By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Davenport: Ligji për zgjedhjet, bazë e mirë për zgjedhje demokratike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Davenport: Ligji për zgjedhjet, bazë e mirë për zgjedhje demokratike
Lajme

Davenport: Ligji për zgjedhjet, bazë e mirë për zgjedhje demokratike

Kosova Times
Last updated: 2022/11/29 at 11:49 AM
Kosova Times Published November 29, 2022
Share
SHARE

(E plotesuar)

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë po mban punëtorinë e dytë e cila po mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

 

Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhorë tha se pas këtij takimi do të bëhen përgatitjet për draftimin e ligjit për zgjedhje. “Kosova bën organizimin e zgjedhjeve në mënyrë demokratike dhe ne si grup punues kemi konsensus të plotë. Kjo do të jetë punëtoria e fundit para se të fillojmë draftimin e ligjit për zgjedhjet” tha Tahiri, raporton RTKlive.

Ndërsa  Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë ka thënë se korniza ligjore ka nevojë për përmirësime në mënyrë që të përafrohet me standardet evropiane.

“Besoj se të gjithë pajtohemi se ligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë ofron një bazë të mirë për zgjedhje demokratike. Megjithatë siç është diskutuar dhe rekomanduar nga shumë palë ka nevojë por edhe një mundësi për të mundësuar dhe forcuar këtë kornizë ligjore dhe për ta ofruar edhe më shumë me standardet evropiane për zgjedhje”, tha ai.

Edhe nënkryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi theksoi se të gjitha rekomandimet konstatojnë se ka hapësirë për të bërë përmirësime në procesin zgjedhorë.

Mblidhet Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, sot do të mbajë një punëtori në të cilën do të marrin pjesë zyrtarë nga KQZ, OSBE, përfaqësues nga ambasadat e huaja etj. Kjo punëtori është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në këtë mbledhje do të prezantohen dhe diskutimet e rekomandimeve të KQZ-së në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit.

Do të flasin Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së, Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit Ad Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë,    Dominic Howell, ekspert i Mbretërisë së Bashkuar i cili ka hartuar rekomandimet etj, raporton RTKlive.

Ndryshe muaj më parë me 71 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.

Pjesë e këtij komisioni janë deputetë e partive politike, ndërsa udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Nga Lëvizje Vetëvendosje (LVV) janë zëvendëskryetar Adnan Rrustemi, anëtarë, Arbreshë Kryeziu, Mimoza Kusari-Lila dhe Dimal Basha.

Prej Partisë Demokratike e Kosovës (PDK)  jenë anëtarë Ilmi Reçica, ndërsa Abelard Tahiri, kryetar i Komisionit. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) anëtarë të këtij komisioni janë Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami.

Ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) anëtar është Besnik Tahiri. Nga grupi multietnik është deputeti Enis Kervan i cili është edhe zëvendëskryetar i dytë.

 

 

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

Kosova Times November 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Të gjitha propozimet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova Times Kosova Times June 29, 2023
Konjufca: Përvoja e Estonisë e vlefshme për Kosovën në proceset integruese
Rafuna priti Drejtorin Menaxhues të FMN-së, bisedojnë për asistencë për Odën dhe bizneset
Si po i përgatit Rusia fëmijët ukrainas që të luftojnë kundër shtetit të tyre?
ISW: Ofensivë e re ukrainase në Kursk. Ata thyen mbrojtjen, hynë më thellë në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?