkallë të gjerë
Kërkesë për paraburgim ndaj tre personave të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve
Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë
Ambasadori rus braktis kongresin e SPS-së për shkak të Tsipras
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?