By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
January 4, 2026
Një grua në Gjakovë raporton se është dhunuar
January 4, 2026
Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë ku u plagos një e mitur
January 4, 2026
Sot mbahet mbledhje komemorative për shkrimtarin Rushit Ramabaja
January 4, 2026
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Rajon / Botë

Protestuesit në Mal të Zi sërish kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 11:06 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët k tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme.

Flamuj të Bashkimit Evropian shihen në protestën në Mal të Zi.
Flamuj të Bashkimit Evropian shihen në protestën në Mal të Zi.

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident.

Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nermin Abdiq, anëtar i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin.

“Ne duhet të ruajmë harmoninë multietnike. Ne jemi në një numër të tillë sonte sepse ne nuk jemi të ndarë në bazë të fesë, etnisë, gjuhës apo ngjyrës së lëkurës… Ne u mblodhëm për shkak të dashurisë për shtetin. Ne nuk duhet të lejojmë që pacientët të trajtohen pa ilaçe, që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla që nuk kanë ngrohje… Ne nuk do t’ua falim… Mali i Zi nuk do të jetë një azilkërkues brenda Malit të Zi. Le të bashkohemi për të shpëtuar shtëpinë tonë të vetme”, tha Abdiq.

Kjo është protesta e tretë e organizuar gjatë këtij muaji në Mal të Zi.
Kjo është protesta e tretë e organizuar gjatë këtij muaji në Mal të Zi.

Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit në gusht të këtij viti.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiq, që ka mbështetjen e kësaj partie.

Pasi Gjukanoviq refuzoi që të mandatonte Llekiqin për shkaqe formale, shumica parlamentare tentoi të ndryshojë ligjet me qëllim që të bartte fuqitë kushtetuese të presidentit te Parlamenti, në mënyrë që Llekiq të mandatohej nga organi legjislativ. Protestuesit kanë kërkuar që amendamentet me këto ndryshime të tërhiqen nga Ligji për presidentit.

Por, Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Harris: Do të vazhdojmë mbështetjen për Kosovën

Kosova Times Kosova Times November 2, 2024
Ukrainasit bëhen gati për sulm bërthamor – me ilaçe dhe humor
Mjekët nga Kosova së shpejti do të shkojnë për trajnim në Kroaci
Serbia behet me “det”! Do të mbulojë 360 kilometra katrorë, ja për çfarë bëhet fjalë
LDK: Gjithçka më shtrenjtë me Qeverinë Kurti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?