By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
My BlogMy Blog
Notification Show More
Latest News
Finlanda dëbon diplomatë rusë
June 6, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi kompaninë “LinkPlus IT”
June 6, 2023
Escobar dhe Lajçak takohen me përfaqësuesit e Listës Serbe
June 6, 2023
ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit
June 6, 2023
Escobar: Qëndrojmë me popullin e Kosovës, por jo me individin që nuk ka instinkt bashkëpunimi
June 6, 2023
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore
Share
Aa
My BlogMy Blog
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
My Blog > Blog > Rajon / Botë > ShBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore
Rajon / Botë

ShBA: Rusia shtyn bisedimet për inspektimin e armëve bërthamore

Kosova Times
Last updated: 2022/11/28 at 6:25 PM
Kosova Times Published November 28, 2022
Share
SHARE

Rusia ka shtyrë bisedimet me Shtetet e Bashkuara lidhur me armët bërthamore, që ishin paraparë të mbaheshin gjatë kësaj jave në Kajro, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit më 28 nëntor, teksa asnjëra palë nuk dha arsye për shtyrjen e bisedimeve.

Zyrtarët nga të dyja shtetet ishin paraparë të takoheshin në kryeqytetin egjiptian nga 29 nëntori deri më 6 dhjetor për të diskutuar për rinisjen e inspektimeve nën traktatin New START, që ka për qëllim reduktimin e armëve bërthamore. Bisedimet ishin pezulluar në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

“Pala ruse ka informuar ShBA-në se Rusia në mënyrë të njëanshme ka shtyrë takimin dhe ka thënë se do të propozojë data të reja për mbajtjen e takimit”, u tha në deklaratën e një zëdhënësi të DASH-it.

DASh nuk ka dhënë informacione të tjera, por tha se Uashingtoni “është i gatshëm të caktojë datën e re sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi që rinisja e inspektimeve është prioritet për ruajtjen e traktatit si instrument të stabilitetit”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se bisedimet janë shtyrë.

Traktati New START, që hyri në fuqi më 2011, kufizon numrin e kokave strategjike bërthamore që ShBA-ja dhe Rusia mund të dislokojnë, dhe po ashtu kufizon dislokimin e raketave tokësore dhe atyre të vendosura në nëndetëse.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, kishte ulur shpresat se në bisedimet me ShBA-në do të mund të arrihej ndonjë përparim. Megjithatë, bisedimet mes dy shteteve ishin parë si shenjë se të dyja palët duan të mbajnë dialogun edhe pse raportet mes tyre janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

You Might Also Like

Finlanda dëbon diplomatë rusë

ShBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit

BE paralajmëron për rënie të solidaritetit për refugjatët ukrainas

Shefi i NATO-s: Rusia s’mund ta bllokojë anëtarësimin e Ukrainës

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet në Haiti

Kosova Times November 28, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Njerëzit me këtë grup gjaku jetojnë më gjatë

Kosova Times Kosova Times May 13, 2023
Vuçiq: Me Escobarin zhvillova bisedë të hapur dhe korrekte
GJenero: Vuçiq e kuptoi se ky është fundi, në Banjalukë autoritetet rreth Dodikut nuk e kuptojnë ende…
Të paktën dy të vdekur në Zaporizhja
Liz Truss, brenda 6 javësh nga triumfi në krizë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?