By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Zagreb
January 31, 2026
Peja mposht bindshëm Rahovecin
January 31, 2026
LDK-ja del me deklaratë politike pas Kuvendit të sotëm
January 31, 2026
Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën
January 31, 2026
Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026
January 31, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Oda e përbashkët ekonomike nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Oda e përbashkët ekonomike nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në Kosovë
Ekonomi

Oda e përbashkët ekonomike nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2022/11/29 at 10:33 AM
Kosova Times Published November 29, 2022
Share
SHARE

Krijimi i një Oda apo dhome të përbashkët të Tregtisë në Kosovë, nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv për odat ekonomike që operojnë në Kosovë.

Përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës vlerësojnë se kjo është e panevojshme dhe vetëm se do ta destabilizonte situatën ndërmjet odave aktuale, duke hapur mundësi edhe për hapje të odave etnike, raporton Radio Kosova.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka kërkuar themelimin e një  ligji mbi odat apo dhomat e tregtisë, në mënyrë që të gjitha të funksionojnë në kuadër të këtij ligji, e jo siç janë duke funksionuar aktualisht si organizata joqeveritare.

Por, kjo kundërshtohet nga Oda Ekonomike e Kosovës. Kryetari Lulëzim Rafuna thotë për Radio Kosovën se është e palogjikshme që edhe odat  e tjera që janë si organizata jo qeveritare, të njihen si publike.

“Kosova është me fat që e ka një odë të vetme publike, dhe është e palogjikshme që të njihen si oda publike edhe OJQ-të që janë themeluar në Kosovë, ose edhe organizatat private të biznesit të  konsiderohen si oda, d.m.th asnjë fitim nuk i sjell vendit kjo. Bile e çrregullon komplet”, tha ai.

Rafuna thotë se modeli i Maqedonisë së Veriut, që pretendon të sjellë në Kosovë ministrja Rozeta Hajdari, është shembulli më i keq, pasi i njeh edhe odat etnike.

“Kjo i hap apetitet për t’u krijuar edhe odat ekonomike etnike të nacionalitetet e tjera. Unë nuk e mbështes si odë, unë e mbështesë ta kemi një odë publike të shtetit, një odë që përfaqëson interesat e biznesit, një odë e cila është partner i institucioneve për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Një ligj të këtillë që sillet për këto qëllime, unë e përkrahi shumë, por jo një odë që hap apetite, sidomos në situatën politike që gjendet Kosova”, tha ai.

Themelimi i odave të tregtisë, nuk do të ndikonte shumë në funksionimin e odave ekonomike, vlerëson kryetari i Odës Amerikane të Kosovës, Arian Zeka.

“Krijimi i një legjislacioni më gjithëpërfshirës që do të rregullonte funksionimin e odave ekonomike, besoj, që do të ishte me vlerë, jo që do të ndryshonte në aspektin e trajtimit të këtyre organizatave, sepse këto organizata do të duhej të funksiononin si organizata jo profitabile, të ishin në shërbim të anëtarëve të tyre,  për çka besoj që ligji aktual mbi lirinë e asociimit në organizatat jo qeveritare ofron një kornizë të plotë,  dhe në çfarëdo rrethana, nuk besoj shumë që do të ndikonte në funksionimin e odave ekonomike”, tha ai.

Ndryshe, Kosova deri tani ka funksionuar me sistemin Anglo-Amerikan që mundëson krijimin e shumë dhomave/odave.  Përmes këtij ndryshimi do të mundësohet rregullimi i mënyrës së funksionimit të të gjitha odave/dhomave që ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Kosovës, përcaktohen kushtet dhe kriteret për të hapur një odë, e gjithashtu mundëson që odat/dhomat të konkurrojnë në mënyrë të barabartë me njëra- tjetrën”, thuhet në njoftimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

You Might Also Like

Qig kofte – një delikatesë turke rruge që po pushton botën

Cyrihu shpallet qyteti më i mirë për të jetuar në vitin 2026

Receta për koktejin e njohur “Rusi i bardhe” , si një ëmbëlsirë me shije tiramisuje, kombinimi është fantastik

Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituara në dimër

Mbahet për herë të parë, konferenca ekonomike shqiptare në Stamboll

Kosova Times November 29, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Gashi takon përfaqësuesit e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë, flasin për investimet e reja

Kosova Times Kosova Times June 3, 2024
Bislimi: Veprimet e tifozëve, mesazhe të Vuçiqit
Horoskopi ditor për 20 maj 2024
Financime për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri
I shpallur i vdekur, një burrë zgjohet para se t’i merren organet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?