By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këto janë qytetet më të ndyra në botë
December 2, 2025
Njerëzit e Trump në takim me Putinin, Zelensky bën akuza nga Dublini: ‘Rusët po zhvillojnë një fushatë dezinformimi’
December 2, 2025
Këto janë itineraret e reja që duhet të përshkoni në Evropë në vitin 2026
December 2, 2025
Prezantohet profili i Planit Zhvillimor Komunal të Ferizajt
December 2, 2025
Guvernatori Ismaili takoi Ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiq e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Daçiq e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë
Sport

Daçiq e quan hipokrizi nisjen e masave disiplinore nga FIFA ndaj Serbisë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/27 at 2:51 PM
Kosova Times Published November 27, 2022
Share
SHARE

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të dielën se Serbia si shtet nuk mund të reagojë ndaj faktit që Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë ndaj kombëtares së Serbisë sepse ato janë organizata sportive, por ai e ka vlerësuar këtë veprim si hipokrit, transmeton Beta në Serbi.

FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës së Futbollit të Serbisë pasi një flamur që tregonte Kosovën si pjesë e Serbisë ishte varur në dhomën e zhveshjes para ndeshjes që Serbia luajti me Brazilin në Kupën e Botës.

Serbia luajti kundër Brazilit më 24 nëntor dhe humbi me rezultat 0 me 2.

Një fotografi e flamurit me mesazhin “Nuk ka dorëzim” në serbisht u bë virale në rrjetet sociale kur u shpërnda nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrulla Çeku.

Çeku, e përshkroi imazhin si veprim i përfaqësueses së Serbisë për të përdorur Kupën e Botës për të promovuar “mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale”.

“Presim veprime konkrete nga FIFA duke pasur parasysh se Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është anëtare e plotë e FIFA-s dhe UEFA-s”, shkroi ai.Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq , duke iu referuar nisjes së procedurave disiplinore ndaj përfaqësueses së Serbisë, tha se nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”.

“Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i Kombeve të Bashkuara, me Kosovën pjesë të Serbisë, çfarë nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe çfarë është ofenduese. Ky është një tregues se sa nuk ka parime, por standarde të dyfishta. Ata kurrë nuk e ndëshkonin Ukrainën kur thoshte se ‘Donbasi është i yni’ dhe ‘Krimea është e jona’, cili është dallimi”, pyeti Daçiq.

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka njoftuar me 26 nwntor se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.

FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

FIFA nuk dha një afat kohor se kur do të merret vendimi, megjithëse Serbia do të luajë të hënën, më 28 nëntor kundër Kamerunit.

You Might Also Like

Bullgaria shpallet kampione e IHF Trophy U17 në Prishtinë, Kosova e treta

Karateisti Islam Selmani shpallet nënkampion bote në Kajro

Prishtina befasohet nga Prishtina e Re, Gjilani fiton në Skënderaj

Qeveria në detyrë ndan 250 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës – premton 1 milion për kualifikim në Botëror

28 Nëntori bashkon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë në aktivitet festiv

Kosova Times November 27, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Simiq thotë se Kuvendi nuk është konstituuar

Kosova Times Kosova Times October 10, 2025
Presidentja Osmani pret në takim Lordin Cameron
Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Plenkoviq nga Bukureshti: “Putini është promotori më i madh i zgjerimit të BE-së”
Kellogg i kërkon Ukrainës të votojë, edhe në luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?